Fotot/ 5 modelet ruse që po “çmendin” Dubain
Hoteli “Waldorf Astoria Dubai Palm Jumeirah” njihet në të gj...
Dje ?antiBasha? na u shfaq këmbëngulas me një emër tjetër: Nisma për ringritjen dhe demokratizimin e Partisë Demokratike. Në një hartim të gjatë ky grupi shpërndau një material pa emër nëpër media. Them ?material pa emër? sepse kur një grupim komunikon me publikun, materialin zakonisht e quan ?deklaratë?, ?shpallje?, ?platformë?, ?komunikatë për shtyp?, ?thirrje??. Dhe po kaq zakonisht, ka edhe një firmë poshtë se kush e ka përgjegjësinë për çka kumtohet. Po nejse. Jemi tek produkti.
Edhe me moralin e njërit prej më kritikëve parimorë të kryetarit të Partisë Demokratike sot unë shpreh keqardhjen se ?nisma? e ka kaluar datën e skadencës. Nuk polli gjë deri më 23 korrik?tani iku vapa me gushtin!
U tha si me gjysmëzëri se ?këta do bëjnë fraksion dhe do ta legalizojnë në statut?. Të jem si Basha ua quaj ?ndërtim pa leje?. Këtyre, nismës. Pse?
Sepse në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike pjesmarrja qe masive. Nga 103 mijë anëtarë, rreth 24 mijë jetojnë jashtë vendit ndërsa rreth 60 mijë morën pjesë në votim. ?O-o-ooo! Dal? o burr? se gënjeu Basha. Nuk ishin aq në votime. Ishin shumë më pak!!? ? të thonë ?nismallarët?. Po, e vërtetë. Këtë e konstatova edhe unë dhe shumë të tjerë. Madje unë dhe shumë të tjerë edhe e kemi dokumentar me video. Por kjo nuk ka vlerë. Vlerë do të kishte nëse këta demokratë që janë për ?ringritjen dhe demokratizimin e PD ? së? më 22 korrik, pasi ta kishin kërkuar formalisht ditë më parë në partinë e tyre, të vendoseshin me grupe sa ta mendonin ata para hyrjes së çdo qendre votimi dhe të monitoronin e regjistronin çdo individ që do të hynte e do të dilte. Nuk e bënë, një Zot e di se pse nuk e bënë funksionarë partie që këtë punë kanë bërë në çdo zgjedhje nga viti 1990 e këtej! Vetëm kur erdhi rradha në një ditë halli në partinë e tyre??u doli nga mendja?. Nejse! Tani për shkak se nuk e bënë, askush nuk ka më zyrtarisht mundësi të thotë se numri i pjesmarrësve u manipulua.
?Pjesmarrja masive? prodhoi një rezultat bolshevik fitoreje të Bashës prej ?91% të votave! ?Gënjeshtër! Manipulim!? ? kërcejnë ?nismallarët?. Mirë mo, edhe mund të ketë manipuluar Basha, por kush e çertifikoi këtë? Nëse grupimi për ringritjen dhe demokratizimin e Partisë Demokratike do të kish kërkuar të vendoste komisionerët e saj dhe vëzhguesit e saj, sot kishte gjithë të drejtën e Perëndisë të padiste manipulimet a ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar PD ? je. Edhe sikur kërkesa e tyre të mos pranohej, njëlloj do të qe. Për të mos thënë se, nëqoftëse nuk do të pranonte Basha komisionerë e vëzhgues nga ?nisma?, proçesi quhej i kompromentuar ende pa u bërë.
Rezultati?
Formalisht Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, përms një proçesi të rregullt, me pjesmarrje masive dhe me rezultat bindës. Kjo situatë së pari heq çdo kuptim për çështje fraksionesh. Kur 91% e anëtarësisë do kryetarin që kishte dhe që ka dhe pjesa tjetër votoi lirshëm për rivalin Selami, qarku është i mbyllur. Zyrtarisht Lulzim Basha ka marrë pëlqimin maksimal për mënyrën se si e ka drejtuar AI partinë dhe po ashtu ka marrë votbesim të paparë për të vazhduar AI ta drejtojë PD ? në.
Ky është dënimi i kohës. Ikën e nuk fal. Sidomos ata që duhet të veprojnë e nuk e bëjnë. Iku treni për ?nismën?. Jo keq i kishte ato sugjerimet e djeshme, por mbase kryetari ka plan tjetër e nuk i hyjnë më në punë tani. As pas 2 vitesh mbase?.
E harxhoj edhe unë kohën me ?nismallarët? sot për një motiv parimor. Kur ne denonconim gjithë shkeljet e Lulzim Bashës, që nga marrëveshja me Ramën tek lista e deputetëve, nga town hall- et tek gjysmëngrirja, nga farsa në fushatën e partisë së tij tek fitorja ?publiçitare?, nuk e bëmë as për karierë në PD as në Kuvend. E bëmë të llahtarisur nga degradimi i shpejtë i pluralizmit dhe bolshevizimi i Partisë Demokratike, ditën për diell, nën hundën e demokratëve e në sy të gjithë shqiptarëve. Ky grupim atëhere u përpoq të na mbushë mendjen se ?ishte me ne?, por me mirësjellje na kërkoi të mos e pengonim në fushatën e tyre. Sidoqoftë ne ua bëmë të qartë që rruga nuk qe kjo. Pra retorika pa produkt dhe mungesa e platformës dhe aksionit politik.
Sot, në sy të të gjitëve e nën hundën e demokratëve, ky grupim na shfaqet si pjesë e së njejtën dallavere. Pra grumbulloi rreth vetes zemërimin, pakënaqësitë, çoroditjen, kundërshtitë dhe?i shuajti! I mbajti nën kontroll, njëlloj siç Lulzim Basha mbajti nën kotroll revoltën popullore duke e zbutur e tretur mjeshtërisht deri në zgjedhje. Me mision apo nga paaftësia? Ç?rëndësi ka? Në politikë njëlloj dëm bëjnë që të dyja./Parrena.com
Hoteli “Waldorf Astoria Dubai Palm Jumeirah” njihet në të gj...
Një modele 27-vjeçare, Ksenia Tsaritisina është bashkëshortj...
Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pasditen e sotme në m...
Shumë vajza shqiptare kryesisht ato të zonave malore martohe...
Në New Orlins të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth 10...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj, së fundmi rektor i Un...
Një emër tjetër i rëndësishëm në stafin e ri të Ilir Metës n...
Një denoncim i rëndë po qarkullon së fundi në rrjetet social...
Një darkë e kryeministrit Edi Rama në Hollandë me disa perso...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një ...
Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë n...
Disa ullishte në fshatin Seferan të Belshit janë përfshirë n...
Fshati Narcisse në Kanada pushtohet çdo vit nga qindra gjarp...
Një vatër zjarri është konstatuar pak minuta më parë në mali...
Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka shkarkuar drejtorin...
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një i ri ve...
-Dy fëmijë romë i shkruajnë letër kryeministrit- Ne qe po te...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në...
Gjarpri simbolizon armikun e përbetuar, duke pasur parasysh ...
Nga Mero BazeKundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokr...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...