Helmimi i studentëve/ SORI-AL: Asnjë konfirmim nga institucionet, kush mban përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Shumica e demokratëve janë të mërzitur me mbijetesën e sforcuar e ministrave teknikë në qeverinë e Edi Ramës, ndonëse zgjedhjet kanë më shumë se një muaj që kanë mbaruar. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë se për çfarë shërben kjo bashkëjetesë paqësore nën të njëtën çati me Noriegën e shtetit të narkotrafikut, ndërkohë që po u thuhet se duhet të përgatiten për një dimër të fortë në opozitë.
Ka pasur shumë justifikime deri tani për ta përligjur “qëndresën” e tyre në shtëpinë e kundërshtarit, por asnjëri prej tyre nuk bind kërkënd.
Më i “qëlluari” ngjan të jetë ai i Lulzim Bashës, sipas të cilit ata do të largohen, kur të mbarojnë së përpiluari raportet. Ndonëse asnjëherë nuk është thënë se për çfarë gjetjesh apo raportimesh bëhet fjalë. Dhe se çfarë zbulimesh për të demaskuar zgjedhjet e vjedhura dhe të blera mund të priten, ndërkohë që vetë Partia Demokratike, në dirigjimim e personalizuar të Bashës, nuk ka bërë asnjë denoncim, si gjatë fushatës, ashtu edhe ditën e votimeve.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishte dhënë Artan Fuga, në një analizë ironike, ku e vërteta dhe groteskja rrinin shumë mirë bashkë. Ndaj edhe nuk po i shtoj gjë, sepse kam frikë se e prish.
Por ka edhe një pretendim tjetër, sipas të cilit, edhe ministrat e LSI-së nuk po ikin, ndaj nuk ka arsye përse të nxitojnë këta tanët.
Pyetja e parë që të vjen ndërmend është se kur na qenka shndërruar LSI-ja në një model, që duhet ndjekur për Partinë Demokratike? Por më e rendësishmja, duam apo nuk duam ne, ministrat e Ilir Metës në qeverinë e Edi Ramës kanë status tjetër. Jo thjesht se nuk janë teknikë, si këta tanët. Por se janë në vijim të një marrëveshjeje 4-vjeçare, e cila skadon në shtator. Të mos harrojmë se vetëm një muaj e gjysëm më parë LSI ishte ende mazhorancë. Në opozitë e nxori marrëveshja e 18 majit, kur ajo u zbatua përpikmërisht më 25 qershor.
Natyrisht, edhe ata mund të dorëhiqeshin, sepse ka ndryshuar shumë konteksti politik pas zgjedhjeve. Por nëse ikja apo qëndrimi i tyre mund të hajë debat, kjo rezistenca e teknikëve tanë në qeverinë e Partisë Socialiste nuk ka ku mbahet gjëkundi.
Në këtë pisk vape të gushtit, ajo i rrit më shumë temperaturat, edhe pa këtë të ndezura, në çadrën e Partisë Demokratike.
Dhe kam bindjen e plotë, se pas asaj humbjeje dërrmuese në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe sidomos pas farsës së demaskuar tashmë të 22 korrikut, “ngrirja” i ministrave teknikë në kabinetin e Edi Ramës, do të jetë një tjetër rekord negativ në CV-në e sfilitur politike të Lulzim Bashës.
Presidenti Ilir Meta pak ditë pas marrjes zyrtarisht të post...
Dje “antiBasha” na u shfaq këmbëngulas me një emër tjetër: N...
Hoteli “Waldorf Astoria Dubai Palm Jumeirah” njihet në të gj...
Një modele 27-vjeçare, Ksenia Tsaritisina është bashkëshortj...
Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pasditen e sotme në m...
Shumë vajza shqiptare kryesisht ato të zonave malore martohe...
Në New Orlins të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth 10...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj, së fundmi rektor i Un...
Një emër tjetër i rëndësishëm në stafin e ri të Ilir Metës n...
Një denoncim i rëndë po qarkullon së fundi në rrjetet social...
Një darkë e kryeministrit Edi Rama në Hollandë me disa perso...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një ...
Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë n...
Disa ullishte në fshatin Seferan të Belshit janë përfshirë n...
Fshati Narcisse në Kanada pushtohet çdo vit nga qindra gjarp...
Një vatër zjarri është konstatuar pak minuta më parë në mali...
Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka shkarkuar drejtorin...
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një i ri ve...
-Dy fëmijë romë i shkruajnë letër kryeministrit- Ne qe po te...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...