Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në Paris, një shënim i shkruar me dorë që lëvdonte grupin militant Shteti Islamik u gjet pranë personit të armatosur, të dyshuar për vrasjen mbrëmë të një polici në bulevardin Champs Elysees të kryeqytetit francez.
Prokurori për antiterrorizmin Francois Molins tha se agresori ishte 39 vjeçari Karim Cheurfi. Emri i tij figuronte prej kohësh në të dhënat e policisë, ku përfshihej edhe një përpjekje e dështuar për të sulmuar policinë.
Cheurfi ishte arrestuar në muajin shkurt, por autoritetet ishin detyruar ta lironin atë për mungesë provash.
Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë për ngjarjen e djeshme, e identifikoi vrasësin si “Belgu Abu Jusuf” dhe tha se ai ishte një nga luftëtarët e ISIS-it.
Policia e Parisit tha se vrasësi i dyshuar, i cili u vra edhe vetë në sulmin e së enjtes, është identifikuar, por autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e tij dhe nuk kanë thënë nëse ai bashkëpunonte me Shtetin Islamik.
Mediat franceze njoftojnë se fjala është për një 39-vjeçar që banonte në Seine-et-Marne, i cili kishte bërë disa vjet burg pasi kishte shtënë kundër policëve në fillim të viteve 2000.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot në Twitter se sulmi në Paris do të kishte ndikim në zgjedhjet presidenciale të Francës që mbahen të dielën.
Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, duke marrë shkas nga sulmi, bëri thirrje për rivendosjen e kontrolleve kufitare dhe për dëbimin e të huajve që janë në listat e vëzhgimit të agjencive të zbulimit. Zonja Le Pen është e vetmja kandidate për presidente në Francë që mbështeti zotin Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, ku ai deklaroi se do të godiste imigracionin e paligjshëm.
Presidenti francez François Hollande tha se është i bindur që fjala ishte për një akt terrorizmi. Udhëheqësi francez mblodhi sot këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth ndikimit që mund të ketë kjo ngjarje mbi votuesit në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Mbledhja e këshillit të sigurisë ishte pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të mbrojtur votimet e së dielës, që zhvillohen nën masa të forta sigurie.
“Ne do të tregojmë vigjilencë maksimale, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet,” tha zoti Hollande në televizionin kombëtar.
Kandidati i qendrës Emmanuel Macron i bëri thirrje vendit që të mos frikësohet. Ai pezulloi dy tubime pas ngjarjes në Champs Elysees.
Nënpresidenti i SHBA, Mike Pence, duke folur të premten në Xhakartë të Indonezisë, tha se sulmi në Paris ishte një tjetër kujtesë se terrorizmi mund të godasë kudo dhe në çdo kohë. Ai tha se SHBA nuk do të heqin dorë nga përpjekjet për t’i dhënë fund terrorizmit.
Presidenti Donald Trump i dërgoi ngushëllime popullit francez. Ai e quajti sulmin “diçka e tmerrshme”, dhe tha se ky ishte një shembull tjetër i llojit të dhunës që “nuk përfundon kurrë”.
Franca është në tension përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës, ku pritet një rezultat mjaft i ngushtë.
Vendi ende ndjen pasojat e një serie sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë dy viteve të fundit që kanë lënë më shumë se 200 të vrarë./VOA
Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te gj...
Analisti Lorenc Vangjeli, njëherësh këshilltar i kreut të LS...
Moderator Arjan Çani ka vënë një bast me këshilltarin e Ilir...
Analisti Robert Rakipllari ka komentuar situatën politike në...
Fituesi i Big Brother 1, Arbër Çepani, ka rrëfyer momentet e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar m...
Analistët Robert Rakipllari dhe Lorenc Vangjeli kanë komentu...
Një incident ka ndodhur në studion e emisionit “Zonë e Lirë”...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, m...
Këshilltari i Ilir Metës ka ironizuar moderatorin Arjan Çani...
Impakti i parë që një femër lë tek një mashkull është pamja ...
Analistët Lorenc Vangjeli dhe Robert Rakipllari janë mbrëmje...
Këshilltari i Ilir Metës ka folur me tone të ashpra kundër k...
Taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar çdo vit të subvenci...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka vendosur më në fund...
Një ngjarje horror është regjistruar nga Teksasi, për shkak ...
Ndërsa shumica ka filluar procedurat e dështimit të zgjedhje...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për ngjarjen ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgji...
Deklaratat që dy liderët shqiptarë kanë bërë disa ditë më pa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...