Intervista e plotë/Ridvan Bode vë me shpatulla pas murit Lulzim Bashën/Ja rrugët për të dalë nga kriza
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputet ...
Ecin shumë shpejt gjërat në Shqipëri ndaj një pjesë e madhe nga ne nuk ka kohë të kthejë kokën e të shohë ç?ka lënë pas nga frika se qorrolliset tek surpriza që prodhon dekiku. Por në fakt pemët e mbjella shumë herët, madje që nga fundi i shekullit të kaluar, tashmë kanë nisur të pjekin kokrrat. E kam fjalën për Rilindjen.
Udha e Edi Ramës deri në këtë apoteozë pushtet ku ka mbërritur sot është historia e PS nga humbja e zgjedhjeve në humbjen e identitetit të saj. Sa për ilustrim, hidhi një sy këtij posteri të kandidatit zyrtar për kryetar të bashkisë së Tiranës?.
?a pe gjëkundi ndonjë simbol të Partisë Socialiste? Ngjyrën? Jo! Edhe sot e kësaj dite gazetarët vazhdojnë ta quajnë ?Selia ROZË?. Në fakt në atë seli për vite me rradhë kryetari i saj nuk zhvilloi absolutisht asnjë aktivitet zyrtar partie. Kongreset, mbledhjet, aktivitetet statutore dhe jo statutore i ka zhvilluar në një kompleks bar ? restorant pranë Varrezave të Dëshmorëve, tek Pallati i Kongreseve, tek hotelet e shtrenjta nga sheshi Skënderbej tek Nënë Tereza? Pra një kryetar që nuk shkeli në selinë e partisë së tij për vite me rradhë! Mund të kish goxha interpretime të kundërshti si simbolikë, nëse do të qe i vetmi. Por pak para gjedhjeve kryetari , pa asnjë vendim formal të forumeve ?rozë? na ktheu simbolin e partisë së tij në të purpurt! Në ato fillimvitet ?90 mezi e gëlltitën të kuqtë e PPSH që ngelën brenda partisë kur kjo ?rilindi? një ditë qershori në PS, që ngjyra e gjakut, simboli i tyre, u ?oksidua? në rozë. Por me durim e vendosmëri kokat së majtës në atë vakt shpjeguan se po ndërronin qimen e jo zakonin, se me këtë ?xhybe? do ta pranonte partinë e tyre edhe Europa e majtë, se këtë ngjyrë kanë socialistët ngado, se nuk besonte njeri që ndryshonte vetëm emri nëse ruheshin simbolet e tjera, se me hir a me pahir Enveri duhej flakur përndryshe do t?i tërhiqte me vete? e kështu, ca me buzë varur e ca me qejf, ngjiti ngjyra e re. Jo për gjë, por kishte arsye se përse ndryshonin. Ndërsa në 2013 kryetari nuk dha ndonjë shpjegim se për ç?arsye ndryshoi këtë simbol, se ç?ndryshim rrënjësor kish ndodhur mes tyre që duhej shprehur me ndërrim flamur, duke flakur të vjetrin e duke ngritur të riun? Ç?përfaqësonte i riu??Gjeneratën tjetër! E keni të shkruar, mbi sfondin e purpurt të Rilindjes në derë të selisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Po ç?është kjo ?gjenerata tjetër? të cilës i përket tashmë Shqipëria? Që pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005 Edi Rama fajësoi ish kryetarin Nano. Më pas një gjysmë duzine ministrash të kabinetit të tij. Sot ai mburret se është më plaku mes të tijëve, ?edhe pse Majko i ka flokët më të bardha?.
Pra le t?u kthehemi simboleve. Rama u vendos në ?selinë rozë? vetëm kur ajo u ?pushtua? plotësisht nga një ?gjeneratë tjetër? ku gjenerata e mëparshme e socialistëve ose është dëbuar një herë e mirë ose ka ulur kokën e shërben siç ndodh me robërit e zënë nga një ushtri tjetër dhe aty ka ngritur flamurin e të tijëve, që nuk ka ndodnjë lidhje shkakore me socialistët shqiptarë dhe as ata Europianë. Mjaft të shihni simbolin e dikurshëm të socialistëve shqiptarë dhe atë të internacionales socialiste?
?dhe pas zgjedhjeve të vitit 2013 ndodhi ajo që simbole të vetëdijshma a të pavetëdijshme Edi Rama e kishte shpallur. Ai tashmë udhëheq një grup të tijin, një sekt që nuk përfaqëson as traditën e socializmit shqiptar, as idealet e së majtës shqiptare dhe as traditën apo bazën e kësaj force politike. Gjenerata e më parshme nuk është e përfaqësuar kurrkund, aq më pak në qeveri. Baza socialiste me hir a me pahir ka ngecur brenda kurthit të Rilindjes. Një pjesë për hir të besimit të verbër, se në atë parti (dhe jo vetëm) kur thotë i madhi ?fluturon gomari?, ?fluturon!? bërtasin të tërë. Një pjesë nga sedra, se kanë bërë propagandë, kanë punuar e luftuar për t?u mbushur mendjen se kjo është më e mira për ta e për Shqipërinë. Blushi është njëri prej tyre sot. Të tjerë, se ia kanë marrë dorën ta kthejnë gunën nga fryn era e që dinë të përshtaten e të fitojnë?..
Ka bërë edhe një premtim me fitoren e zgjedhjeve ky kryeministri i sotëm: ?Do t?i japim edhe PD-së? ?tha ? ?shansin të rilindë??
Nuk ka qenë thjesht një sllogan jo! ?Fajin e ka Saliu?, që në fillim u bë barcoletë e përdorej ngado edhe si gallatë, më pas zuri vend. Në teorinë e fushatave, mjeshtrat e kësaj fushe na mësojnë se mesazhi duhet sa më i drejtpërdrejtë , i shkurtër, dhe i përqëndruar. Berisha ishte alfa dhe omega, guri i themelit të pushtetit, ADN e të djathtës liberale shqiptare, pikë referimi mbarëkombëtar , si për mirë ashtu edhe për keq. Pra, nëse ky shkëmb rrëzohej , e gjithë ngrehina binte vetvetiu. Edhe pse ka gati dy vjet që Berisha ka ikur nga kryeministër dhe kryetar i PD, Rama dhe gjithë makineria e tij vazhdojnë në forma të tjera të lëshohen me goditje të përqëndruar e me çdo mjet ish kryetarin e PD. Skema është e njejtë. Ashtu siç 10 vjet më parë ?djalli? ishte Nano me një grup personalitetesh të partisë së tij, sot , për simetri është Berisha. Nano dhe nanoistët, pse jo dhe antinanoistët , me përvojën dhe liberalizmin dhe demokracinë e brendëshme në PS ishin një mal i madh para udhës për karrierë të Edi Ramës. Me energji të admirueshme dhe shumë mund sot Rama ia ka dalë t?i shmangë që të gjithë. Por nëse dje udha qe e vështirë, sot është e rrezikshme, e minuar përsa kohë nuk është dëbuar përfundimisht nga skena politike politikani më me përvojë e energji, ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i opozitës. Por më i rrezikshëm se ekzistenca fizike dhe aktiviteti politik i kryeministrit të djeshëm, për kryeministrin e sotëm është BERISHIZMI.
Nuk them dot nëse berishizmi është një doktrinë e mirëfilltë politike, por kam bindjen se pa diskutim që është një frymë politike, një filozofi pushteti, filozofi opozite, metodë pune e organizimi, rrymë mendimi etj etj. Me ?fajin e ka Saliu? në fakt Rama pikërisht këtë luftoi e po lufton të asgjësojë: berishizmin. Më saktë , berishizmin brenda PD. Duket se në një farë mënyre ia ka dalë duke e futur kryetarin e ri të PD në një lloj kompleksi Edipi. Muajt e fundit ?djaloshi? Basha e ka manifestuar distancën nga ?plaku? Berisha, ndryshe në fakt nga sjellja e Fatmir Mediun me të ndjerin Sabri Godo, të cilin partia e shpalli kryetar nderi përjetë dhe që ndodhej përkrah kryetarit pasardhës në çdo aktivitet, si vlerë. Të kuptohemi, nuk është se unë mendoj që Basha po klonon modelin e Rilindjes në partinë e tij apo po ndjek ?profecinë? e kryeministrit të sotëm për ?shansin e rilindjes edhe në PD?. Ama që presioni ekziston, kjo nuk mund të mbulohet. Eksiztojnë madje edhe kushte gati ? gati të njejta si në PS -në e 2005 ? 2005-ës: Partia ka humbur zgjedhjet, fajin e ka goxha dhjamosja e pushtetit, korrupsioni dhe arroganca e drejtuesve të lartë, sidomos ministra, drejtorë drejtorie. Ashtu siç bëri Nano në 2005 ën veproi 8 vjet më vonë edhe Berisha. Ndryshimi qëndron se zoti Rama kish vite që punonte e priste t?i vinte ora, ndërsa Basha është brumë tjetër. Ai që nga 2005 ?a kur u zgjodh deputet e më pas ministër e deri kur Berisha i la partinë në 2013 nuk ka patur nevojë për gjë, se e mira i ka ardhur dhe e ka gjetur vet. Edhe partinë, ndryshe nga Rama që e mori me luftë e përpjekje titanike, Basha e mori siç i thonë fjalës, në pjatë floriri, me buzë në gaz e me dorën në qafë nga paraardhësi. Kështuqë , fshirja e atyre që sollën ftohjen e elektoratit me PD-në është goxha e shëndetshme. Ama nëse për hir të saj e të një trendi të mazhorancës për ndërrim flamujsh, mohim të së shkuarën, gjeneratë tjetër e më the e të thashë, opozita e sotme mund të rrezikojë që me a pa dashje të ngecë në kurthin e rilindjes, duke zëvendësuar ?të këqinjtë? me djemka e çupka faqekuqë që rrijnë urtë e të shushatur sa të mësojnë Tiranën, ama që sapo ta mësojnë atë, të shfaqen si ca prej rilindasve të sotëm që as u kërrcet se ç?është partia, se ç?kontribut e histori ka ajo, por i ngulin sytë kryetarit e nuk njohin zot tjetër veç sektit të tyre
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputet ...
Botuesi Henri Çili duket se ka nisur intrigat kundër kryemin...
Njeri i debatit televiziv më shumë se e intervistave, Genc R...
Nga Enver BytyçiNjë kërkesë gati e pakthyeshme e liderit të ...
Kreu i qeverisë aktuale, krye Rilindasi Edi Rama, për të nxi...
Ndarja me krimin dhe drogën, urgjencë kombëtare, një thirrje...
Marrëveshja, marrëveshja! Mesnatën e 17 majit dhe gjatë 18 m...
Politika amerikane, a do ta denoncojë botërisht përballë opi...
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë sot me një deklaratë mbi ...
Banorët e zonës së 5 Majit, Paskuqanit dhe Laprakës vijojnë ...
Gazetari Bledi Mane, ka hequr paralele mes ish-Ministrit të ...
Në ceremoninë e 30 vjetorit të degës së LDG në Vlorë, ka qen...
Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim dhe me struktura të...
Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar dokumente, që tregojnë ...
Për të gjithë ju që nuk e keni ditur deri më tani, nëse nxir...
Banorët e “5 majit” do të protestojë sërish ditën e nesërme ...
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të kalojë këtë të ...
Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria d...
Ish shefi i antidrogës Dritan Zagani ka reaguar për dënimin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...