Foto-Ekskluzive/Radhë kilometrike në Kapshticë, qytetarët presin mbi 1 orë
Një radhë e gjatë kilometrike është krijuar mëngjesin e sotë...
Familja Tasellari prej vitesh jeton në qytetin e Pogradecit, ku pranë vijës liqenore trashëgon brez pas brezi një banesë të vogël me një oborr prej 115 metrash katrorë.
Kjo pronë e poseduar prej tyre sipas të gjitha vendimeve gjyqësore, do të shndërrohej në një ?mollë sherri?. Për 22 vite ata do të gjenden në një konflikt serioz me familjen Vançi që banon shumë afër tyre.
Zanafilla e rrugëtimit të përplasjes gjyqësore, verbale dhe fizike zë fill prej vitit 1995, kohë kur familja Vançi e regjistron në emër të saj pronën pranë hipotekës.
Menjëherë pasi u vunë në dijeni të kësaj lëvizje, Tasellarët depozituannë gjykatën e Shkallës së Parë, Pogradec një ankesëlidhur me ngjarjen, për të kërkuarlegjitimisht pronën.
Kalvari i gjatë i gjyqeve që nis prej vitit 1995 deri në vitin 2009, i kthehu pronën edhe njëherë familjes Tasellari.
Sipas të gjitha vendimeve të gjykatave të marra nga Shkalla e parë, Shkalla e dytë dhe Shkalla e tretë, prona i përket Tasellarëve.
Por pavarësisht dokumentacionit të lëshuara nga organet e gjyqësorit, historia e padrejtësisë së pretenduar fillon në momentin kur në skenë të ngjarjeve vjen vëllai i kryetarit të Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri, Gile Kapri. Mësohet se ky i fundit është dhëndër i familjes Vançi.
Duke përdorur pushtetin e të vëllait ai ka ndëryrë në institucionet e Pogradecit duke i marrë pronën.
?TemA? ka hulumtuar rreth kësaj çështje duke marrë nga institucionet të gjithë materialin e nevojshëm i cili vërteton shkeljet flagrante që janë bërë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (hipoteka), Pogradec.
Denoncimi
Tre fëmijët e familjes Tasellari, Shpresa, Iliri dhe Ariani i drejtohen redaksisë së gazetës ?TemA? për të denoncuar publikisht shtetasin Gile Kapri. Ata e konsiderojnë atë si autorin e të gjitha shkeljeve të kryera ndaj tyre duke e cilësuar si më të pushtetshëm se i vëllai i tij që është kryetar bashkie.
Shpresa deklaron se GileKaprika mësyrë disa herë në banesën e tyre duke i shantazhuar, kërcenuar dhe dhunuar fizikisht që të tërhiqen nga prona.
?Gile Kapri na ka shkatërruar jetën pasi po jetojmë me frikë. Rreziku që na vjen nga ky njeri ccdo ditë bëhet edhe më i lartë. Sipas të gjitha vendimeve gjyqësore që unë po ju ve në dispozicion, prona është e jona.
Ndërkohë ky, ndërhyn mes qindra formash për të na e grabitur. Nuk dinim se ku të drejtohemi pasi zotëria në fjalë, duke përdorur pushtetin e kryetarit të Bashkisë Eduart Kapri, i ka mbyllur gojën të gjitha organeve ku ne ankohemi. Ata kanë ndërhyrë dhe i kanë korruptuar edhe avokatët tanë, ? shprehet Shpresa.
Ndërkohë Ilir Tasellari, rendit disa nga rastet kur Kapri ka mësyrë në banesën e tyre duke adresuar kërcenime të forta dhe duke u përleshur fizikisht me ta.
?Ai erdhi në mes të oborrit dhe tha papritur se kjo është prona e tij. Me vete kishte marrë edhe një person tjetër për të na trembur. U terrorizuam nga sjellja që shfaqi, pasi artikulonte kërcenime, fyerje dhe shantazhe të shumta ndaj nesh.
Kapri dhe shoku i tij, na u sulen duke na goditur fizikisht. Unë dhe vëllai u dëmtuam mjaft rëndë, ndërsa motra dëmtime të lehta. Nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia, ngjarja do të kishte përfunduar me pasoja fatale,? tregon IlirTasellari, cili sot ndjehet mjaft i lodhur psikologjikisht nga heshtja e institucioneve.
Në rrëfimin e tyre ata denoncojnë edhe një rast flagrant kur Kapri ka shkuar më tej duke ndërhyrë në organet e drejtësisë për ta kaluar çështjen në favor të familjes tjetër pas të cilës fshihet vetë ai.
Denoncuesi, tjetër Arjan Tasellari përmend edhe disa gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Korçë, të cilët kanë urdhëruar prishjen e një ndërtese që familja pati ndërtuar në oborr.
?Edhe pse ne kishim fituar çështjen, në Shkallën e Parë dhe në Shkallën e Dytë, gjykata e Apelit Korçë, e udhëzuar nga GileKapri mori një të një anshëm kundra nesh. Gjyqëtarët Sotiraq Lubonja, Anerti Kasuli dhe NeribanMullaj nuk përllogaritën vendimet e tjera dhe i kaluan pronën fqinjëve. Pas kësaj, ne ju drejtuam Gjykatës së Lartë e cila vendosi përfundimisht që prona të jetë e jona,?rrëfen Arjani për ?TemA?.
(Për prishjen e godinës theksojmë se familja nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.)
Ironia dhe çmenduria
Edhe pse Gjykata e Lartë dha vendimin final duke e kaluar çështjen përfundimisht në favor të familjes Tasellari, institucionet e Pogradecit e patën të vështirë ta zbatojnë atë.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të këtij qyteti, nën drejtimin e Nexhip Shkullakut, pasi u njoh me vendimin nuk e zbatoi atë. Hipoteka pajis me certifikatë pronësie personat që ishin humbës të gjyqit.
?Nexhip Shkullaku, ish-drejtor i hipotekës bën padrejtësinë më të madhe dhe shkeljen më të madhe të ligjit duke i dhënë pronën humbësit të gjyqit. Ai duke zbatuar urdhërat e Gile Kaprit dhe jo të organeve të drejtësisë nuk na jep pronën,? deklaron familja Tasellari.
Por menjëherë pasi hipoteka merr këtë vendim, pala tjetër nxiton të shesë pronën.
Sot, 115 metrat katrorë pranë vijës liqenore nuk janë më as të njërës palë dhe as të palës tjetër.
Sipas denoncuesve, në shkelje të plotë me ligjin prona ka një pronar të ri edhe pse vendimet e gjykatave flasin ndryshe.
Të lodhur nga pin-pongu i organeve të drejtësisë sot familja Tasellari kërkon që e vërteta të vihet në vend. Sot ata gjenden pa force për të marrë dokumentacionin e pronës së tyre.
?Shteti nuk ka funksionar. Bajraktari i Pogradecit (vëllai i kryetarit të bashkisë) na ka plaçkitur pronën dhe të drejtat tona. Kur institucionet e Pogradecit nuk respektojnë vendimet e gjykatave, si mund të dëgjojnë ankesën tone?! Nuk kemi më forcë pasi Gile Kapri është shndërruar në një rrezik serioz jo vetëm për ne por për gjithë qytetin,? shprehet familja Tasellari.
Edhe pse të pashpresë, Tasellarët apelojnë ndaj qeverisë që të vendosë në lëvizje mekanizmat e tij. Ata nuk kërkojnë zbardhjen e të vërtetës pasi ajo tashmë është zbardhur nga organet gjyqësore, ata kërkojnë thjesht vendosjen në vend të drejtësisë./TEMA
Një radhë e gjatë kilometrike është krijuar mëngjesin e sotë...
Dy ngjarje aspak të zakonshme kanë ndodhur këto ditët e fund...
Një alarm për bombë është vënë këtë paradite në qytetin e El...
Policia ka publikuar pamjet e aksionit në Fieri, ku u sekues...
Alfred Qefalia, i akuzuar si “vrasës me pagesë” dhe se i ka ...
Rreth një vit më parë Nazime Visha la burgun për të vijuar j...
Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses mëng...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 06 Maj...
Takimi dy palësh në nivel të lartë përfaqësimi PS dhe PD dit...
Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni....
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Analisti Ilir Kulla ka zbuluar arsyen e arrestimit te super ...
Ministri i Drejtesise, njeheresh kryetar i LSI, Petrit Vasil...
Dita e sotme nuk do filloje shume mire për ata qe janë ne nj...
Një sindikatë e vogël, e quajtur Sindikata e Pavarur e Ushqi...
PS do mbledhe pas pak ditësh kongresin elektoral.Kongresi El...
Leximi i dorës është një ushtrim që trashëgohet prej qindra ...
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka kom...
Duket e cuditshme, por disa studiues kanë provuar se po të h...
Ndonëse të gjithë i njohin efektet negative të duhanpirjes, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...