Nga Bledi KASMI/Bën sikur nuk kupton
Rama e ka marrë mesazhin e parë nga Shtetet e Bashkuara për ...
Zbulohen të tjera detaje lidhur me trafikun e drogës me kamion drejt Italisë që u pasua me furtunë në dogana, me 19 të arrestuar, policë e doganiere.
Gjykata la në burg dje 18 policë të Portit Durrës dhe punonjës të tri doganave, të akuzuar për ?lejimin? e trafikimit të 10 tonëve kanabis drejt Italisë, shkruan ?Panorama?.
Sipas Prokurorisë, droga ka kaluar në dy episode, nga 8 dhe 2 tonë, e fshehur në kamionë dhe nuk është pikasur nga kontrollet doganore.
Organi i akuzës tha në gjyq se ka pasur një telefonatë që ka urdhëruar ndryshimin e destinacionit të kamionit dhe për këtë telefonatë po bëhen hetime. Gjykata për Krimet e Rënda bëri dje verifikimin e masave të sigurisë ?arrest në burg?, të caktuara në mungesë ndaj tyre, duke i lënë të pandryshuara.
Të arrestuarit, policë kufitarë dhe doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit dhe Tiranës, u njohën me masën e sigurisë në seanca të veçanta nga njëri-tjetri, dhjetë prej të cilave u kryesuan nga gjyqtari Fran Prendi, dhe tetë të tjera nga gjyqtarja Miliana Muça. Burime brenda seancave konfirmuan se të gjithë të dyshuarit mbajtën qëndrim mohues në lidhje me akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj tyre, atë të ?trafikimit të narkotikëve, në bashkëpunim?.
Përmes avokatëve dhe në deklarimet e dhëna në sallën e gjyqit, të arrestuarit kanë pretenduar se nuk kanë pasur asnjë dijeni në lidhje me ngarkesat e drogës. Agjentët doganorë kanë pretenduar se kanë zbatuar me përpikëri kërkesat ligjore që u kërkon detyra funksionale. Ndërsa njëri prej policëve ka pohuar se nuk mund të fajësohen individët nëse qeni antidrogë nuk mundet të nuhasë lëndën narkotike të fshehur në kamion.
DOGANIERI
Maliq Kadilli, një nga agjentët doganorë të Qafë- Thanës, ku dyshohet të ketë kaluar fillimisht kamioni me 8 tonë kanabis më 5 shkurt 2017. Prokurori tha dje se Kadilli është personi që ka përpiluar deklaratën doganore të kamionit, duke shënuar daljen e tij në pikëkalimin kufitar të Hanit të Hotit.
Por, sipas prokurorit, gjatë rrugës, kamioni ka ndërruar portën dalëse dhe i dyshuari Kadilli ka bërë kërkesë për dalje të tij në Portin e Durrësit. ?Detyra ime është të përpiloj dokumentacionin në bazë të faturës dhe Kodit Doganor. Unë nuk kam përgjegjësi të kontrolloj ngarkesën?, tha Kadilli.
Sipas tij, kamioni në fjalë kishte destinacion Belgjikën. Në lidhje me ndryshimin e pikëkalimit kufitar dalës, ai tha se ky është një veprim rutinë për agjentët doganorë. Gjatë seancës së tij, prokurori Dritan Prençi tha se ndryshimi i destinacionit është bërë pas një telefonate në këtë doganë. ?Po hetohet nëse telefonata është bërë nga elementë kriminalë, apo jo?, tha prokurori.
Dëshmia e doganierit: Na telefonuan nga Durrësi
Prokuroria ka thënë se gjatë dëshmisë, agjenti doganor Maliq Kadilli ka deklaruar se për devijimin e destinacionit të daljes së kamionit është njoftuar nga agjenti tjetër doganor, që nuk ndodhej atë ditë pushim, shtetasi Kastriot Topulli. Ky ka deklaruar se nuk është detyrë e tij të ndjekë praktikën doganore të përpiluar nga agjenti doganor tjetër, por, më datë 05.02.2017, rreth orës 14:00, atë e ka telefonuar një person nga Dogana Durrës, që ndodhej me shërbim, duke i kërkuar ndryshimin e destinacionit të daljes së automjetit kamion, targa maqedonase, më datë 05.02.2017, nga Dogana Durrës për në Itali.
Në dëshminë e vet, përgjegjësi i turnit, shtetasi Ymer Blloshmi, ka deklaruar se ndryshimin e destinacionit të daljes së automjetit kamion të mësipërm nga Dega e Doganës Durrës për në Itali e ka bërë ai, në bashkëpunim me doganierin Ilirjas Malja.
TRAFIKU
Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se të 18 të arrestuarit, mes të cilëve Julian Doraci, shef i Stacionit Policor, Porti Durrës, Mexhit Xhixha, Roland Metani, Agron Kapllani e Gentian Selmani, specialistë të strukturës antidrogë, si dhe doganierë dhe kontrollorë, kanë bashkëpunuar në trafikimin e drogës.
Sipas Prokurorisë, episodi i parë ka ndodhur më 5 shkurt 2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 tonë kanabis, që kishte hyrë në Shqipëri nga Qafë-Thana dhe dalë nga Porti i Durrësit. Episodi i dytë është shënuar më 24 mars 2017, kur në Itali u kap një kamion me gati 2.2 tonë kanabis në ngarkesë./panorama
Rama e ka marrë mesazhin e parë nga Shtetet e Bashkuara për ...
Pasi disa ditë më parë Gjykata e Strasburgut i hapi dritën j...
Masakra e një nate më parë në qytetin e Vlorës ka tronditur ...
Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të polit...
Nga Georg MATTHES– Më pas askush nuk duhet të ketë mundësi t...
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt qyt...
Dyshja e maxhorancës qeverisëse Rama-Meta po përpiqen ta men...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara, O...
Në Paris, një shënim i shkruar me dorë që lëvdonte grupin mi...
Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te gj...
Analisti Lorenc Vangjeli, njëherësh këshilltar i kreut të LS...
Moderator Arjan Çani ka vënë një bast me këshilltarin e Ilir...
Analisti Robert Rakipllari ka komentuar situatën politike në...
Fituesi i Big Brother 1, Arbër Çepani, ka rrëfyer momentet e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar m...
Analistët Robert Rakipllari dhe Lorenc Vangjeli kanë komentu...
Një incident ka ndodhur në studion e emisionit “Zonë e Lirë”...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, m...
Këshilltari i Ilir Metës ka ironizuar moderatorin Arjan Çani...
Impakti i parë që një femër lë tek një mashkull është pamja ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...