Pensionet suplementare gërryejnë buxhetin e takspaguesve
Lista e personave që përñtojnë pensione suplementare i kalon...
Une nuk ju marr vesh gjëkundi juve-po më thoshte me një zë gjysmë të zvargur ambasadori iranian dikur. Ju na qani hallin neve për marrëdhëniet me amerikanët dhe bëni sikur
mbani qëndrime kundra nesh. Ne vetë me amerikanët bëjmë tregti të mirë, shumë madje? Ambasadori e kishte në plan që të thërriste çdo javë drejtorët e gazetave dhe me një stil komunist dukej se bënte detyrën. Pra shpjegonte situatën ndërkombëtare?
Më kujtoi vërtet stilin tonë të dikurshëm, kur në ara e fabrika bënin të njëjtën gjë propagandistët e partisë. Ambasadori më shpjegonte e shpjegonte dhe veç zvargies së zërit, po kuptoja edhe një ton gjysmë tallës nga ai. Por gjithsesi vazhdoi në emër të detyrës të më shpjegonte akoma? Dëgjo, i nderuar amabasador-i thashë?
Ky vend ka qenë thuajse për dymijë vjet përpara sundimit prej Turqisë një vend tranzit. Pra vinin, kalonin, iknin etj., etj. Kjo deri në kohën e Turqisë, që e shndërroi në periferinë e perandorisë së saj. Nga koha e saj, ñtoi karakteristikat e një vendi feudal dhe aq. Për një farë kancelarie apo administrate shtetërore, por gjithsesi të tipit feudal, mund të ñllojmë të mendojmë nga koha e Vezirit të Janinës apo Bushatllinjve.
Por në thelb ka qenë një vend tranzit, sepse prapë vinin e iknin deri në Luftën e Dytë. Për këtë shkak, feudalët e saj krijuan një lloj kancelarie që i përshtatej kësaj lloj gjendjeje. Ata e respektonin Sulltanin e vjetër apo të ri, derisa ai i linte të qetë në pronat e tyre, apo ndryshe, në sundimin e popullit të tyre raja. Nëse Sulltani i vjetër apo i ri, jua kërcënonte këtë pozitë dominuese, ata ngrinin krye dhe kaq. Përpiqeshin ndërkohë të ndërronin padron për të mbajtur gjithnjë pushtetin e rrëmbyer apo të dhuruar. Kjo lloj kancelarie ka shoqëruar jo vetëm Vezirin e Janinës. Më pas ka shoqëruar edhe Ahmet Zogun, pastaj Hoxhën, Alinë, Berishën.
Nuk çuditem që këtë zanat ta vazhdojnë edhe pasuesit e tyre. Duket sikur Hoxha dallonte, por nuk ishte ashtu. Kur ai bërtiste kundër imperializimit dhe revizionizmit njëherësh, sa të krijohej përshtypja se po luftonte kundër gjithë botës, vetëm budallët apo militantët nuk e kuptonin se po shfaqte neutralitetin që të sundontei qetë.
E kuptonte aq mirë këtë lloj loje, sa bashkëpunëtorët e tij më thoshin se të vetmen faqe që kontrollonte me saktësi milimetrike ishte faqja e katërt e ?Zërit të Popullit? për të parë barabartësi në goditjet. Pra për të qenë neutral sa të mundte. Po dhe ai, sa herë e shihte që tabloja ndryshonte, ?llonte e kërkonte si të parët e tij Sulltanin e ri. Këtë bëri gjithë kohën? Pra, nëse e shihte rrezikun gjëkundi, ?llonte dhe ai shakatë e vjetra të të parëve. Si në njëfarë filmi të xhiruar, shpejt mund ta shohim edhe këto njëzet e pesë vjet tërë këtë vijë sjelljeje. Nanua iu vërvit amerikanëve dhe NATO-s nga viti ?92. Pastaj, po për llogaritë e veta, shkruajti në një gazetë amerikane periferike nga vitet 2004 a 2005, se Evropa nuk shpëtonte dot kurrë pa Amerikën.
Të njëjtën gjë analoge bëri dhe Berisha. Në vitin ?92 e quajti Amerikën shpëtimtare, po në kohën e piramidave iu vërvit edhe asaj si armike, duke e kthyer vështrimin nga Evropa. Për ta ribërë prapë lojën nga e para pas rikthimit në vitin 2005. Nuk e quaj çudi që edhe pasardhësi i tij të bëjë të njëjtat hynere. Ndoshta ?ks si Berisha, pra jo me gojën e tij vetë, por të tre a katër deputetëve të vjetër që i dinë mirë lojërat e feudalit të kopshtit të tyre. Pata rast ta vë re këtë qëndrim te Pollo a te Bumçi, etj., këto ditë pas ardhjes së ministrit të jashtëm gjerman. Nuk ka pse të çuditemi. Është shaka baballarësh apo gjyshërish?
Si të shpëtojmë nga këta lloj feudalësh që bëhen të rrezikshëm për vendin, kur pas tyre marshojnë edhe militantë besnikë apo pasues qorrë që humbin bashkë me të zotët privilegjet që kanë pasur apo që mund t?i kenë? Ka idera në Tiranë që i duhet bërë ballë situatës. Pra duhet një pakt midis dy të mëdhenjve që të shpëtojë vendi njëherë e mirë. Të bëhen reforma bashkërisht. Unë nuk i besoj këto, ashtu si nuk i besoj shakave të Bashës, që papritur thërret për një Republikë të Re parullë që nuk e di kë mund të mallëngjejë.
Besoj që, së pari, i duhet dhënë fund kësaj historie feudalësh të vegjël, që bërtasin tërë kohën duke gënjyer të tjerët se vendi është në tranzicion dhe nuk po del. E ndoshta për këtë duhet Republika e Re? Çfarë besoj realisht? Thënë në shumë shkrime. Nëse vendi ynë është dhe ka qenë tranzit, e gjithë politika dhe strategjia kombëtare duhet të sillet rreth kësaj pike. Por jo për të ushqyer feudalët e saj, që sa herë rrezikojnë karrigen e tyre mbyllin urën e kalimit, apo kërcënojnë se do i vënë zjarrin asaj. Besoj që është më e thjeshtë për të fituar betejën.
Duke i treguar popullit epërsinë e vendit tranzit që e kemi dhuratë nga të parët. Epërsi që kërkon materalizimin e saj nëpërmjet porteve dhe hekurudhave që na lidhin me të tjerët. Duke i treguar popullit se duhen modernizuar ato instrumente që krijuan të parët për mbijetesën e tyre. Kaq e thjeshtë është puna. Gandi i madh dhe i papërsëritshëm e bëri këtë punë duke çuar gjithë popullin të shihte se kripa që ishte e tyre duhej përdorur nga vetë indianët dhe kaq. Kur Basha dhe pasuesit bërtasin për republikë të re, më vjen vetëm të qesh dhe të kujtoj baballarët feudalë. Nuk më duket gjë e re, siç thashë edhe më sipër, se do të kopjojnë ata.
Do të thonë si Hoxha, se ka komplot ndërkombëtar kundër Shqipërisë e mbroçkulla të këtij lloji. Dëgjojeni ndonjëherë Bashën në çadër dhe kujtojini këto që thashë më sipër. A vlejnë? Të përsëritura pa pushim, këto lojëra më rikujtojnë diçka që e kam përsëritur shpesh në shkrimet e mia. Janë marrëdhëniet që karakterizonin Lindjen e Lashtë e shkaktoheshin nga mungesa e pronës private. Zbriste një bandë nga mali me parulla që kërkonin të hiqnin hajdutët e të korruptuarit. Pas ca vitesh vihej një bandë tjetër me të njëjtat parulla dhe loja rifillonte nga e para, por pa ndryshuar gjë. Fiks kjo ka ngjarë njëzet e pesë vjet këtu. A mund të ngushëllohemi apo të kemi frikë?
Këto njëzet e pesë vjet e kemi djegur nja tri herë vendin me të njëjtat parulla. Po a mundet prapë? Besoj jo! Shumica e popullit e ka parë Perëndimin dhe e kupton se loja e këtyre bandave feudale ka marrë fund. I sheh nga larg me qesëndi dhe përpiqet ashtu me lodhje po të pafundme të largohet prej tyre. Me plagë të rënda, por me shpresë se bijtë, që me mundimin e Sizifit, duke u endur pa pushim nëpër rrugët e botës, do të ndërtojnë një vatër të re në Atdheun e të parëve, duke i parë gjithnjë e me përçmim feudalët e vjetër.
Ajo që shoh, duke e mbyllur këtë shkrim, është se dhe vetë Basha do të lodhet nga kjo përsëritje e pafund e gjërave. I mbytur në dembelizmin e tij tipik, nuk do të guxojë të djegë vendin. Nuk besoj edhe të vejë në Lanë, por do hedhë aty, ashtu si Nano dikur, çelësat dhe do shkojë në punë të tij. Republika e vjetër ka vdekur, por e reja nuk është punë e tij. (Konica.al)
Lista e personave që përñtojnë pensione suplementare i kalon...
Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit të MEP (Anët...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Abi...
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ruse,Vladimir Putini, k...
Televizionet shqiptare ndryshe nga ccdo ditë e javës ditën e...
Qeveria është e pakënaqur me punën e bërë nga Prokuroria e P...
Një shtetas me moshë 14 vjeçare ka humbur jetën pasi u përpl...
Në kuadër të intensifikimit të protestës dhe ngritjes së saj...
Ministri I Jashtem, Ditmir Bushati, ka reaguar ashper ndaj q...
CityNews zhvilloi mbrëmjen e kaluar një sondazh mbi çështjen...
Ne qershor të vitit të shkuar kam nisur një peticion on line...
Zbulohen të tjera detaje lidhur me trafikun e drogës me kami...
Rama e ka marrë mesazhin e parë nga Shtetet e Bashkuara për ...
Pasi disa ditë më parë Gjykata e Strasburgut i hapi dritën j...
Masakra e një nate më parë në qytetin e Vlorës ka tronditur ...
Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të polit...
Nga Georg MATTHES– Më pas askush nuk duhet të ketë mundësi t...
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt qyt...
Dyshja e maxhorancës qeverisëse Rama-Meta po përpiqen ta men...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara, O...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...