Nga Spartak NGJELA/Ja arsyet pse Basha do të tërhiqet nga gara për kreun e PD!
Politika amerikane, a do ta denoncojë botërisht përballë opi...
Marrëveshja, marrëveshja! Mesnatën e 17 majit dhe gjatë 18 majit 2017 dy kryetarët e partive të mëdha, Rama e Basha, zhvilluan bisedime, pasojë e të cilave ishte një marrëveshje politike. Natyrisht ishte ofertë më e mirë sesa thellimi i krizës. Dy palët e quajtën sukses historik. Secila shpalli fitoren e vet dhe secila tha se e bëri marrëveshjen, jo për veten, jo për partinë, por për Shqipërinë! Kështu kanë thënë 27 vjet autorët e mbi 61 marrëveshjeve të tjera politike, nga të cilat 16 të shkruara dhe pothuajse shumica të pazbatuara.
Marrëveshja e fundit ishte ndryshe dhe meriton të shihet ndryshe.
A ka mbetur gjë tjetër pa u thënë nga marrëveshja? Ka dy detaje domethënës:
Zakonisht marrëveshje të tilla janë bërë edhe në vendet e tjera ish komuniste, kryesisht për një projekt të madh politik e kombëtar, si për shembull, për një projekt kombëtar të integrimit në BE apo për çështje të interesave kombëtare. Në marrëveshjen e 18 prillit nuk ka referim madhor, por aty thuhet se ky kontribut do jetë i vazhdueshëm dhe në funksion të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE! Pra, i ?përbashkët dhe i vazhdueshëm?, gjë që i jep marrëveshjes vlerë afatgjatë.
Cili ishte impakti i marrëveshjes në zgjedhjet e 25 qershorit? Ka disa lexime, por disa elementë tashmë janë provuar.
Çfarë pritet nga marrëveshja? Pothuajse pjesa më e madhe e saj nuk është konsumuar. ?Në fillim të legjislaturës? do të duhet të shohim aktet konkrete. Vetë kryeministri arriti një sukses më të madh sesa 74 mandatet parlamentare, fitoren dhe kontrollin mbi opozitën, natyrisht me ndihmën e kësaj të fundit. Njëri nga nënshkruesit e marrëveshjes flet për reformë kushtetuese, kalim në sistemin mazhoritar, sistemin me prim elektoral, uljen e numrit të deputetëve deri edhe zgjedhjet parlamentare cdo dy vjet, tjetri nuk i konfirmon asnjërën prej këtyre pikave, përkundrazi, projekton dialogun e ?e përbashkët dhe të vazhdueshëm? me opozitën, pa marrë asgjë përsipër dhe pa jetësuar asnjë nga pritshmëritë publike të marrëveshjes.
Rreth dy muaj pas marrëveshjes ende teksti i plotë nuk është publik, ende palët nuk i kanë sqaruar elementët e ?reformave? për të cilat kanë rënë dakord, ende opozita është politike në garë kundër kritikëve të kryetarit dhe bashkëqeverisëse teknike më kryeministrin e palës tjetër, ende mazhoranca fill pas zgjedhjeve politike vijon show mediatik ?gju më gju me popullin? për të mësuar se çfarë mendojnë ata për qeverisjen, mendimet e arsyeshme e liberale vijojnë të refuzohen e gjuhen me gurë nga turma militante mavi ose blu, koha ka mbetur vendnumëro, sistemi politik është ende në krizë përfaqësimi dhe trafiku i votave e fut edhe në krizë legjitimiteti, kurse Shqipëria, vendi i liderëve të fortë dhe institucioneve të dobëta, vijon të vegjetojë ashtu sic di të bëjë më mirë, ? në FB, në mbledhje partie ose në plazh, në dilema të mëdha midis ikjes, mbijetesës, apo shpresës se Zoti do të sjellë ditë më të mira!/A.K.
Politika amerikane, a do ta denoncojë botërisht përballë opi...
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë sot me një deklaratë mbi ...
Banorët e zonës së 5 Majit, Paskuqanit dhe Laprakës vijojnë ...
Gazetari Bledi Mane, ka hequr paralele mes ish-Ministrit të ...
Në ceremoninë e 30 vjetorit të degës së LDG në Vlorë, ka qen...
Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim dhe me struktura të...
Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar dokumente, që tregojnë ...
Për të gjithë ju që nuk e keni ditur deri më tani, nëse nxir...
Banorët e “5 majit” do të protestojë sërish ditën e nesërme ...
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të kalojë këtë të ...
Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria d...
Ish shefi i antidrogës Dritan Zagani ka reaguar për dënimin ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, është i ftuar pasditen e sotem n...
Nga Adriatik DoçiPas Spiro Kserës, Saimir Tahiri është ish-m...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar vizitën e...
Ledion Muçaraku ose siç njihet ndryshe si ish-presidenti i n...
Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Or...
Një trup i pajetë është nxjerrë pasditen e kësaj të shtune n...
Mediat e paguara nga inceneratorët, në pronësi të Vjollca Ho...
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, reagoi pas deklaratës së kry...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...