web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/11 plazhet më të rrezikshme në botë

1 Gusht 2017, 18:30, Aktualitet CNA

11. Plazhi “Hanakapiai”, i cili ndodhet ishujt e Hawait, konkretisht në ishullin Kauai. Ky plazh shpesh është i frekuentuar nga surfistë të ndryshëm. Plazhi nuk ka rrugë që të çojnë direkt në breg. Kjo e bën vizitën në këtë plazh akoma më emocionuese dhe të rrezikshme. Plazhi Hanakapiai ka një histori të errët, ku kanë vdekur shumë njerëz. Rreth 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e relievit shumë të rrezikshëm dhe përplasjes së fuqishme të dallgëve. Ky plazh është shumë i izoluar dhe notuesit që janë në rrezik mbytjeje kanë shumë pak shpresa për t?u shpëtuar. Plazhi më i afërt është 6 milje larg.

10. Plazhi ?New Smyrna?, i cili ndodhet në Florida. Në këtë plazh ka pasur më shumë sulme të njerëzve nga peshkaqenët për milje krahasuar me plazhet e tjera të botës. ?New Smyrna? është bërë frymëzimi i filmit ?Jaws? një familje e cila nis pushimet e saj në një ndër plazhet të rrezikshëm në oqean. Ndërkohë që nuk janë raportuar viktima, por ka pasur 238 sulme nga peshkaqenët që në vitin 1882. Ekspertët besojnë se peshkaqenët i afrohen plazhit për të kërkuar peshq të mëdhenj si ushqim, duke qenë se plazhet e Floridës e kanë këtë habitat në numër të madh. Me qindra surfistë, notues, peshq dhe peshkaqenë që vërtiten në ujë sëbashku çdo vit, nuk është për t?u habitur pse ky plazh është renditur si një ndër më të rrezikshmit.

9. Plazhi ?Shenzhen?, në Kinë. Ndërkohë që njeriut i kanosen shumë rreziqe në botë, ndonjëherë janë njerëzit kërcënimi më i madh për qeniet e tjera në natyrë. Ky plazh ka një numër të madh turistësh dhe vizitorësh nga qyteti, sidomos kur temperaturat bëhen shumë të larta. Numri i madh i njerëzve ka sjellë aksidente të ndryshme, në veçanti tek fëmijët, duke pasur parasysh paaftësinë e prindërve për t?i kontrolluar në mes të një turme të madhe. Hajdutët dhe trafikantët janë gjithashtu një problem i plazhit duke qenë se shumë kriminelë e kanë të lehtë të arratisen në mes të turmës, pasi kanë bërë krime serioze.

8. Plazhi ?Heard? i ndodhur në Antraktidë. Zakonisht njihet si një territor Australian, por që ndodhet shumë afër Antraktidës. Kjo është arsyeja se pse ky plazh ka gjithmonë temperatura nën zero gradë. Gjithashtu është shtëpia e ?Big Ben?, një vullkan aktiv. Si pasojë e dallgëve të lëvizshme që përplasen në breg, plazhi ?Heard? është bërë destinacioni i preferuar i surfistëve ekstremë, të cilët nuk mund t?i rezistojnë emocionit të dallgëve të mëdha. Një surfist që e ka frekuentuar shumë herë këtë plazh priret të vuajë nga hipotermia. Kjo sëmundje dhe shumë të tjera shkaktohen nga i ftohti në këtë palzh.

7. Plazhi ?Cape Tribulation?, i cili ndodhet në Australi. Duke qenë se edhe emri nuk është mjaftueshëm mikpritës, ujërat e këtij plazhi janë të mbushur me kandila deti, disa krijesa të rrezikshme për njeriun. Këto krijesa deti mund t?i shkaktojnë dëme të mëdha kardiovaskulare njerëzve të cilët i prekin. Kandilat e detit mund të të paralizojnë, kështu humb aftësinë për të notuar duke rrezikuar të mbytesh. Ky plazh përveç kandilave ka edhe krijesa të tjera të cilat sulmojnë njerëzit, si zogj të egër dhe gjarpërinj helmues të cilët kanë shkaktuar vdekjen e 70 njerëzve.

6. Plazhi ?Black Sand? në Hawai, ku është një ndër vullkanet më të mëdha të botës, i cili ka qenë aktiv që në 1983. Si rezultat, plazhi është i rrethuar nga rërë vullkanike e zezë. Lava e vullkanit shpërndahet në det duke rritur temperaturën e ujit mbi 110 gradë celcius. Pavarësisht këtyre fakteve turistët kuriozë e kanë vizituar. Rreziku më i madh përveç temperaturave është edhe vullkani i cili shpërthen herë pas here.

5. Plazhet e lumit të Amazonës, janë aspak të përshtatshme për njerëzit. Këto plazhe kanë në përbërje krijesa shumë të rrezikshme ujore dhe në natyrë. Piranjat dhe gjarpërinjtë anakonda janë rreziku kryesor. Shumë turistë dhe eksplorues e kanë nënvlerësuar rrezikun që përcillet rreth Amazonës. Ish-presidenti i Amerikës, Roosevelt pothuajse humbi jetën atje.

4. ?Liqeni që vlon? në Republikën Domenikiane, është shumë i njohur nga turistët aventurier. Shumë njerëz kanë shkuar aq larg sa të vizitojnë plazhin i cili është i nxehur nga vullkani, i njohur edhe si uji më i nxehtë në botë. Në 2016, qeveria Domenikiane iu kërkoi qytetarëve të saj të qëndrojnë larg kësaj zone dhe sidomos larg ujit, temperaturat e të cilit janë shumë të larta.

3. Plazhi ?Schitovaya Bukhta? në Rusi, i lokalizuar në Vladivostok Peninsula, Schitovaya Buktha, ku janë lokalizuar shumë anije nënujore të qeverisë. Për këtë arsye surfimi në ujë është i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm. Në det hidhen helme të ndryshme të cilat kanë deformuar edhe kafshët e asaj zone.

2. Plazhi ?Southern Mindanao? në Filipine, është një kombinim i natyrës dhe plazhit që përkufizohet si parasjë. Qeveria filipinë është në luftë më grupet rebele myslimane të cilët janë të vendosur në atë zonë. Sulme terroriste janë bërë edhe nga ISIS në këtë vend. Duke pasur parasysh grupet kriminale në atë vend, plazhet janë shumë të rrezikshme për t’u frekuentuar.

1. Plazhi ?North Sentinel Island?, në Indi, ku ndodhet një popullsi e izoluar, e cila i ka bërë të ditur qeverisë se do të vazhdojnë të ruajnë izolimin e tyre. Ishulli është prekur nga një tsunami i cili shkatërroi shtëpitë e banorëve. Qeveria dërgoi helikopterë për të parë nëse banorët e kësaj zone kishin nevojë për ndihmë, por banorët këmbëngulnin ta ruajnë ishullin e tyre të izoluar nga bota tjetër. Kushdo që shkon atje mund të mos kthehet i gjallë. Qeveria indiane e ka ndalur vizitimin e këtij plazhi për t?i mbajtur vizitorët gjallë./CityNews

 





Lajmet e fundit nga