Akuzat e Ballës për vilën/ Reagon Shehaj: E ka dërguar Rama
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas aku...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas aku...
Në Paris, një shënim i shkruar me dorë që lëvdonte grupin militant Shteti Islamik u gjet pranë personit të armatosur, të dyshuar për vrasjen mbrëmë të një polici në bulevardin Champs Elysees të kryeqytetit francez.
Prokurori për antiterrorizmin Francois Molins tha se agresori ishte 39 vjeçari Karim Cheurfi. Emri i tij figuronte prej kohësh në të dhënat e policisë, ku përfshihej edhe një përpjekje e dështuar për të sulmuar policinë.
Cheurfi ishte arrestuar në muajin shkurt, por autoritet ishin detyruar ta lironin atë për mungesë provash.
Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë për ngjarjen e djeshme, e identifikoi vrasësin si “Belgu Abu Jusuf” dhe tha se ai ishte një nga luftëtarët e ISIS-it.
Policia e Parisit tha se vrasësi i dyshuar, i cili u vra edhe vetë në sulmin e së enjtes, është identifikuar, por autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e tij dhe nuk kanë thënë nëse ai bashkëpunonte me Shtetin Islamik.
Mediat franceze njoftojnë se fjala është për një 39-vjeçar që banonte në Seine-et-Marne, i cili kishte bërë disa vjet burg pasi kishte shtënë kundër policëve në fillim të viteve 2000.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot në Twitter se sulmi në Paris do të kishte ndikim në zgjedhjet presidenciale të Francës që mbahen të dielën.
Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, duke marrë shkas nga sulmi, bëri thirrje për rivendosjen e kontrolleve kufitare dhe për dëbimin e të huajve që janë në listat e vëzhgimit të agjencive të zbulimit. Zonja Le Pen është e vetmja kandidate për presidente në Francë që mbështeti zotin Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, ku ai deklaroi se do të godiste imigracionin e paligjshëm.
Presidenti francez François Hollande tha se është i bindur që fjala ishte për një akt terrorizmi. Udhëheqësi francez mblodhi sot këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth ndikimit që mund të ketë kjo ngjarje mbi votuesit në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Mbledhja e këshillit të sigurisë ishte pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të mbrojtur votimet e së dielës, që zhvillohen nën masa të forta sigurie.
“Ne do të tregojmë vigjilencë maksimale, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet,” tha zoti Hollande në televizionin kombëtar.
Kandidati i qendrës Emmanuel Macron i bëri thirrje vendit që të mos frikësohet. Ai pezulloi dy tubime pas ngjarjes në Champs Elysees.
Nënpresidenti i SHBA, Mike Pence, duke folur të premten në Xhakartë të Indonezisë, tha se sulmi në Paris ishte një tjetër kujtesë se terrorizmi mund të godasë kudo dhe në çdo kohë. Ai tha se SHBA nuk do të heqin dorë nga përpjekjet për t’i dhënë fund terrorizmit.
Presidenti Donald Trump i dërgoi ngushëllime popullit francez. Ai e quajti sulmin “diçka e tmerrshme”, dhe tha se ky ishte një shembull tjetër i llojit të dhunës që “nuk përfundon kurrë”.
Franca është në tension përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës, ku pritet një rezultat mjaft i ngushtë.
Vendi ende ndjen pasojat e një serie sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë dy viteve të fundit që kanë lënë më shumë se 200 të vrarë./VOA
Ditën e sotme në mesditë janë ndjerë të shtëna me armë dhe n...
Ditën e sotme, i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ish...
Në media ka qarkulluar një skenar politik, sipas të cilit Ed...
Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, thotë ...
Mos më dol po të them! Lere se jam bërë tym. Më fole edhe nj...
Një zjarr i madh raportohet se ka ranë në një fabrike në Tir...
Jo për të parën herë kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vij...
Është zbardhur i plotë kallëzimi penal që Grupi Parlamentar ...
Më në fund sot u pranua nga opozita që Presidenti të zgjidhe...
Gjergj Bojaxhi ka dënuar situatën politike në vend duke cilë...
Tashmë jemi në dijeni se HTC do të prezantojë telefonin e ri...
APEL DREJTUAR Z. LULZIM BASHA: Perdorni per informim nderkom...
Unë kam lindur në një vend ku paqja politike është gjendje e...
Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë shkakton enjtje të t...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte ditën e sotme në Kukës...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku...
Ligji i bujshëm për importin e plehrave, i cili u mbështet f...
Është e mjaftueshme për të plotësuar ushqimin me këtë vitami...
Ndoshta keni menduar se zemrat e meshkujve janë të pathyeshm...
Nga të gjitha produktet e bletës propolisi duhet të ketë një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...