Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndoshta për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë apo dhe më gjerë, ka sulmuar në prani të militantëve grupin parlamentar të partisë së tij, pra përfaqësuesit politikë në Parlament të PD.
Basha në fjalën e tij tha se ?fitorja e djeshme e Kavajës erdhi nga çadra dhe një fitore të tillë opozita nuk kishte mundur ta arrinte në 4 vite, dhe një fitore të tillë nuk kishte mundur ta bënte kurrë grupi parlamentar i Partisë Demokratike?.
Duke mbajtur në krah Ndriçim Kullën, i cili dy ditë më parë mesa duket me porosi të Lulzim Bashës sulmoi zërat ndryshe në PD, Basha çoi një mesazh të qartë drejt grupit parlamentar të PD. Kreu demokrat nuk e vlerëson punën e tyre, aktivitetin deri diku e quan të dështuar dhe ky nuk është rasti i parë që kreu demorkat bën këtë veprim. Që prej marrjes së tij të frenave të PD, Basha ka qenë shpërfillës ndaj grupit parlamentar dhe mosvlerësuar ndaj aktivitetit të tyre. Gjatë këtij organizim të PD, ai e shmangu grupin parlamentar, nuk e përfilli grupin parlamentar gjatë negociatave të reformës në drejtësi apo negociatave të tanishme për zgjidhjen e krizës politike. Vendosi vetë të hynte në çadër dhe nuk pyeti askënd. Grupin parlamentar më shumë po e përdor si roje te çadra, të cilët qëndrojnë dezhur me tre turne, se sa si deputetë dhe përfaqësues politikë, të cilët duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Akti i sotëm i Bashës tregon ndarjen e tij përfundimtare me grupin palamentar të zgjedhur nga Sali Berisha në vitin 2013. Ky është dhe një sinjal i një përplasjeje të thellë të kryetarit të PD me deputetët e kësaj force politike, flasim për ata që kanë mend dhe dije dhe dinë të debatojnë, jo për ata që i mbajnë iso kryetarit me shpresë se do jenë ende në listat e deputetëve, por këta të fundit do jenë të zhgënjyerit e mëdhenj.
Artikulimi i sotëm i Lulzim Bashës ishte një qëndrim publik kundër grupit parlamentar të PD në mbështetje të disa zërave, që sulmuan ditët e fundit Jozefina Topallin apo Majlinda Bregun, zëra të cilët kanë shpërthyer me komandon e Bashës. Dhe këtë e tregoi sot publikisht duke e shpallur grupin parlamentar të PD të dështuar në këto 3 vite e gjysmë me gjithë betejën që shumica e tyre ka bërë në atë sallë, që Basha e quan të mbushur me kriminelë. E ndërkohë që Basha shkonte e vinte në Holandë, në sallën e mbushur me kriminelë Berisha, Topalli, Paloka, Noka etj., mirë apo keq, zhvillonin një betejë mu në zemër të krimit, ndërsa Luli shijonte tulipanët gjatë ditës dhe vështronte dritat e kuqe gjatë natës.
Sa për Kavajën dhe fitoren e Lulit ka diçka që është shumë qesharake, Basha po feston tërheqjen e kandidatit të rivalit nga gara. Suksesi i çadrës është moszhvillimi i një gare, se po të zhvillohej ajo ndoshta Basha nuk do të ishte kaq festiv. Pra, festimi i një fitoreje të paqenë dhe sulmi mbi grupin parlamentar janë dy qëndrime, që tregojnë se qëllimi i Lulzim Bashës nuk ka qenë aksioni politik, por forcimi i tij si kryetar, pasi pozitat mund t?i lëkunden së tepërmi në rast se humb zgjedhjet e ardhshme parlamentar me apo pa qeveri teknike./CityNews
Lista Serbe nuk është në dijeni që të hënën demarkacioni do ...
Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni....
Zyrtarë të ambasadave amerikane dhe gjermane janë kundër org...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar e...
Vetëm pak orë pas ngjarjes, me fund tragjik, të vrasjes së k...
Prezantuesja Arbana Osmani, një nga ikonat e ekranit të Top ...
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, është ekzekut...
Vetëm pak muaj pas krijimit Autoriteti për Informim mbi Doku...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrje...
Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari është dënuar me 6 mua...
Pasi më parë kanë pranuar të jenë pjesë e listës së kandidat...
Policia ka goditur rastin e tretë të trafikut të drogës gjat...
Një trup i pajetë është gjetur pak më parë në Vlorë. Mësohet...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Familja Tasellari prej vitesh jeton në qytetin e Pogradecit,...
Një radhë e gjatë kilometrike është krijuar mëngjesin e sotë...
Dy ngjarje aspak të zakonshme kanë ndodhur këto ditët e fund...
Një alarm për bombë është vënë këtë paradite në qytetin e El...
Policia ka publikuar pamjet e aksionit në Fieri, ku u sekues...
Alfred Qefalia, i akuzuar si “vrasës me pagesë” dhe se i ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...