Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Afrimi shtatorit dhe pikënisja e zbatimit të procesit të Vettingu-t, duket se u ka futur tmerrin milionerëve të korrupsionit. Frika e zbulimit, arrestimit apo dhe dënimit publik, po i detyron ata, që edhe në muajt e verës dhe pikun e vapës, tu sulen bankave, hipotekave dhe zyrave noteriale. Kjo për faktin sepse milionat e eurove që kanë vënë kur kishin pushtet, që kanë zhvatur duke abuzuar me postin, pronat e shumta që kanë në bregdet, male dhe fusha, nuk do të mund ti justifikojnë në asnjë formë apo formulë, ditën kur tu kërkohet llogari.
Dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë, në rast të kundërt milionerët e korrupsionit, do të dalin një ditë ?të pastër? dhe të larë nga mëkatet dhe krimet e tyre, duke u trajtuar të barabartë mes të barabartëve. Në zyra noteriale, hipoteka dhe banka, po dynden ata që në 27 vjet që kishin pushtet, grabitën, shitën përvetësuan me firmat dhe vulat e tyre qindra hektarë toka, qindra objekte publike, edhe ato që e kanë një pronar të ligjshëm, ata që në çdo tender marrin 20 deri 35 per qind të vlerës së investimit, duke ndryshuar tapi dhe depozita bankare.
Në zyrat noteriale, bankat dhe hipotekat , janë paraqitur në çdo orë të ditës, ish-zyrtarë të lartë dhe të mesëm, ligjvënës dhe drejtues institucionesh, ish-ministra dhe ministra e deputetë, madje ka prej tyre që veprimet po i kryejnë edhe përmes prokurave, duke ndryshuar tapi dhe çertifikata pronash nga emri i tyre, në emra të tjerë familjarësh, krushqish dhe miqsh?. Brënda 2-3 muajve të fundit në disa qytete kryesore të vendit, si në Tiranë Durrës, Korçë, Vlorë e Shkodër, janë tjetërsuar mbi 2100 tapi pronash, si vila, dyqane, troje, objekte luksi dhe biznesi, dhe depozita bankare, duke i kaluar ato në emra ose fiktivë ose familjarësh.
Kështu nga 3-4 apartamente dhe 3-4 dyqane, në tapinë e re të milionerit të korruptuar, sot rezultojnë ?një apartament , një dyqan, dhe kredi bankare e pashlyer?, ose nga pesë depozita bankare që ka patur, sot ata rezultojnë të kenë vetëm 1 ose 2, dhe me vlera 10 deri 15 milione lekë, kurse pjesën e ?luanit? ja kanë kaluar në emra të tjerë. Fshehja e pasurive jo të ligjshme, e pronave të grabitura, e trojeve të zhvatura nga gjobëvëniet, e milionave të vjedhura nga tenderat dhe sekserllëqet, mbetet krimi më i rëndë që po kryhet ditën me diell në këtë vend, nga ata që duhej të kishin dalë para ligjit me kohë.
Përpara kësaj maskarade dhe këtij krimi të rëndë institucional që po kryehet si në hipoteka, kadastra, banka e zyra noteriale, qëndron neglizhenca dhe ftohtësia e organeve kompetente, i organeve të hetimit dhe kontrollit të pasurive. Kjo ka bërë që kollaret e shtetit, të politikës, lubitë e korrupsionit, ata që nuk lindën, por u bënë në pak vite milionerë dhe pronarë tokash, ata që nuk i trashëguan nga gjyshërit dhe stërgjyshërit por i grabitën dhe i zhvatën nën hundën e ligjit, të tallen me forcën e ligjit.
Ata janë sulur dhe po ?spastrojnë? gjithçka të pisët nga vetja e tyre, po spastrohen nga akuzat, denoncimet, penalitetet, dhe po shkelin sërish hapur ligjet e këtij vendi. Duke dashur të bëjnë ?catharsis? mbi gjithçka të keqe që kanë brënda vehtes, ata po gënjejnë vehten duke menduar se ?ligji nuk do ti prekë?. Në rast se ndodh kështu , atëhere duhet thënë se reforma në drejtësi , ka dështuar ende pa u tharë boja e miratimit nga Kuvendi kaluar.
Por në vorbullën e kësaj maskarade , janë edhe mjaft ish- ligjvënës, ish-ministra dhe drejtues të tjerë më minorë se ata, që kanë mbushur xhepat dhe thasët me para tenderash dhe investimesh, me para pronash të shitura dhe të blera për një copë bukë, madje edhe me para trafiqesh dhe sekserësh. Reforma në drejtësi, duhet tu nxjerrë ?ujin e zi? lubive të dhjamosur me milionat e shqiptarëve, kurse organet kompetente të mos mbyllin sytë dhe të mos bëjnë sehir./CityNews
Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi i...
Kryetari i Partisë Demiokratike në Lushnje, Myslim Murrizi k...
Një biznesmeni serb, i afërt me autoritetet në Beograd, tetë...
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mbrëm...
Më poshtë po iu paraqesim një listë me vendet që kanë numrin...
Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kap...
Një ngjarje tragjike është shënuar në Indi, ku një urë është...
Sipas një raporti të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvi...
Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në liqenin e Shkodrës, k...
Në opinionin publik, në shumë shkrime të mediave të ndryshme...
Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-s...
Steve Bannon ishte këshilltari më kontradiktor i Donald Trum...
Një 94-vjeçar nga Minnesota e SHBA, e kishte shumë problem q...
Një 40-vjeçar është dhunuar me mjete të forta pak minuta më ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë ka bërë një ...
Gjatë ditëve të verës pikat doganore të Shipërsië “përballen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në rrjetet s...
Dy turistë austriakë janë grabitur mëngjesin e sotëm në Fush...
Përgjegjësi i Emergjencave Civile në qarkun e Librazhdit ësh...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar në rrje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...