Nga Robert ALIAJ/SHQIPERIA NUK VDES, VETEM SE PO DUKET SIKUR KERKON TE KRYEJE VETEVRASJE
Kështu duket se e po shohim aktualitetin në kohën e gazetari...
Sot për herë të parë në historinë e politikës botërore pamë drejtpërdrejt në televizion ngjarje të çuditshme politike ku një politikan detyrohet me kërcënim dhe ultimatum që të pranojë të bëhet President i Republikës.
Kërcënuesi ishte Edi Rama, me anë të Gramoz Ruçit, i kërcënuari ishte Ilir Meta. Dhe Ilir Meta iu nënshtrua kërcënimit, duke pranuar të bëhet President.
Arsyeja për të cilën ishte e nevojshme që Metës t? i jepej një ultimatum për të pranuar që të bëhej President ishte se Meta në të vërtetë po zgjidhej në rolin e Qenit Blondi të Hitlerit.
Hitleri në këtë rast është Kryeministri Rama, i cili që nga janari, kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, ka hyrë në bunker, si homologu i tij piktor në janar 1945.
Hitleri vuri një bast jetik, duke hyrë në luftë me fuqitë më të mëdha të botës dhe përfundoi i ngujuar në bunker me qenin Blondi.
Edi Rama vuri një bast jetik vitin e kaluar duke e fyer dhe provokuar publikisht Trumpin si rrezik për botën dhe turp për qytetërimin.
Kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, Rama e ndjeu veten si Hitleri që zbriti në bunker.
Opozita mori mbështetjen e Trump për ta eliminuar politikisht Edi Ramën.
Çudia është se përse Meta vendosi ta shoqëronte ?Fyhrerin? e ri në bunker si Qeni Blondi.
A thua Meta nuk e kupton se rreziku ?Trump? ndaj Ramës është i vërtetë?
A thua Meta nuk e kupton se përse Rama është i patolerueshëm për Trump?
A thua Meta e ka të vështirë që ta kuptojë se çfarë problemi paraqet Rama për Trump?
Kim Jong-un, diktatori bërthamor i Koresë së Veriut, Ajatollahu i Madh i Iranit, Ahsadi etj., kanë të drejtë të mendojnë, secili:
Kur në Shqipëri, një vend shumë i vogël, vasal i SHBA, është ende në pushtet Edi Rama, i cili e quajti Trump-in rrezik për botën dhe turpin e qytetërimit, unë nuk kam pse ta marr seriozisht z. Trump, për kërcënimet që më bën ai.
Sa për ata që thonë se asnjë prej atyre që janë përmendur më lart, nuk e di që ekziston Edi Rama, duhet ta dinë se kështu do të kishte qenë ndoshta nëse Rama do ta kishte sharë Trumpin në Top Story të Sokol Ballës, ose në ?Opinion? të Fevzos. Por Rama e ka sharë Trumpin në CNN.
Vetë Trumpi e di se sa kohë që në Shqipërinë e vogël- vasale të SHBA, është në pushtet në Shqipëri njeriu i Sorosit që e poshtëroi atë, çdo shtetar në botë ka të drejtë të mos e marrë seriozisht atë si President.
Trump duhet ta eliminojë insektin e bezdisshëm politik sorosian Edi Rama.
Por, sigurisht që Presidenti Trump nuk mund të dërgojë marinsat në Shqipëri për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
Prandaj, Trump i ka dhënë mbështetje kryetarit të opozitës shqiptare, Bashës, që ta eliminojë politikisht Ramën.
Ironia është se Trump nuk e ka parë të nevojshme që ta bëjë këtë gjë me anë të ambasadorit amerikan në Tiranë, i cili shihet me dyshim si misionar i zellshëm sorosian që ka qenë në të shkuarën.
Meta, si politikan me përvojë të madhe, pak a shumë i kupton të gjitha këto, megjithatë ai zgjodhi të jetë në anën e njeriut që ka tërhequr mbi vete zemërimin e Presidentit Trump.
Ilir Meta kishte mundësi që në situatën e sotme politike të luante disa role, por ai çuditërisht zgjodhi rolin e qenit Blondi të Hitlerit.
Arsyeja është se Meta ka një frikë më të madhe, atë që të jetë në opozitë.
Ai zgjodhi atë rol që i mundëson të mos shkëputet asnjë ditë nga pushteti.
Sepse Meta e di se natyra e partisë së tij dhe elektoratit të tij është e tillë që në opozitë shkrihet si akullorja në diell.
Prandaj Meta zgjodhi që ta shoqërojë ?Fyhrerin? piktor shqiptar në bunker, si Qeni besnik Blondi.
Ironia e madhe është se Meta President nuk e di se çfarë do të bëhet me të dhe partinë e tij pas 18 qershorit.
Duke mos marrë pjesë opozita në zgjedhje, PS do të sigurojë e vetme shumicën parlamentare me së paku 80 deputetë.
Rama do të ketë një shumicë parlamentare prej mbi dy të tretat e Kuvendit edhe pa LSI.
Me një shumicë të tillë Rama mund ta shkarkojë Metën kur të dojë dhe ta dërgojë në burg.
Merret vesh edhe në këtë rrethanë LSI do të shkrihet si akullore në diell.
Meta është i vetëdijshëm edhe për mundësinë e këtij skenari të papëlqyeshëm për të, por është i detyruar ta marrë parasysh atë.
Dhe mbi të gjitha, Meta mendon që sido që të shkojnë gjërat, ai mund të ketë shansin i pari në të ardhmen për ta tradhtuar Edi Ramën, ndaj të cilit nuk ka asnjë detyrim besnikërie.
Të gjitha ngjarjet e mëdha historike përsëriten dy herë, tha Hegeli, i cili u plotësua nga Marksi që tha: ?Herën e parë si tragjedi, herën e dytë si komedi.?
Nëse ?Fyhreri? ynë përfundon i kafshuar edhe nga Qeni ?Blondi? i tij, do të vërtetohet kjo sentencë./CityNews
Kështu duket se e po shohim aktualitetin në kohën e gazetari...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, pritet që javën e ardhshme të z...
Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim të thellë krizën e rënd...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe Policinë ...
Deputeti dhe Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka folur s...
Talat Xhaferi, Kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqe...
Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë ...
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta pak kohë më parë kur flite...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për repërin shqiptar Arkimed ...
Loja e çifteve në Big Brother nuk është aq e thjeshtë sa duk...
Pjesëtarët e një rrjeti të gjerë prostitucioni, ku përfshint...
Po. Shpesh ata që kanë një IQ mbi mesataren janë më të kënaq...
Emmanuel Macron rrezikon të mbetet prapa Marine Le Penit në ...
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është normalizuar...
Fevziu: Parlamenti i Maqedonisë është pushtuar nga protestue...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot qytetin e Kavajës për taki...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Pas evakuimit, në ora 22:35 është dhënë urdhër për oficerët ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, shpreh shqe...
Policia maqedonase ka identifikuar personin, i cili dyshohet...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...