Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni. Por ajo nga një vend shembullor është shndërruar në një prej shqetësimeve më të mëdha në rajon dhe Evropë.
“Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka qenë dikur shembull i afrimit të suksesshëm me Bashkimin Evropian. Ndërkohë që tani po largohet nga kjo rrugë nga dita në ditë. Ajo po e humb besimin e fituar me shumë mund”, thotë për DW, Michael Roth, Sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.
Vendi me dy milionë banorë konsiderohet si një ndër vendet më të polarizuara në Ballkan. Urrejta mes kundërshtarëve politikë është futur thellë në të gjitha poret e shoqërisë. Lufta e pakompromis për pushtet mes konservatorëve të udhëhequr nga ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe socialdemokratëve të Zoran Zaevit po zgjatë gati tre vjet. Maqedonia që dikur ishte nxënëse shembullore me një demokraci multietnike është shndërruar ndërkohë në një vend që shqetëson thellë BE-në dhe SHBA-në.
Besimi i humbur
Por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Për vite të tëra, në vitet 1990-të, Maqedonia (e cila ka shpallur pavarësinë ne vitin 1991) ka arritur të mbetet jashtë flakës së luftërave në ish-Jugosllavi. Një dekadë më vonë vendi u përfshi në një luftë gjysëmvjeçare mes forcave të sigursë dhe kryengritësve shqitparë, por ajo u tejkalua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE – si vendi i dytë i ish-Jugosllavisë, pas Sllovenisë.
Në takimin e NATO-s në Bukuresht me 2008 erdhi kthesa. Greqia përdori veton kundër pranimit të Maqedonisë në NATO, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të saj. Mosmarrëveshjet rreth emrit kanë përshkallëzuar dhe nuk janë zgjidhur deri më sot. Greqia nuk e ka pranuar propozimin e Shkupit që ky vend të pranohet në NATO me emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, ndonëse në vitin 1993 ka pranuar që ajo me të njëjtin emër të pranohet OKB. Periudha e fillimit të stanjacionit të Maqedonisë lidhet me kohën e ardhjes në pushtet të partisë VMRO.
Histeria e nacionalistëve
Nikola Gruevski e shfrytëzoi këtë kundërshtim të Greqisë për të ardhur në pushtet. Ai fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare – falë parullave populiste dhe ndjenjave të lënduara tek maqedonasit e frustruar. Për të qetësuar histerinë nacionaliste, Komisioni Evropian ka sugjeruar në vitin 2009 që të hapen negociatat e anëtarësimit në BE. Por vendimi ishte i vonuar, mendojnë ekspertët. “Vetoja e Greqisë e ka dëmtuar në Maqedoni besimin ndaj BE-së. BE-ja nuk e ka ushtruar si duhet presionin për transformimin e duhur të këtij vendi dhe vendosjen e shtetit juridik”, thotë Nikola Dimitrov, ish-ambasador dhe përfaqësues i Maqedonisë në negociatat me Greqinë.
Klima politike u helmua. Sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë u bënë të përditshme. Ata që mendonin ndryshe etiketoheshin si “tradhëtarë”, ndërsa presioni ndaj gazetarëve u shtua. Korrupsioni, klientelizmi dhe kontrolli i sistemit juridik dhe i mediave – të gjitha këto mund të gjenden edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
Gruevski i dyshuar
Gruevski forconte aparatin e pushtetit nga dita në ditë, deri në janar të vitit 2015 kur filluan protestat e udhëhequra nga Zaevi. Qindra mijëra telefonata të përgjuara ilegalisht të politikanëve dhe sipërmarrësve u bënë publike. U zbulua edhe përfshirja e politikanëve në shumë afera korruptive dhe keqpërdorime të pushtetit. Stabiliteti i vendit ishte i mundur vetëm falë angazhimit të BE, SHBA dhe Gjermanisë.
Për zbardhjen e këtyre aferave dhe krimeve u themelua edhe një Prokurori Speciale, e cila ka hapur deri tani 30 procese hetimore. Ndër të dyshuarit dhe akuzuarit janë edhe Gruevski dhe shumë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Gruevski dhe klika e tij e kanë tani të qartë: në pushtet apo në burg.
Gruevski fitoi në zgjedhjet e parakohshme, në dhjetor të vitit 2016, por ai nuk gjeti ndonjë partner me të cilin do të krijonte qeverinë. Partia shqiptare BDI, e cila ishte në pushtet me Gruevskin tetë vite, vendosi të bëj koalicion me socialdemokratët në opozitë.
Në momentin kur e kuptoi, se e ka humbur shumicën, Gruevski sërish nxori mbi tavolinë letrën e nacionalizmit. Platforma politike e partive shqiptare, e cila deri atëherë për Gruevskin nuk paraqiste ndonjë problem, tani u shndërrua në një problem shumë të madh. Papritur Gruevski e shpalli tani këtë platformë si cënimin më serioz të shtetit maqedonas, me qëllim që të mobilizojë forcat nacionaliste në vend.
Dhuna dhe gjakderdhja e mundshme
Si pasojë e kësaj propagande erdhi futja e dhunshme e simpatizantëve të Gruevskit në Parlament dhe dhuna e 27 prillit. Përpjekja për të shkaktuar një krizë të re etnike në Maqedoni megjithatë dështoi. Gruevski ka dështuar deri tani në përpjekjet e tij për ngritjen e tendosjeve ndëretnike, falë edhe angazhimit të faktorit ndërkombëtar, që shumë shpejt e vuri gishtin tek fajtori dhe dënoi ashpër dhunën në Parlament.
Por Gruevski edhe më tej ka mundësi që së bashku me mbështetësit e tij të shkaktojë gjakderdhje. Deputeti gjerman në Bundestag, Josip Juratovic, pohon: “Gruevski duhet të vendosë – të përgjigjet para autoriteteve ndaj akuzave për korrupsion, apo të vazhdojë me përpjekjet për tensionimin e gjendjes që më pas mund të rezultojë me akuza ndaj tij për krime lufte.”/DW/
Zyrtarë të ambasadave amerikane dhe gjermane janë kundër org...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar e...
Vetëm pak orë pas ngjarjes, me fund tragjik, të vrasjes së k...
Prezantuesja Arbana Osmani, një nga ikonat e ekranit të Top ...
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, është ekzekut...
Vetëm pak muaj pas krijimit Autoriteti për Informim mbi Doku...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrje...
Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari është dënuar me 6 mua...
Pasi më parë kanë pranuar të jenë pjesë e listës së kandidat...
Policia ka goditur rastin e tretë të trafikut të drogës gjat...
Një trup i pajetë është gjetur pak më parë në Vlorë. Mësohet...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Familja Tasellari prej vitesh jeton në qytetin e Pogradecit,...
Një radhë e gjatë kilometrike është krijuar mëngjesin e sotë...
Dy ngjarje aspak të zakonshme kanë ndodhur këto ditët e fund...
Një alarm për bombë është vënë këtë paradite në qytetin e El...
Policia ka publikuar pamjet e aksionit në Fieri, ku u sekues...
Alfred Qefalia, i akuzuar si “vrasës me pagesë” dhe se i ka ...
Rreth një vit më parë Nazime Visha la burgun për të vijuar j...
Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses mëng...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...