Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni. Por ajo nga një vend shembullor është shndërruar në një prej shqetësimeve më të mëdha në rajon dhe Evropë.
“Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka qenë dikur shembull i afrimit të suksesshëm me Bashkimin Evropian. Ndërkohë që tani po largohet nga kjo rrugë nga dita në ditë. Ajo po e humb besimin e fituar me shumë mund”, thotë për DW, Michael Roth, Sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.
Vendi me dy milionë banorë konsiderohet si një ndër vendet më të polarizuara në Ballkan. Urrejta mes kundërshtarëve politikë është futur thellë në të gjitha poret e shoqërisë. Lufta e pakompromis për pushtet mes konservatorëve të udhëhequr nga ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe socialdemokratëve të Zoran Zaevit po zgjatë gati tre vjet. Maqedonia që dikur ishte nxënëse shembullore me një demokraci multietnike është shndërruar ndërkohë në një vend që shqetëson thellë BE-në dhe SHBA-në.
Besimi i humbur
Por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Për vite të tëra, në vitet 1990-të, Maqedonia (e cila ka shpallur pavarësinë ne vitin 1991) ka arritur të mbetet jashtë flakës së luftërave në ish-Jugosllavi. Një dekadë më vonë vendi u përfshi në një luftë gjysëmvjeçare mes forcave të sigursë dhe kryengritësve shqitparë, por ajo u tejkalua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE – si vendi i dytë i ish-Jugosllavisë, pas Sllovenisë.
Në takimin e NATO-s në Bukuresht me 2008 erdhi kthesa. Greqia përdori veton kundër pranimit të Maqedonisë në NATO, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të saj. Mosmarrëveshjet rreth emrit kanë përshkallëzuar dhe nuk janë zgjidhur deri më sot. Greqia nuk e ka pranuar propozimin e Shkupit që ky vend të pranohet në NATO me emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, ndonëse në vitin 1993 ka pranuar që ajo me të njëjtin emër të pranohet OKB. Periudha e fillimit të stanjacionit të Maqedonisë lidhet me kohën e ardhjes në pushtet të partisë VMRO.
Histeria e nacionalistëve
Nikola Gruevski e shfrytëzoi këtë kundërshtim të Greqisë për të ardhur në pushtet. Ai fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare – falë parullave populiste dhe ndjenjave të lënduara tek maqedonasit e frustruar. Për të qetësuar histerinë nacionaliste, Komisioni Evropian ka sugjeruar në vitin 2009 që të hapen negociatat e anëtarësimit në BE. Por vendimi ishte i vonuar, mendojnë ekspertët. “Vetoja e Greqisë e ka dëmtuar në Maqedoni besimin ndaj BE-së. BE-ja nuk e ka ushtruar si duhet presionin për transformimin e duhur të këtij vendi dhe vendosjen e shtetit juridik”, thotë Nikola Dimitrov, ish-ambasador dhe përfaqësues i Maqedonisë në negociatat me Greqinë.
Klima politike u helmua. Sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë u bënë të përditshme. Ata që mendonin ndryshe etiketoheshin si “tradhëtarë”, ndërsa presioni ndaj gazetarëve u shtua. Korrupsioni, klientelizmi dhe kontrolli i sistemit juridik dhe i mediave – të gjitha këto mund të gjenden edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
Gruevski i dyshuar
Gruevski forconte aparatin e pushtetit nga dita në ditë, deri në janar të vitit 2015 kur filluan protestat e udhëhequra nga Zaevi. Qindra mijëra telefonata të përgjuara ilegalisht të politikanëve dhe sipërmarrësve u bënë publike. U zbulua edhe përfshirja e politikanëve në shumë afera korruptive dhe keqpërdorime të pushtetit. Stabiliteti i vendit ishte i mundur vetëm falë angazhimit të BE, SHBA dhe Gjermanisë.
Për zbardhjen e këtyre aferave dhe krimeve u themelua edhe një Prokurori Speciale, e cila ka hapur deri tani 30 procese hetimore. Ndër të dyshuarit dhe akuzuarit janë edhe Gruevski dhe shumë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Gruevski dhe klika e tij e kanë tani të qartë: në pushtet apo në burg.
Gruevski fitoi në zgjedhjet e parakohshme, në dhjetor të vitit 2016, por ai nuk gjeti ndonjë partner me të cilin do të krijonte qeverinë. Partia shqiptare BDI, e cila ishte në pushtet me Gruevskin tetë vite, vendosi të bëj koalicion me socialdemokratët në opozitë.
Në momentin kur e kuptoi, se e ka humbur shumicën, Gruevski sërish nxori mbi tavolinë letrën e nacionalizmit. Platforma politike e partive shqiptare, e cila deri atëherë për Gruevskin nuk paraqiste ndonjë problem, tani u shndërrua në një problem shumë të madh. Papritur Gruevski e shpalli tani këtë platformë si cënimin më serioz të shtetit maqedonas, me qëllim që të mobilizojë forcat nacionaliste në vend.
Dhuna dhe gjakderdhja e mundshme
Si pasojë e kësaj propagande erdhi futja e dhunshme e simpatizantëve të Gruevskit në Parlament dhe dhuna e 27 prillit. Përpjekja për të shkaktuar një krizë të re etnike në Maqedoni megjithatë dështoi. Gruevski ka dështuar deri tani në përpjekjet e tij për ngritjen e tendosjeve ndëretnike, falë edhe angazhimit të faktorit ndërkombëtar, që shumë shpejt e vuri gishtin tek fajtori dhe dënoi ashpër dhunën në Parlament.
Por Gruevski edhe më tej ka mundësi që së bashku me mbështetësit e tij të shkaktojë gjakderdhje. Deputeti gjerman në Bundestag, Josip Juratovic, pohon: “Gruevski duhet të vendosë – të përgjigjet para autoriteteve ndaj akuzave për korrupsion, apo të vazhdojë me përpjekjet për tensionimin e gjendjes që më pas mund të rezultojë me akuza ndaj tij për krime lufte.”/DW
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Analisti Ilir Kulla ka zbuluar arsyen e arrestimit te super ...
Ministri i Drejtesise, njeheresh kryetar i LSI, Petrit Vasil...
Dita e sotme nuk do filloje shume mire për ata qe janë ne nj...
Një sindikatë e vogël, e quajtur Sindikata e Pavarur e Ushqi...
PS do mbledhe pas pak ditësh kongresin elektoral.Kongresi El...
Leximi i dorës është një ushtrim që trashëgohet prej qindra ...
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka kom...
Duket e cuditshme, por disa studiues kanë provuar se po të h...
Ndonëse të gjithë i njohin efektet negative të duhanpirjes, ...
Gazetari Armand Shkullaku është tallur me kandidaten për dep...
Sonte në mbrëmje deputeti dhe Kryetari, z. Ndocaj ishte në t...
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka kërkua...
Analisti Kastriot Myftaraj ka ironizuar kryeministrin Edi Ra...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka komentuar vendimin e kryemini...
Mesazhi i Lulzim Bashës në Sheshin e Lirisë, pas tërheqjes s...
Kërcenimi për sulme terroriste ka ardhur nga regjimi komuni...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dhënë mendimin e...
Lajmi i tërheqjes së Ramës pati efektin e viagrës për çadrën...
Vetëm pak orë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për tër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...