“Atdheu mbi të gjitha”/ Koncerti që bashkoi artistët dhe publikun në Pogradec
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Ndërsa shumica ka filluar procedurat e dështimit të zgjedhjes së Presidentit, në pritje të opozitës në Kuvend dhe të konsesusit të saj për një emër të mundshëm, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ja ka dalë të bëhet tërësisht joserioz, duke propozuar që ?Presidenti të zgjidhet nga populli?, duke banalizuar jo vetëm këtë debat, por dhe vetë ?misionin? e çadrës dy mujore në Bulevard.
Prej vitit 2002, Presidenti është zgjedhur si ka dashur Sali Berisha. Kur socialistët mund ta zgjidhnin Presidentin në vitin 2002, pa nevojën e PD, Berisha loboi fort, duke bojkotuar Kuvendin dhe duke arritur të marrë si koncesion nga faktori Perëndimor, futjen në Kuvend dhe zgjedhjen e Presidentit konsensual.
Në atë kohë, kur zgjedhjet e 2001 kishin pasur probleme, Brukseli arsyetoi se shumica socialiste kishte fituar aq mandate sa meritonte pushtetin, por jo një shumicë që meritonte Presidentin, dhe e detyroi atë të futej në një tavolinë konsesusi me Berishën, duke zgjedhur president Alfred Moisiun, propozim i Berishës.
Në vitin 2007, Berisha arriti ta përçajë Partinë Socialiste dhe të zgjedhë president Bamir Topin, për të shpëtuar nga oponenca e brendshme në Partinë Demokratike dhe për t?i hequr Topit nga duart një grup prej dyzet deputetësh të PD, që shfaqeshin rregullisht krah tij, përballë Berishës.
Në vitin 2008, Berisha arriti të bindë Edi Ramën, që zgjedhja e Presidentit të mos bëhet më me konsesus, por me shumicë të thjeshtë. Kjo, sipas arsyetimit të tyre, do të shmangte figurat boshe të ofruara si ?konsensuale? në Presidencë dhe do na çonte tek një President politik.
Por produkti i parë i kësaj marrëveshje, ishte presidenti Bujar Nishani, ndoshta profili më qesharak i historisë së Presidencës shqiptare, që ka banalizuar jo vetëm staturën e Presidentit, por dhe misionin simbolik të tij, duke përdorur dekoratat për qoka familjare.
Tani, kur Partia Demokratike ka hyrë në çadër dhe pretendon që nuk do të kthehet as në Kuvend për të votuar reformën në drejtësi, as në zgjedhje më 18 qershor, Lulzim Basha propozon ndryshim tjetër Kushtetute, duke kërkuar zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Nuk jam kundër kësaj ideje, biles duhej parë mirë që në vitin 2008, për të shmangur përplasjen mes Republikës presidenciale dhe asaj parlamentare, por momenti kur e propozon Lulzim Basha, e bën atë qesharak. E bën qesharak, pasi përballë tij ka detyrime urgjente për të futur PD në garë dhe në Kuvend, për t?i hapur rrugë shpëtimit të PD nga vetëvrasja. Në vend të saj, ai bën propozime si të ishte opinionist i lirë, që mendon se si mund të shkojë kjo punë.
Që të ndryshohet sot Kushtetuta për Presidentin, duhet që Basha e Rama të ulen të bëjnë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese, duke e ribërë paçavure Kushtetutën tonë, ku duhet të përfshihet doemos reforma zgjedhore dhe ndryshimet në sistem me ?prim?, apo proporcional kombëtar.
Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se prej vitit 2002, Partia Socialiste, edhe pse ka qenë shumicë në Shqipëri, nuk e ka pasur Presidentin, dhe kjo është një mungesë e thellë përfaqësimi politik i saj në Presidencë.
Tani që procesi ka filluar dhe Partia Socialiste sërish ofron konsensus, ndaj një opozite që po bën gati barrikadat për ditën e hënë në rrugët e Shqipërisë, ky propozimi i Lulzim Bashës është jo vetëm joserioz, por dhe një tregues se ai nuk e ka të qartë as vetë përse ka hyrë dhe përse po rri në çadër.
Ndoshta është koha që shumica të bëhet serioze dhe t?i japë vendit një President dinjitoz. Me këtë rast, kursejnë dhe Lulzim Bashën, i cili e shikon këtë proces me frikë, se mos i ofrojnë konsensus dhe s?ka si të justifikojë më tej çadrën. Është paniku i njeriut që nuk e ka luftën e tij dhe nuk e di saktë kush quhet fitore dhe kush humbje e saj./TemA
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për ngjarjen ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgji...
Deklaratat që dy liderët shqiptarë kanë bërë disa ditë më pa...
Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të...
Këta janë shkaktarët kryesorë për fryerjen e barkut e sidomo...
Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur, kreut të...
“Bashkia na dërgoi shkresë për heqjen e kioskës. Pritëm dy d...
Edi Rama ka nisur vettingun e emrave të kandidatëve të tij p...
Pas atentatit vdekjeprurës ndaj policëve në Paris, kryeminis...
Policia ka zbardhur ngjarjen e plotë të vrasjes që ndodhi nj...
Në Paris, një shënim i shkruar me dorë që lëvdonte grupin mi...
Ditën e sotme në mesditë janë ndjerë të shtëna me armë dhe n...
Ditën e sotme, i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ish...
Në media ka qarkulluar një skenar politik, sipas të cilit Ed...
Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, thotë ...
Mos më dol po të them! Lere se jam bërë tym. Më fole edhe nj...
Një zjarr i madh raportohet se ka ranë në një fabrike në Tir...
Jo për të parën herë kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vij...
Është zbardhur i plotë kallëzimi penal që Grupi Parlamentar ...
Më në fund sot u pranua nga opozita që Presidenti të zgjidhe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...