Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputet dhe një ndër njerëzit me kontribute të larta në këtë parti, Ridvan Bode, ka folur për herë të parë për situatën e krijuar në PD, pas rezultatit katastrofik që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit, nën drejtimin e Lulzim Bashës. Në një intervistë në studion e ABC News, përballë gazetarit Endri Xhafo, Bode ka treguar të gjitha prapaskenat që janë luajtur në selinë blu nga kreu demokrat, Basha, i cili në këto katër vite udhëheqje e çoi PD-në drejt rezultatit më të padëgjuar që nga themelimi i saj, duke krijuar një përçarje të thellë në bazë dhe në strukturat e partisë së dytë më të madhe në vend.
Ridvan Bode, njeriu ?i heshtur? i ekraneve, por i kontributeve të mëdha në parti, flet më poshtë për gabimet e shumta të Bashës gjatë periudhës së drejtimit të PD, duke u ndalur kryesisht te çadra e protestës, marrëveshja me Edi Ramën, lista e tij personale e kandidatëve për deputetë, e deri te rikandidimi i tij për kryetar të PD.
Më tej, ish-Sekretari i PD, i njohur për lidhjet e afërta me ish-kryeministrin Sali Berisha, komenton heshtjen e këtij të fundit pas tensioneve në parti dhe pse po lejon shkatërrimin e partisë që ndërtoi vetë, duke treguar njëkohësisht dhe rrugët që duhen ndjekur për të shpëtuar nga ?humnera? ku po zhytet PD.
Intervista:
Ka kohë që nuk jeni i pranishëm nëpër media, edhe kur ishit ministër që kishit një detyrim, ju i kishit të rralla daljet.
Është e vërtetë që në këtë periudhë kam preferuar të jem një hap mbrapa, mendoj protagonizmi i tepruar në kushtet e një zhvillimi dramatik në opozitën shqiptare, në Partinë Demokratike dhe pastaj në gjithë të djathtë mendoj kishte nevojë për më shumë reflektim dhe urtësi. Por, ngutja për t?u futur në një garë pa lënë që analiza të mund të perceptohej në mënyrë natyrale edhe në gjirin e diskutimeve mes demokratëve, apo dhe mes familjeve, apo dhe forumeve, dhe ngutja për të shkuar drejt garës me një shpejtësi të rrufeshme e bën të domosdoshme për të shprehur opinione dhe për t?u gjendur në debat me gjithë demokratët që mbeten shumë të paqartë, mbeten të shokuar nga humbja dramatike që pësuan më 25 qershor, por njëkohësisht mbeten të shokuar dhe nga mungesa për të reflektuar dhe për t?u hapur një debat të përgjithshëm në PD lidhur me shkaqet dhe mundësitë për të ndalur nga situata se ku ndodhemi.
Jeni deputet, keni qenë Sekretar dhe e njihni mirë partinë, nga njerëzit që kanë qenë në PD ju dhe z Topalli keni lidhje të fortë me bazën. Si e shpjegoni këtë hutim të demokratëve në lidhje me gjithçka po ndodh, ku kemi dhe dy palë, ata që janë me z.Basha dhe ata që kërkojnë dorëheqjen e z.Basha?
Sigurisht që PD ndodhet në momentin më delikat dhe më të rrezikshëm që është gjendur ndonjëherë që nga themeli i saj e deri më sot, edhe pse ka pasur momente shumë më dramatike nga pikëpamja e zhvillimeve, siç ka qenë viti 1997. Por nisur nga fakti se më 25 qershor pësoi humbjen më të thellë historike që ka pasur ndonjëherë, ku për herë të parë bie nën 30%, nën 1/3 shumë më pak, ku zhvillimi më dramatik tjetër do të thoja, për herë të parë ndodh, ku një parti opozitare të vijojë të bie dhe gjatë kohës së të qenit në opozitë. Për partitë dita minimale e mbështetjes elektorale politike është dita kur del në opozitë dhe pas kësaj çdo ditë që kalon një votë një qytetar, një numër qytetarët, gjithnjë e më shumë distancohen nga qeveria dhe solidarizohen me opozitën për gjërat që qeveria i bën keq.
Ajo që ndodh me PD është e kundërta, që nga viti 2013 kur dolëm në opozitë dhe e përjetuam si një ngjarje që donte reflektim të thellë politik dhe një reflektim i tillë u bë. Zhvillimet e mëtejshme kanë dëshmuar një ndrydhje të mëtejshme të PD. Zgjedhjet lokale të 2015 bënë që të zbresë vota e PD dhe aleatëve të saj nga 38% më 2013, në 32% dhe tani jemi në 29%. Pra rënia e pandaluar e mbështetjes elektorale të PD dhe aleatëve të saj përbën shqetësimin më të madhe dhe ngjarjen më dramatike dhe të mendosh që bie mbështetja elektorale, mbështetësit dhe votat, valencat e PD përballë qeverisjes më të papërgjegjshme, që ka qeverisur me masat më antipopullore, më të kritikueshme dhe të atakueshme ndaj qytetarëve. Përballë një qeverie që në katër vitet e saj nuk mundi dot të kalonte dot me 2% rritjen ekonomike. Unë e di që nuk ka përputhje të plotë midis ciklit të zhvillimit ekonomik dhe ciklit të partive politike në pushtet, por sidoqoftë kanë një korrotacion shumë të fortë. Mendoj që të gjitha këto e bëjnë dramatike situatën, sepse për ne që kemi qenë brenda e kemi përjetuar këtë periudhë, si në periudhë ku z. Basha me çdo kusht kërkonte vetëm konsolidimin e pozitave të tij, pra shqetësimi i tij ishte si të fitonte PD të vetën dhe si të çonte demokratët drejt një përballje elektorale të suksesshme.
Kjo gjë që filloi që në vitin 2013 me çarjen dhe një luftë të deklaruar ndaj kategorisë së njerëzve që historikisht kishin punuar në PD, përmes atij urdhri që të gjithë kryetarë seksionesh, grup seksionesh, kryetarë degësh, komunash, drejtuesish lokalë, nuk duhet të futeshin në garë për të marrë pjesë në ringritjen e partisë së re, jashtë çdo lloj analize, çdo lloj konteksti. Pra, konsiderimi në bllok fajtorë, vetë për veten e tij Basha ka qe pjesë e qeverisjes, madje Basha pas Berishës është personi me jetëgjatë me pushtet, edhe pse i ri në moshë. Mendoj se të gjitha këto e dobësuan PD dhe u duk sikur gjithë aktiviteti politik i tij kishte të bënte me konsolidimin e vetes së tij, pra të bëhej kryetar i PD i pakontestueshëm, të mund të kishte një kishte një grup që të ishte i veti dhe aspak që të ngrinte një front kundër qeverisjes së Ramës, për ta çuar PD drejt përballjes.
Strukturat e PD mbeten tërësisht apatike, disa herë bëmë përpjekje për organizmin, por asnjëherë nuk u organizuam në mënyrë të plotë me një program të qartë dhe objektiva të qarta. Deputetët u lëvizën të gjithë nga zonat e tyre. U bë një përmbysje vetëm e vetëm për të krijuar një mbështetje personale për z.Basha dhe u demonstrua gjatë kohës së çadrës dhe u duk sikur po krijonim liderin me çdo lloj kostoje, por në fakt kostoja ishte shumë e madhe dhe liderin nuk e krijuam dot, sepse në zgjedhjet lokale nuk ofruam dot asnjë ofertë politike për qytetarët, të cilët mund dhe duhet të mbështesin PD dhe oferta ka të bëjë me programin dhe ekipin, dhe në kushtet e mungesës së kësaj oferte qytetarët u gjetën tërësisht të ekspozuar ndaj ofertës paraardhëse.
Bashkë me z.Topalli jeni dy njerëzit më jetëgjatë të PD, por në ndryshim nga Topalli që e pohon publikisht se nuk e ka mbështetur asnjëherë Bashën, ju keni qenë shumë i rezervuar në deklaratat tuaja. Me njohjen e thellë të partisë, me peshën që ka pasur, ka se nuk e di nëse ka ende, fjala juaj në parti, a i keni thënë Bashës?
Sigurisht që qëndrimi im ka qenë gjithmonë për të qenë dhe folur brenda forumeve dhe në Kryesi, në mbledhjet e grupit parlamentar.
Ia keni thënë?
Sigurisht, ia kam thënë, nuk kam qenë personi që kam trafikuar mendimet e mia në media, por që jam shprehur për të gjitha zhvillimet që ka pasur. Kam qenë një këmbëngulës për të konsoliduar funksionimin organizativ të PD, sepse jam i bindur se pa një infrastrukturë politike lokale nuk mund të çosh në fund një proces elektoral, aq me tepër kur je në opozitë, sepse qeveria ata që janë në pushtet veç strukturave politike të partisë kanë dhe struktura të tjera që natyrisht i përdorin, që janë jolegjitime, por që janë përdorur edhe në këto zgjedhje. Pra, një përballje me qeverinë kërkon struktura të konsoliduara, struktura që kurrë nuk u konsoliduan, por u dëmtuan rëndë në 2013 dhe kurrë nuk u krijua një proces për t?i konsoliduar dhe ringritur këto struktura, për të mënjanuar fiktivitetin e tepërt shumë të madh që u nxit në vitin 2013 përmes regjistrimeve online apo përmes përputhjes së listës së votuesve me anëtarësinë, duke krijuar fiktivitete që i kam përjetuar në shumë zona, në Elbasan, në Korçë, këtu në Tiranë, në Berat ku punova gati një vit për konsolidimin e strukturave. Mendoj që fiktiviteti dhe dobësia e strukturave poshtë ka qenë një arsye kryesore pse PD nuk pati kapacitet për t?u ballafaquar në zgjedhjet e fundit. Mendoj që zhvillimet aktuale kërkonin që një analizë më e thellë duhet të ndodhte në PD. Z.Basha nuk pranoi të bënte një proces të tillë, që të ishte me më shumë kohë, më i hapur, që të ishte gjithëpërfshirës dhe të mundësonte jo thjesht analizën për të nxjerrë shkaqet, por një proces të afrimit dhe të pajtimit të të gjithë brezave të demokratëve që e ndjejnë veten gjithnjë e më shumë të përjashtuar, janë hezitantë të dekurajuar, sikurse ka dhe pjesë të larguara tashmë nga PD, që janë kapacitete elektorale shumë të rëndësishme të PD.
Kur thoni kapacitete elektorale, ca keni parasysh?
Janë njerëz që kanë aktivitet të gjerë lokale dhe që kanë mbështetje të madhe, të cilët nuk janë përfillur, janë dekurajuar, përjashtuar, ose janë përbuzur, dhe që sot janë në pasivitet të plotë, nuk ka rëndësi për emra, janë me qindra, demokratët e dinë të gjithë se ç?ndodh në këto nivele. Pra, PD e kishte te nevojshme këtë moment të pajtimit, të diskutimit me njëri tjetrin
Kur ja keni thënë Bashës troç në sy në mbledhjet e forumeve, cili ka qenë reagimi i tij?
I pranonte propozimet dhe asnjëherë nuk çonte deri në fund asnjë dhe vendimet që merrte në impresion të forumeve, qoftë për organizimet apo aktivitete politike, nuk i çonte kurrë deri në fund, një diferencë shumë e madhe mes retorikës së përdorur dhe veprimeve konkrete për të çuar në fund një aksion, të cilat krijuan atë defiçencë që e manifestoi PD dhe në zgjedhje.
Sot në analizën post fakt, ku gjërat janë mbyllur tashmë nga Basha, ju jep mundësinë për të bërë një analizë. Këto veprime të z.Basha ishin nga mos pjekuria e tij politike, partia iu dhurua, nuk kishte eksperiencën e nevojshme apo ishte e qëllimshme për të krijuar parinë personale?
Së pari, Ka një diferencë mes mënyrës së të politik dhe të drejtimit të forumeve të PD, mes asaj që kemi qenë ne dhe asaj që shoh te z.Basha. Kjo diferencë ka të bëjë me fatin se ai nuk vlerëson njerëzit e terrenit dhe njerëzit që kërkojnë vëmendje poshtë, por vlerëson që përmes veprimeve propagandistike, parullave apo gjesteve mediatike do të mund të manifestojë influenca të mjaftueshme tek opinioni publik. Më shumë se interesi për të konsoliduar një PD ka qenë interesi për të konsoliduar një PD të tij, pozitat e tij në PD me idenë që rezultati edhe mund të mos jetë fitues, por duhet të jetë një ecje përpara dhe duhet të jemi të përgatitur për një periudhë tjetër. Por, ngjarjet janë dramatike dhe janë të tilla që pakësojnë dhe zvogëlojnë PD, edhe sot e dëgjova në diskursin e tij në fillimin e fushatën e tij elektorale që ?ky është një hap dhe tani të bëjmë hapin e fundit drejt fitores?, në fakt ky nuk ishte një hap para, ai ishte një hap mbrapa, ai ka bërë dy hapa prapa. Nëse mendon se mund të ecë me një hap para dhe dy hapa prapa do shkojë drejt pushtetit është gabim, nuk shkohet. Një parti që zvogëlohet në dy beteja elektorale vijnë duke u zvogëluar nuk mund të bëjë kapërcimin e madh. Kemi opozitë në kushte shumë të vështira, në vitin 2000 PD shkoi 37%, duke u nisur nga ?97 kur nuk numërohej vota, në vitin 2001 shkoi 42%. 2005 në 48% që bëmë shumicën për shkak të sistemit me disa aleatë të tjerë. Pra, mendoj se rruga drejt fitores, pushteti, shndërrimit në mazhoranc nuk mund të kalojë përmes dështimeve kaq të mëdha dhe veprimeve tërësisht të papërgjegjshme për të reflektuar mbi atë që përbëjnë problematikën reale të dështimit të PD.
Pak vetë e dinë që u personalisht keni i pranishëm në ëadër përgjatë gjithë kohës, dhe po ashtu pak vetë e dinë që ju keni negociuar me partitë aleate formulën e prezantimit të PD me aleatët në zgjedhje, pra keni në krah të z.Basha. Çfarë bëtë ju kur nuk e patë veten në lista?
Në këto zgjedhje unë e pranoj që kontributi im dhe angazhimi im ka qenë më simboliku, më i vogli në 20 e ca vjet që kam në politikë. Sigurisht kjo nuk lidhet me mungesën e disponimit tim, por me pozicionin që na u ngarkua, do të jemi pranë qendrës sonë të votimit dhe nuk do shkonim në zonat elektorale. Megjithatë, kjo mendoj ka shumë më pak rëndësi se çfarë kemi bërë ne, unë apo disa tjerë, se e kam dëgjuar këtë që thotë ?pse nuk dhanë kontribut disa figura të hequra nga listat?. Nuk kishte lidhje me listat, por kanë qenë deklarime të njëpasnjëshme të Bashës, ?unë e mora, bëra zgjidhjen time, zgjodha listën e fitores që do më çojë në fitore, pastaj deklaroi se largimi i të vjetërve dhe heqja e simboleve në PD, në mënyrë që të krijonte imazhin e diçka që nuk kishte të bënte me PD se mundet që kjo ta çonte në fitore. Dhe ?heqja e figurave tradicionale në PD m?i ka shtuar mitingjet?, në të vërtetë ai nuk ka pasur mitingje se i pamë mitingjet që zhvilloi. Pra e dyta ishte kjo. Nuk është se kërkoi mbështetjen, nuk është sepse konsultohej, unë kam qenë 17 vjet Sekretar i Përgjithshëm i PD, numri dy i PD, kam qenë ministër i PD për një kohë të gjatë, kam ndërtuar struktura të PD duke vajtuar nga fshati në nivel dege, në një pjesë më të mirë të Shqipërisë, njoh një pjesë të mirë të demokratëve, por kaq gjë që të paktën të mund të komunikohet që pozicioni jot i luftës është ky i takonte kryetarit apo jo, se jam deputet, anëtar kryesie. Pra, asnjë nga ne as u thirr, as u njoftua dhe as iu kërkua që ?më jep këtë kontribut?, na u la në harresë, sigurisht që kemi bërë atë që kemi mundur në rrethanat ku kemi qenë, pa lëvizur për të marrë protagonizma që nuk na ishin besuar. Megjithatë, kjo nuk është shumë e rëndësishme.
Ju keni qenë në krah të z.Basha, kemi pasur burime, keni pasur dhe përplasje me z.Duka në lidhje me procesin …
Janë gjëra që ai m?i kërkoi dhe unë e ndihmova në atë proces, nuk besoj se kanë vlerë dhe rëndësi, unë kam mbajtur atë opinion që kam pasur.
Po kur nuk e patë veten në lista, ju ka ardhur keq nga pikëpamja njerëzore?
Sigurisht që më ka ardhdur keq, nuk mund të them që kam qenë i lumtur që nuk isha në listë, por kam qenë më shumë i keqardhur për mënyrën themi aspak të ndershme, banditeske, hajduteshe që iu bë procesit. Çështja e listave nuk ka të bëjë vetëm me mua apo me një grup prej nesh. Ky sistem rrit shkallën e abuziviteteve të kryetarit të partisë në raport me figurat e partisë, sepse lista, sigurisht që PD ka kritere dhe procedura, pora to nuk u ndoqën, i mori kryetari dhe duhet të mbaj përgjegjësi, që bëri një listë me valencë të ulët, që i kushtoi PD 14 mandate më pak se më 2013, etj. Por, ne e dinim që ky lloj sistemi krijon rrezikun e veprimeve klienteliste, aspak racionale dhe të drejta që kryetari mund të ketë me kontribuesit e një partie dhe kjo sigurisht që krijon dyshime dhe hezitime nga të gjithë individët për t?u angazhuar në politikë. Tani edhe diskutimi i të qenit në politikë duhet të rrijë në kohë të gjatë apo të shkurtër, sigurisht që ne zgjodhëm politikën për profesion, për biznes, ka 20 e ca vjet që merrem me politikë, që më 1995. Dhe unë vija nga bota akademike, kisha disa studime me vite jashtë të kontraktuara, që i ndërpreva në mes. Erdha për të kontribuar, jam futur që në 95 në politikë dhe tani duhet të ikësh nga politika se do bëhet rrotacion elitash. Rrotacionin e elitave nuk e bëhet në këtë formë, rrotacionin e elitave e bëjnë njerëzit, qytetarët përmes votës, demokratët përmes votës, nuk kaloi asnjë proces i tillë votimi. Në Shqipëri janë përdorur keq instrumentet e demokracisë. Bëhet fjalë për elita të emëruara pa rregulla dhe kritere nga kryetarët e partive dhe kjo është duke ndodhur.
Basha është i ngritur në këtë rrugë?
Sigurisht, Basha është njeri i ngritur në këtë rrugë dhe ai mendon se të gjithë mund të bëjnë të njëjtën karriere. Por pa një proces të brendshëm gare, formimi dhe konkurrence nuk mund të ngrihesh, sepse e gjen veten në ato pozicione që je i pazoti të administrosh situatën. Ne i kemi gjërat përmbys, ne përdorim instrumenta mazhoritar për të ndërtuar botën akademike ku elita ka kuptim të formohet në formë tjetër. Ne votojmë rektorin, dekanin, shefin e departamentit, votojmë në botën akademike, në akademinë e shkencave, votojmë njerëzit, ndjekim në proces mazhoratar aty ku nuk duhet të jetë dhe ndjek një proces emërimi aty ku duhet të jetë proces mazhoratar, që duhet të vijë përmes votës, dhe nuk votohen listat. Kjo i inkurajon individë për t?u katapultuar në mënyrë të pandershme, të padrejtë në karrierën politike dhe përjashton individë që kanë tjetër valencë elektorale dhe tjetër raport me qytetarët.
Nëse nisemi nga këto kritere që thatë, gati 2/3 e listës është në këtë mënyrë?
Sigurisht, dhe kjo ka bërë që si ka mundësi atëherë që ti pretendon që ke bërë një listë elitare të emëruar nga vetja jote dhe që ka një valencë kaq të ulët. Të gjithë ato që u pretenduan se vinin nga një botë elitare, akademike, që ishin të gjithë njerëz të sprovuar dhe na u servirën për herë të dytë sikur vinin nga qielli dolën me këtë valencë elektorale. Në këtë kuadër z.Basha nuk ka ditur të bëjë lojën që ka bërë Rama, edhe Rama ka të njëjtën kompetencë për të bërë listat vetë dhe për të katapultuar njerëzit që do.
Siç futi njerëz me rekorde kriminale?
Sigurisht, me raporte kriminale kur iu deshe e bëri ama ka bërë një listë të tillë që e çuan që pas një qeverisje dizaster të marrë 74 mandate, që nuk i mori dot më 2008 kur kishte 8 vjet n opozitë dhe ishte momenti i rrotacionit.
Ironike ta thuash, a është Gramoz Ruçi më valencë të tillë elektorale?
Sigurisht që ka valencë elektorale, këtu pra është gabimi edhe njëherë po këmbëngul. Këta bëjnë sikur kanë shpikur botën. Ky debat është menjëherë pas luftës së dytë botërore, debati që hapën intelektuali dhe socializmi, pastaj përgjigja që mori se ç?do të thotë botë mazhoritare dhe ç?do të thotë elitë intelektuale. Ka diferenca të mëdha.
Kjo nuk do të thotë që elitat nuk duhet të futen në politikë, por duhet të futet përmes proceseve që janë procese mazhoritare. Ne i krijojmë procese të tilla në botën akademike dhe nuk i krijojmë në politikë.
Sigurisht që çadra ishte një moment reagimi i demokratëve, mënyrë reagimi. Të dëshpëruar përballë mundësisë për të qenë të organizuar shërbeu për të krijuar frymë. Sigurisht Basha e përdori për të konsoliduar lidershipin e tij personal mbi partinë, por kjo krijoi dhe njëfarë shpese dhe lëvizjeje te demokratët.
D.m.th pavarësisht qëllimit të tij, kjo frymë eci paralelisht?
Por kjo nuk u shfrytëzua që të mund të përdorej si proces për të përdorej si proces ortek për të dinamizuar strukturat më poshtë, por mbeti vetëm në çadër dhe këtu kaloi deri në absurd pretendimi se përmes çadrës do përmbysej pushteti i Ramës. Retorika e ngritur në çadër, ku shpesh u evidentuan problematika të qeverisjes Rama, kjo krijoi pastaj një pritshmëri te njerëzit dhe një mbetje me gojë hapur çfarë do ndodhë tani, kush do jetë efekti që do vijë pas kësaj çadre. Në të vërtetë fundi ishte fatal, sepse përfundoi me një marrëveshje ku PD mori ca drejtorë të përgjithshëm e ministra që nuk duheshin dhe nuk i hynin në punë.
Po si duhet të veprohet në një situatë të tillë, hytë në një rrugë pa krye vetë …
PD duhet të ishte konseguente në përballjen dhe ballafaqimin me Edi Ramën dhe të këqijat e tij. Duhet të formulonte ofertën e tij politike për qytetarët, jo vetëm të mbetej në konstatimin e problematikës por dhe zgjidhjes, këto zgjidhje kurrë nuk i konsoliduan si program, në proces e sipër elektoral, në dy javët e fundit të fushatës zgjedhore u bën një printim i një programi të diskutuar dhe në grupin parlamentar, por që kurrë nuk mori një formë përfundimtare, dhe si i tillë nuk u shpërnda dhe debatua kurrë me grupet e interesit para procesit zgjedhor. Në fushatën elektorale nuk mund të shkohet me një program dhe të lexohet, duhet të ngrihen 4-5 apo 10 çështjet kryesore të PD dhe të flitet me njëjtën gjuhë. Në të vërtetë njëri i binte gozhdës dhe tjetri patkoit, sepse kurrë nuk u mor vesh se ç?përbënte thelbi i programit të PD, përveç taksës së ulët.
Ishte e realizueshme? Apo nuk doni t?i bëni oponencë programit?
Nuk dua të bëj oponencë, kur është diskutuar në grupin parlamentar dhe në kryesi sigurisht kam bërë oponencën time. Është e mundur që taksa e sheshtë të bie në një nivel të caktuar, por nuk është e mundur të bëhen dhe absurditete të tjera jo me TVSH, të heqim këtë dhe atë, aq më tepër që ka nevojë shumë për investime, që qeveria të jetë aktive.
Nuk dua t?i riduktilizoj këtë bisedë, por në rast se do kishte fituar, për një mrekulli, kë do kishte pasur ministër Financash?
Nuk e di, është një çështje që e di vetëm z.Basha, nuk më intereson. Çadra krijoi një pritshmëri të paktën te strukturat e PD, që tani po nisim, dhe në vend që të vijonim më tej …
Çdo të thotë që të ishte konseguent me Ramën? Të mos hynte në zgjedhje?
Në zgjedhje sigurisht që duhet të hynte, por jo që të merrte drejtorin e Hipotekave për të shkuar në zgjedhje, apo drejtorin e KESH.
Po kë të merrte?
Në zgjedhje ishte më mirë ballafaqim dhe vendosja ballë për ballë dhe jo të ishin aty ku jemi sot, që pretendojmë se na janë vjedhur votat.
Ka një ndikim, kur mungon oferta politike, oferta e parasë bën punën e vet. Kur votuesi nuk i konsideron partitë njëlloj, do të thotë se nuk ka ofertë politike të dallueshme për ta mbështetur dhe besuar, atëherë kategoritë të caktuara shoqërore sigurisht … unë nuk kam fakte, por duke marrë nga disa rezultate të dala nga disa parti apo individë të le të kuptosh se nuk është luajtur gjithandej ndershmërisht.
Kam parasysh deklaratën e Presidentit të PE, Junker, ambasadorja gjermane apo ajo e BE, Vlahutin, që kanë thënë se fitorja e Ramës është garanci. Mos vall ju jeni një dorë e vjetër që nuk i shërbeni ecjes përpara?
Unë jam i bindur dhe në çdo kohë që misioni opozitar i partive politike në demokraci është po aq i shenjtë sa i mazhorancave që iu besohet për të qeverisur dhe jam po aq i bindur se gjëma më e madhe që mund ti ndodhë Shqipërisë pa institucione të konsoliduara lënia pa opozitë përbën gjëmën më të madhe. Mirë a keq në Shqipëri partitë opozitare kanë qenë garancia e vetme për të mbrojtur qytetarët, nga vërshimi i pakontrolluar i pushteteve. Ka qen opozita gjithmonë që i ka vënë kufijtë mazhorancës, duke thënë shpesh dhe të pavërteta, por që e ka kufizuar pushtetin me presionin e saj dhe të qytetarëve në makutërinë për të mos njohur asnjë kufi në ushtrimin e pushtetin e vet. Ne e dimë se institucionet e tjera që duhet të jenë për të kufizuar vërshimin e pakontrolluar të pushtetit të një mazhorance janë të dobëta dhe nuk janë efiçente në arritjen e qëllimit. Në këto rrethana përpjekja për të lënë vendin pa një opozitë, siç po ndodh ose për të emëruar nga vetë qeveria, për herë të parë ndodh që opozita tërhiqet për hundësh dhe krijohet nga vetë shumica, nga partia që fiton zgjedhjet, është ajo që i le hapësirën, i përcakton axhendën dhe të gjitha gjërat për ta konfiguruar.
Është akuzuar Berisha që ka dashur të vendosë kryetarin e PS, po më thoni ju që Edi Rama po përcakton kreytarin e PD?
Po interferoni.
Në ç?kuptim po interferojmë?
Të gjithë analistët përpiqet të justifikojnë humbjen e Bashës që kjo është e thjeshtë, nuk ka problem pse bëhet kaq jo e madhe. Në të vërtetë për ne demokratët është humbje nga e cila duhet të nxjerrim mësim se të dhemb shumë, djeg shumë. sot nuk ekziston në spektrin e djathtë parti politike, sepse të gjitha u futën në xhepin e PD dhe në ballafaqimin e fundit elektoral nuk u pa ndonjë parti tjetër e qendrës apo e djathtë që të ballafaqohej me elektoratin dhe të mund të ketë të lidhur ende elektoratin, por që mund të ndodhë për partitë e tjera të djathta që për 8 apo 10 vjet nuk janë ballafaquar njëherë me qytetarin për të kërkuar votë, por janë futur në xhepin dhe hijen e PD. Dhe gjithë spektri i djathtë sot është më pak se 30%. Çfarë garancie ka qytetari që do të jetë nesër i mbrojtur nga një alternativë politike? A mund t?i besohet që rolin e opozitës ta luajë LSI, që ka qenë parti pushteti në mënyrë të vazhdueshme?
Ajo është e destinuar ta luajë sot, sepse është e vendosur në qendër të një beteje politike …
Unë nuk e besoj dhe nuk mendoj se mund të jetë ajo partia që mund t?i bënte opozitë dhe që të shprehte tërë pakënaqësinë e qytetarëve që ka lindur, është një pakënaqësi në proces, sepse ne e pamë me sytë tanë.
Rrezikon LSI të fryhet për shkak të një partie opozitare?
Është një problem shumë i madh që opozitës i mungojnë 200 mijë vota, nga dita e parë e daljes në opozitë pas 4 vitesh bilanci na mungojnë 230 mijë vota që i kishim, kjo është një impaktje. Ato i kanë kaluar LSI dhe PS, ose janë abstenuar.
A mos është më komod z.Basha në raport me Edi Ramën kryeministër për reformat e mëdha, të cilat po kërkohen sot dhe nga faktori ndërkombëtar?
Çështja e reformave që janë të domosdoshme dhe në të mirë të vendit sigurisht që duhet të ketë një një dakordësi mes palëve. Ato janë përtej një parëtie, një mazhorance, po të jenë të tilla reforma. Po të jenë reforma që kanë të bëjnë me qeverisjen, me programet, diferenca të ndryshme midis partive, sigurisht secila parti do mbaj përgjegjësi, por po të jenë aksione të mëdha që kanë të bëjnë me vendin, me proceset e integrimit, në çdo kohë opozita dhe mazhoranca duhet të bashkëpunojnë, që për fat të keq nuk ka ndodhur kështu. Por nuk mund të përdoret kjo, nevoja e bashkëpunimit për çështje të mëdha si justifikimi për të futur dhe opozitën nën sqetullën e mazhorancës.
Ju jeni anëtar i Kryesisë, pse nuk morët pjesë në mbledhjen, ku u votua mocioni për shtyrjen e datës së zgjedhjeve?
Nuk mora sepse njoftimi është bërë rreth 13:00 dhe unë nuk ndodhesha në Tiranë. Kjo tregon hajde të kalojmë këtej se po pimë një kafe, pra mungesë seriozitet dhe rregullash.
Rezultati ishte 11 me 14, do ndryshonte …?
Nuk besoj se do ndryshonte, aty janë gjërat në institucione normalisht kryetari, ai që ka vulën, komandon vetë. Kjo nuk është një çështje e votimit brenda institucioneve, këtu është çështje vullneti. Vullneti i mirë do kërkonte një proces të hapur dhe të shtrirë në kohë të mjaftueshme, për t?iu dhënë mundësi jo kryetarit apo rivalit të tij për të bërë fushatë, por për të dhënë mundësinë e e reflektimit dhe kohezionit demokratëve që janë të përçarë dhe vazhdojnë shajnë.
Ju po thoni që gjatë këtyre viteve që Basha bëri një parti personale dhe tani a nuk është pak naive të kërkoni që ai të mendojë për interesin e përgjithshëm të demokratëve?
Unë mendoj se sot ai duhet të jetë në reflektimin më të thellë. Deri sot nuk po shoh të ketë shenjë reflektimi dhe përgjegjësie. Pendesa e tij është gjëja më e munguar që kemi parë, sigurisht që këtu nuk ka shpresë dhe unë dua të shpresoj që gjithçka do rregullohet, prirem nga pozitivja jo nga negativja.
Që zgjedhjet kanë filluar dhe dita e parë e tyre ka qenë sot, a ka mundësi për ta futur procesin në hulli statutore apo jo?
Mendoj se përtej procedurave dhe rregullave statutore që janë sh të rëndësishme për ta dalluar një parti, ajo që dallon partinë liberale janë procedurat, që janë shumë të rëndësishme për të karakterizuar një parti. Por një parti e lirë është garanci për çdo individë të kontribuojë për të, sepse do jetë i dëgjuar, i respektuar dhe vlerësuar. Një parti që nuk respekton asnjë rregull, do katapultojë nga të gjitha këndet e qoshet me të gjitha shanset, me të gjitha mjetet, deri te ato të ryshfetit. Por përtej procedurave unë mendoj që momenti i tanishëm përveç procedurës kishte nevojë për një vullnet shumë të mirë për të krijuar terrenin për të ballafaquar demokratët me njëri-tjetrin për t?i afruar dhe pajtuar, për t?i bashkuar në një front. Dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht sukses dhe do një kohë të gjatë derisa të konsolidojmë dhe qytetarin rreth vetes ta bëjmë atë të bindur që nuk është e lehtë por është hapi i parë për të krijuar një kohezion.
Në këto kushte …
Dëgjova retorikën e sotme
D.m.th z.Basha do zgjidhet më 22 korrik dhe do vazhdojë procesin personal?
Sigurisht, do të vazhdojë me ca parulla, bashkimi, tërheqja, e kemi parti të madhe do ta bëjmë më të madhe, themelues e kontribuues, etj.
Z.Basha nuk e percepton që po i bie vlera partisë në këtë mënyrë apo ai mendon se në një moment konsumimi nga pushteti do bëjë të vetëm dhe ai do bëhet kryeministër?
Kësaj përralle nuk i besoj. Kjo ka qenë ka ndodhur dhe në Shqipëri thuhet se votohet kundër qeverisë dhe pro atij që vjen. Kjo qeveria që u votua tani ishte me kundërshtitë më të mëdha për kushtet e një çoroditjeje totale. Këta e kanë bërë se janë këta të vjetrit që po i kundërvihen Bashës, ne 3-4 a 5 veta jemi, ai i ka gjithë të rinjtë që janë ngritur në këmbë kundër tij, sepse metoda dhe mënyra e sjelljes e punës së tij është tërësisht e papranueshme. Aty ka mbetur vetëm partia e Genc Pollos me gjithë deputetët e tij, i ke të gjithë aty, të katërt.
Përveç Genc Pollos, Tritan Shehut, kemi dhe Jemin Gjanën, që kishte dhënë një intervistë sikur ju vlerësonte juve, por mendonte se duhet të kishit bërë më shumë …
Nuk dua të bëj komente për kolegët, por kjo është e vërtetë që nga konsideratat e Bashës që të jesh anëtar dhe kontribuues në PD në mënyrë permanente në një kohë të gjatë është një antivlerë, dhe të kesh lëvizur derë më derë dhe parti më parti qenka vlerë, se ky ka aty njerëz që kanë ikur nga një herë apo dy herë nga PD dhe kanë gjuajtur me të gjitha instrumentat që kanë pasur në dorë dhe sot janë njerëzit më të besueshëm, që janë njerëzit dhe më me gjynahe në kontributin dhe aktivitetin e PD.
Ju keni qenë shumë i afërt dhe nuk e di si jeni sot me Sali Berishën. Pozicioni i Berishës në gjithë këtë, sepse me logjikën tuaj i bie që PD po shkon drejt shkatërrimit, pse ai që e krijoi po lejon shkatërrimin e partisë që krijoi vetë?
Unë nuk dua të diskutoj gjatë për qëndrimin e tij, në raport me çështjen konkrete dhe zgjedhjeve, Berisha ka mbajtur një qëndrim në rrjetet sociale dhe që shpreh shqetësim për humbjen e 200 mijë votave pra që duhet bërë një analizë dhe që përgjegjësia nuk është vetëm e Bashës, por më shumë se kaq dhe sigurisht manipulimi i votave. Unë e mirëkuptoj deklaratën e tij, që vë gishtin mbi plagën, të gjendet pse valenca e PD ka ardhur në rënie nga zgjedhja në zgjedhje dhe që të mos bëjmë purg në PD, betejë që të presim kokat e njëri-tjetrit, por përmes një debati, pajtimi të identifikojmë përgjegjësit.
Kjo ishte gati 10 ditë më parë?
Po, dhe prej asaj dite nuk ka shprehje tjetër. Dhe unë e ndjej që edhe kjo shprehje përballë zhvillime aktuale dhe atë që ndjej se do dalë nga ky proces janë të pamjaftueshme për të qenë duar lartë që unë e bëra timen, por s?më dëgjoi kush. Ai është larguar dhe ai s?do ta marrë kurrë një rol protagonist, por në kushtet e një kakofonie përgjegjshmërisë ku njerëzit shajnë dhe i lënë njëri-tjetrit përgjegjësi që nuk i kanë dhe përgjegjësit e vërtetë mundohen të fshihen pas njëri-tjetrit mendoj se duhet të ishte e domosdoshme vënia e gishtit mbi plagë.
A ka realisht aq influencë sot Berisha?
A do ta mbështesni ju krijimin e një partie tjetër të djathtë?
Nuk është çështja për të bërë protagonizëm apo parti politike. Dua të besoj dhe shpresoj që PD duhet të dijë ta luajë rolin e saj, përtej miopisë momentale apo errësimit të syve që ka Basha nga frika e karriges. Mendoj se është e rëndësishme që të gjenden instrumentet e pajtimit dhe komunikimit. Më 2005 erdhëm në pushtet pikërisht duke kaluar në një proces të tillë, jo vetëm me njerëz brenda PD, por dhe me kundërshtarë.
Ai e ka ndërmarrë një hap të tillë, Astrit Patozi ka folur për një pakt të tillë, që ai e ka refuzuar …
E ka refuzuar, që ajo nuk është marrëveshje. Unë e dëgjova Patozin, i ka bërë kërkesa për të bërë një tërësi rregullash për të konkurruar, por unë se quaj fare të rëndësishme këtë se pse ai i ka për detyrë ti plotësojë ato, dhe ai nuk i plotëson as rregullat që janë minimaliste. Ndërkohë unë mendoj se një platformë pajtimi është më shumë se rregullat e konkurrimit, është qëndrim dhe vendim që duhet të merret brenda PD për të krijuar shpresën e rikthimi të PD.
E kam pyetur Topallin, po ju pyes edhe juve, nëse do vinte një kërkesë nga të rinjtë, por edhe nga të vjetrit, do pranonit për të drejtuar?
Jo, unë kam 20 e ca vjet, 18 vjet kam qenë Sekretar i PD, kam kontribuar dhe punuar, dhe mbetem i disponuar për të ndihmuar në këtë funksion. Nuk kam asnjë ambicie, edhe kur më është kërkuar kam thënë jo.
Edhe kreu aktual ju ka kërkuar?
Edhe kreu aktual, në fillimet e veta më ka kërkuar dhe i kam thënë jo. Gjërat duhen bërë, edhe rotacioni i elitave duhet vërë, por jo me emërim, t?iu krijohet mundësia që ato të vijnë në mënyrë të natyrshme dhe përmes proceseve mazhoritare, përmes votës, mbështetjeve ndaj njerëzve, për të detyruar të gjithë personalitetet që do vijnë në rrjetet politike që të kenë të parin qytetarin, të adresohen te individi, t?i shërbejnë atij që të marrin simpatinë dhe mbështetjen e tij.
Z.Bode iu përjashtoni mundësinë e një partie tjetër të djathtë …
Unë nuk e përjashtoj, unë mendoj që e gjithë e djathta ka nevojë për t?u rikompozuar.
Si e shihni rikompozimin e së djathtës?
Ne sot kemi në Shqipëri vetëm dy të majta, kemi një PDIU që luan rolin e … kemi dy të majta, që janë tamam të majta dhe kanë zënë mbi 2/3.
Si e shihni rikompozimin e PD, si një lëvizje …?
Nuk po të them që të krijohet në mënyrë artificiale, por jam i bindur se qytetarët vetë në racionalitetin e tyre në mënyrë natyrale do të grupohen për të mbrojtur interesin e tyre, sepse janë tërësisht të ekspozuara ndaj veprimeve të qeverisë që janë tërësisht të majta dhe nuk kanë të bëjnë me grupe të vogla.
Që nga viti 2001, e majta është gjithnjë më lart se e djathta, a ka vend për të djathtën në Shqipëri?
Këto janë teori sorosiane, që nuk duhet të djathta në Lindje, se kështu e bën ai, një pjesë të mirë të vendeve, dhe pastaj u kujtua se nuk është fare e thjeshtë vetëm duke alternua një të majtë me një të majtë tjetër.
Më 24 Ilir Meta ka thirru seancën e jashtëzakonshme për betimin si President i Republikës, do shkoni?
S?e ka thirrur Ilir Meta, e ka thirrur Kuvendi.
Pavarësisht se nuk kemi votuar dhe mbajmë qëndrim, përderisa është votuar ai është Presidenti i vendit.
Do shkoni?
Do shkohet, sigurisht që do shkohet. Është ceremoni, nuk e di. Ne presim që të kemi një udhëzim nga …
Nga kryetari Basha?
Nga kryetari i grupit minimalisht./CityNews
Botuesi Henri Çili duket se ka nisur intrigat kundër kryemin...
Njeri i debatit televiziv më shumë se e intervistave, Genc R...
Nga Enver BytyçiNjë kërkesë gati e pakthyeshme e liderit të ...
Kreu i qeverisë aktuale, krye Rilindasi Edi Rama, për të nxi...
Ndarja me krimin dhe drogën, urgjencë kombëtare, një thirrje...
Marrëveshja, marrëveshja! Mesnatën e 17 majit dhe gjatë 18 m...
Politika amerikane, a do ta denoncojë botërisht përballë opi...
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë sot me një deklaratë mbi ...
Banorët e zonës së 5 Majit, Paskuqanit dhe Laprakës vijojnë ...
Gazetari Bledi Mane, ka hequr paralele mes ish-Ministrit të ...
Në ceremoninë e 30 vjetorit të degës së LDG në Vlorë, ka qen...
Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim dhe me struktura të...
Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar dokumente, që tregojnë ...
Për të gjithë ju që nuk e keni ditur deri më tani, nëse nxir...
Banorët e “5 majit” do të protestojë sërish ditën e nesërme ...
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të kalojë këtë të ...
Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria d...
Ish shefi i antidrogës Dritan Zagani ka reaguar për dënimin ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, është i ftuar pasditen e sotem n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...