web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si i vlerëson prokuroria maqedonase trazirat

28 Prill 2017, 11:53, Aktualitet CNA

 Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka kumtuar se po i ndjek me kujdes ndodhitë në lidhje me dhunën e mbrëmshme të ushtruar në Kuvend dhe se ?ka ndërmarrë masa për zbardhjen e tyre dhe për konstatimin e dëshmive?.

Sipas mediave Maqedonase, Prokuroria ka vendosur kujdestari të jashtëzakonshme, ndërkaq prokurorët publik kompetent janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

?Në pajtueshmëri me kompetencat, Prokuroria Publike do të veprojë ndaj të gjitha rasteve ku do të konstatohet ekzistimi i elementeve të kryerjes së veprës penale dhe për çdo ngjarje pas dokumentimit do të sillet vendim përkatës prokurorial?, thonë nga Prokuroria. /CityNews





Lajmet e fundit nga