web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hollanda kërkon kthimin e vizave/ Tabaku: Kjo është një këmbanë alarmi!

19 Gusht 2017, 17:19, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në rrjetet sociale pas kërkesës së Hollandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Ajo shkruan se kjo është një këmbanë alarmi dhe akuzon Ramën se në këto vite qeverisje jo vetëm që nuk ka çelur negociatat për integrimin në BE, por po u bën peshqesh shqiptarëve kthimin e vizave.

Postimi i plotë:

Kerkesa per rikthimin e vizave, kembane alarmi!

Ka disa procese që kisha besuar ishin të pakthyeshëm, liberalizimi i vizave, procesi i integrimit dhe NATO. Të tre këto arritje jane të para vitit 2013 e që në fakt kanë bërë krenar çdo shqiptar e jo vetëm ata që kanë punuar e kontribuar për këtë proces.

Por siç duket nuk qenka rasti. Sot shtatë vjet pas liberalizimit të vizave dhe katër vjet pas ardhjes në pushtet qeveria Rama jo vetëm nuk ka siguruar çeljen e negociatave por edhe po na sjell si peshqesh kthimin e vizave. Lajmi se prokuroria dhe policia holandeze kanë dërguar një memo për të kërkuar kthimin e vizave për Shqipërinë është një kambanë alarmi. Në memo lexohet se policia lajmëron se trafiku i drogës është një faktor kyç që mund të na kthejë vizat, shqiptarët që prej ditës që kanë marrë bekimin e qeverisë për të mbjellë drogë janë shndërruar në barrë për qeveritë e BE-së.

Jo vetëm sepse shqiptarët e ndershëm po duan të largohen nga një vend që qeveriset nga një qeveri pa vizion dhe që i takson dhe bukën e gojës duke rritur numrin e emigrantëve që kërkojnë azil në BE, qe vetem

Vitin e fundit jane 35 000 mijë shqiptarë. Por edhe si pasojë e rritjes së trafikimit të drogës dhe kthimit të Shqipërisë në një vend burimi dhe eksportimi të saj.

Armiqtë e Shqipërisë në Europë duket se janë po ato të katër viteve më parë, ata qe penguan integrimin, megjithëse sot përpiqen të ndryshojnë ligjërimin duke u hequr si pro Europianë!/CityNews





Lajmet e fundit nga