web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta President/Artan Hoxha ka një ngushëllim dhe një mesazh të fortë

28 Prill 2017, 09:22, Aktualitet CNA

Një ditë pas kandidaturës zyrtare të mazhorancës për zgjedhjen e Ilir Metës si President, ka reaguar, gazetari investigativ Artan Hoxha.

Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale, me tone humori shpreh ngushëllimin e tij edhe për LSI që kërkonte Metën kryeministër, edhe për demokratët që shpresonin se Meta do t’i bashkohej çadrës, por edhe për qytetarët që shpresonin se Meta një ditë do të dilte përpara drejtësisë.

?Me ne fund e kemi dhe ne(hem nga Skrapari, hem bektashi) nje te MADH(kryetar shteti)….. Ia mberritem dites, dhe e meritojme!!!! Nje ngushellim i madh shkon per te gjithe ata qe u ngjirren duke bertitur larte e poshte, Ilir Meta kryeminister. Jeta vazhdon, mos u merzisni, do keni mundesi prape…. Nje ngushellim tjeter per te gjithe ata te opozites qe u futen ne cader me shpresen se Ilir Meta bashke me “bllokun e zi” do t’i sillte ne pushtet!! Jeta vazhdon edhe pse me dhimbje…

Nje ngushellim per te gjithe ne, qe mendonim se nje dite Ilir Meta, mbase s’do te futej ne burg, por do te dilte para drejtesise ne cilesine e te pandehurit per te hedhur poshte me vote “unanime” te trupit gjykues, te gjitha akuzat per korrupsion qe rendojne mbi te!!! Tani u be president, presidenti nuk arrestohet. Jeta vazhdon, endra jane, ben vaki e s’dalin….

Ne fund te fundit, merreni me “me qetesi e dashuri”, edhe pse na zhgenjeu te gjitheve….

RROFTE PRESIDENTI…../CityNews





Lajmet e fundit nga