Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kur Lulëzim Basha dhe lidershipi i opozitës vendosën menjëherë pas protestës së madhe të 18 Shkurtit, që të ngrinin ?Çadrën? përball zyrës së kryeministrit Edi Rama, shumëkush mendoi se bëhej fjalë për një lëvizje radikale politike, për të rritur pikë në prag të zgjedhjeve të 18 Qershorit. Të tjerë e interpretuan si një tentativë për të marrë pushtet në tavolinë, edhe me ndihmën e LSI-së së Ilir Metës. Si më sipër, nuk mendonin vetëm fanatikët e ?Rilindjes?, por edhe mjaft demokrat apo ajo pjesë gri e opinionit publik që është lodhur me tranzicionin e gjatë ku kukullat vetëm ndërrojnë vendet dhe rolet.
Faktikisht opozita është në të drejtën e saj, që të përdor çdo mënyrë demokratike dhe paqësore për të shpejtuar ditën e synimit të saj final; rikthimin në pushtet. Kështu mendonin deri pak ditë më parë edhe shumica e ndërkombëtarëve, duke e rrethuar me injorim dhe heshtje totale ?Çadrën?. Askush nuk e pranonte krizën politike. Gjithkush e këndvështronte atë që po ndodhte, në mënyrën më paqësore si kurrë më parë në Shqipërinë pluraliste, thjesht si një tentativë për të marrë pushtetin sa më shpejtë.
Por sot ja ku jemi; Lulzim Basha përball Edi Ramës. Jo si lider i një partie që kërkon të bëjë vetveten kryeministër dhe të çojë sërish në zyrat komode të pushtetit, ata që u rrëzuan me votë plebishitare në Qershor të vitit 2013. As si një individ politik i ?virgjër?, përball një kryeministri të zhytur në korrupsion, klientelizëm e më tej në kriminalitet.
?Lulzim Basha? nuk është më Lulzim Basha, kryetar i PD-së dhe shef i opozitës. ?Edi Rama? nuk është më Edi Rama, kryeministër me votë dhe kryetar i mazhorancës. Janë dy filozofi politike të kundërta, dy plane madhore për të ardhmen e Shqipërisë, që përplasen për jetë a vdekje.
Të dyja këto projekte kanë edhe ?ushtritë? e tyre, që nuk kanë të bëjnë më me partitë që përfaqësojnë, as me të majtën e të djathtën, por vetëm me atë që do të ndodh me të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është koha e një shansi të madh, për të mbyllur përfundimisht tranzicionin 27 vjeçar.
Kjo betejë historike është në kulm të saj. Palët artikulohen nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Le të shohim dhe shpjegojmë, ?armët dhe qëllimet? e tyre.
?Edi Rama? thotë;
Në Shqipëri nuk ka krizë politike dhe opozita ka hyrë në ?Çadër? nga frika e Vettingut dhe zbatimit të drejtësisë, për mëkatet që ka bërë kur ka qenë në pushtet.
?Lulzim Basha? thotë;
Në Shqipëri ka krizë politike, madje të vetë sistemit. Tashmë këtë po e artikulojnë edhe ndërkombëtarët (lexoni deklaratën e ambasadores gjermane). Por mbi të gjitha kjo krizë politike u ?pranua? nga vetë Edi Rama, në momentin që ai ishte i gatshëm që të lëshonte gjysmën e qeverisë, KQZ-në e ligjshme, presidentin që i takon mazhorancës (opozita nuk e ka kërkuar asnjëherë), shtyrjen e datës së zgjedhjeve të dekretuara nga presidenti, ?policinë që duam? etj. A ka krizë më të rëndë politike se kjo situatë?
Edi Rama thotë;
Unë nuk pranoj qeveri teknike dhe nuk kam pse të japë dorëheqjen, sepse kam një mandat demokratik nga populli.
?Lulzim Basha? thotë;
Edi Rama e ka ?pranuar? qeverinë teknike, që në momentin që lëshon çdo gjë, përveç pozicionit të tij. Qeverisja e tij është e kriminalizuar dhe rrezik për zgjedhjet e ardhshme. Vetëm një qeveri teknike pa Edi Ramën, mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mandatin që i dha populli e ka tradhtuar, duke u bërë palë me krimin dhe korrupsionin.
Edi Rama thotë;
Jam gati që të bëjë çdo kompromis, por nuk heq dorë vetëm nga Vettingu i cili është prioriteti numër një i imi.
Lulzim Basha thotë;
Opozita kthehet në Kuvend dhe voton Vettingun, që të nesërmen e krijimit të qeverisë teknike pa Edi Ramën. Por ai nuk e do këtë, sepse kërkon ta çojë deri në fund deformimin që i ka bërë Reformës në Drejtësi, duke shkelur marrëveshjen ?Nuland?.
?Edi Rama? thotë;
Unë dhe qeveria ime e kemi transformuar vendin këto katër vjet dhe këtë gjë, e dinë të gjithë qytetarët. Unë dhe PS jemi plotësisht të sigurt se do t?i fitojnë thellë zgjedhjet, të cilat do të bëhen fiks në datën 18 Qershor. Na duhen edhe të paktën dy mandate të tjera, që të realizojmë projektin tonë. Do të hedhim miliarda në vitet që vijnë për transformimin e vendit…
?Lulzim Basha? thotë;
Është e vërtetë që Edi Rama ka një projekt për Shqipërinë dhe ka ecur me shpejtësi, për realizimin e tij. Ai kriminalizoi legjislativin, pushtetin lokal, administratën, policinë dhe politikën në përgjithësi. Edi Rama ja dorëzoi ekonominë dhe taksat e qytetarëve një grushti oligarkësh të rinj e të vjetër, klientë direkt të tij. Instaloi skemën grabitqare të koncesioneve që është më e keqe dhe më e rrezikshme, se çdo piramidë financiare. Përzuri nga vendi mbi 300 mijë shqiptarë. Ja dorëzoi territorin mafies së narko-trafikut dhe po bëhet gati që të blejë që ?në dhomën e gjumit? votën e shqiptarëve, për të vazhduar projektin e tij kriminal.
?Edi Rama? thotë;
Jap çdo garanci për zgjedhjet e lira; kontrollin e policisë, arsimit, burgjeve etj, nga opozita…
?Lulzim Basha? thotë;
Duhet shkatërruar dhe rindërtuar në themel sistemi zgjedhor, mënyra e votimit, Kodi Penal, parlamenti të ketë vetëm 100 deputetë…
?Edi Rama? thotë;
Projekti im duhet të vazhdojë si e vetmja rrugë, për ta transformuar Shqipërinë.
?Lulzim Basha? thotë;
Është koha për ?revolucion demokratik?; stop përfundimisht tranzicionit, Republikë e Re…
Kjo është përballja e madhe historike, që po ndodh. Nuk është më mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por mes dy botëve dhe idealeve të ndryshme ku Shqipëria do shkojë…/SYRI.net
Kontrolli i lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori admini...
Dje Partia Demokratike dhe kreu i saj, Lulzim Basha, shpallë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndoshta për he...
Lista Serbe nuk është në dijeni që të hënën demarkacioni do ...
Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni....
Zyrtarë të ambasadave amerikane dhe gjermane janë kundër org...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar e...
Vetëm pak orë pas ngjarjes, me fund tragjik, të vrasjes së k...
Prezantuesja Arbana Osmani, një nga ikonat e ekranit të Top ...
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, është ekzekut...
Vetëm pak muaj pas krijimit Autoriteti për Informim mbi Doku...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrje...
Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari është dënuar me 6 mua...
Pasi më parë kanë pranuar të jenë pjesë e listës së kandidat...
Policia ka goditur rastin e tretë të trafikut të drogës gjat...
Një trup i pajetë është gjetur pak më parë në Vlorë. Mësohet...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Familja Tasellari prej vitesh jeton në qytetin e Pogradecit,...
Një radhë e gjatë kilometrike është krijuar mëngjesin e sotë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...