Foto-Ekskluzive/Çfarë po ndodh në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet njëra korsi
Tirana pritet të “pushtohet” sot nga një mot i vështirë dhe ...
Shqiptarët gjithashtu kanë arsyet e tyre kur nga pallati i pushtetit të Erdoganit lëshohet ndonjë mesazh. Disa e shohin si burim të rritjes së pranisë së Islamit në botën shqiptare. Të tjerë si një kthim të otomanizmit që kërcënon simbolet kombëtare shqiptare. Disa kanë simpati më të madhe ndaj Greqisë dhe e shohin afrimin me Turqinë si automatikisht negative. Disa janë thjesht alergjikë ndaj gjithshkaje lindore, pavarësisht nga feja dhe kombësia, e disa e shohin Erdoganin si mik e shofer të Edi Ramës e disa si mik të Sali Berishës. Shqiptarët sipas politikbërësve turq, janë një komunitet që e ka ruajtur më së shumti trashëgiminë veçanërisht atë fetare, e gjithnjë e më tepër e ndiejnë veten ekonomikisht dhe kulturalisht të varur nga fuqia dhe influenca e Turqisë në Ballkan.
Në këtë kuptim, mbështetja e popullsisë myslimane në Ballkan është imperativ për Turqinë që t?i arrijë objektivat e politikës së jashtme të saj. Aktualisht në Ballkan balanca e fuqive rajonale është në proçesin e formimit, ndaj dhe Turqia ka preferuar të qëndrojë aktivisht e pranishme, mbasi rajoni është akoma tejet sensitiv dhe tregon paqëndrueshmëri të madhe sidomos në linjat kritike të gjeopolitikës. Davutoglu një diplomat i spikatur i shtetit turk, më herët ka artikuluar se, “Marrëveshja e Dejtonit, që i dha fund luftës boshnjake, përfaqëson vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe nuk i adreson shkaqet e konfliktit.
Përderisa edhe çështja shqiptare gjithashtu mbeti e pazgjidhur, Ballkani do të vazhdojë të jetë një zonë interesash konfliktuale dhe lufte fuqish në finalizimin e zonës mbrojtëse dhe të sigurisë evropiane”. Drejtuesit e shtetit turk në vijmësi i kanë mëshuar idesë se, trashëgimitë më të rëndësishme me ndikim në mardhëniet e fuqive të mëdha me Ballkanin janë; Ai aktiv gjerman në rajon, i zgjeruar nëpërmjet Austrisë dhe Hungarisë deri në Slloveni, Kroaci dhe Detin Adriatik.
Ai i traditës sllavo-ortodokso-kristiane, me Rusinë si aktor kryesor, që e zgjeron influencën e saj mbi Bullgari dhe Serbi deri në Greqi, Detin Egje dhe atë Adriatik. Dhe e treta është trashëgmia osmane, e cila mbështetet thellësisht në grupet etnike në Ballkan që e identifikojnë veten ngushtësisht me kulturën osmane. Udhëheqësit e Ankarasë aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë të bindur se, Shtetet e Bashkuara nevojitej që të bëheshin me boshnjakët dhe shqiptarët gjatë krizës në Ballkan, në mënyrë që ta zgjeronin influencën e tyre dhe t’a spostonin balancën rajonale në favor të tyre.
Dhe kjo është arsyeja se pse është në interesin e Turqisë që ta ndjekë nga afër politikën ballkanike të Shteteve të Bashkuara. Davutoglu një frymëzues i politikës së jashtme të Turqisë, kur merr në analizë konfliktin e armatosur në Kosovë nënvizon qartësisht se, Kosova kishte dhe ka një implikim të rëndësishëm për sigurinë e rajonit. Shqiptarët në Kosovë mbajnë kontakte intensive dhe të ngushta me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Në kundërshtim nga kriza boshnjake që u lokalizua kryesisht në Bosnje dhe Hercegovinë, problemi i shqiptarëve në Ballkan mund të ketë efekte shumë më të mëdha dhe mund të përhapet në të gjithë rajonin. Ai mund të përhapej lehtësisht në Maqedoni dhe të përbënte një problem në Shqipëri gjatë viteve 1998-1999. Në këtë kuptim, për shkak të strukturës së saj tejet sensitive etnike dhe fetare, problemi i Maqedonisë është çështje rajonale gjithashtu e rëndësishme për Turqinë. Fakti që ka një popullsi të madhe shqiptare në Kosovë e Maqedoni mund ta bëjë Serbinë dhe Greqinë tejet të përfshira në krizën lidhur me çështjen shqiptare.
Përderisa Serbia, Greqia dhe Bullgaria kanë interesa që janë të kundërta me ato të Turqisë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, Turqia duhet t?i mbështesë komunitetet shqiptare në Kosovë e Maqedoni në pretendimin e të drejtave të tyre në rezistimin e presionit nga vendet e sipërpërmendura. “Krijimi i një aleance rajonale më të gjerë antiturke duhet të parandalohet”, shprehet Davutoglu. Një prej stimuluesve për aktivizmin e Turqisë në Ballkan është padyshim suksesi ekonomik dhe ngjitja e saj si një nga ekonomitë botërore.
Për Turqinë, Shqipëria është një nga tregjet e preferuara të eksportit të mallrave, teksa kompani turke kanë realizuar dhe zhvillojnë projekte në sektorin minerar dhe ndërtimtari. Po kështu në Kosovë investimet e drejtpërdrejta turke kryesohen nga sektori bankar dhe minerar. Edhe pse prej vitesh është artikuluar se Turqia është një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë, deri më sot ende nuk ka një dokument që formalizon këtë partneritet.
Dy janë rrymat më të fuqishme politike por edhe ekonomike e kulturore në Turqi, që investojnë në hapsirën shqiptare, njëra kontrollohet nga presidenti Erdogan dhe tjetra nga rivali i tij Fetullah Gulen. Për një pjesë të shqiptarëve turqit janë “vëllezër” për nga besimi fetar, ndërsa kritikët investimet turke në Kosovë dhe Shqipëri i shohin si tendencë “ripushtimi”.
Dy rrymat fetare islamike guleniste e erdoganiste janë në garë, të parët kanë investuar kryesisht në arsim, të dytët më së shumti ndërtojnë xhami. Gulenistët anatemohen se po punojnë fort për mjegullimin e kujtesës sonë kombëtare, arsimtarët e medreseve dhe pedagogët e Universitetit të tyre, e shpjegojnë historinë sipas këndshikimit të pushtuesve osmanë. Në zinxhirin arsimor gulenist janë arsimuar mjaftueshëm nxënës e studentë, ku nuk mungojnë qindra prej fëmijëve të politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë.
Ndërkaq erdoganistët shënjestrohen se janë ata që më së shumti frymëzojnë xhihad. Dhjetëra xhami të reja, nëpër Shqipëri dhe Kosovë, si dhe restaurimi i gati të gjitha xhamive e objekteve tjera fetare të ndërtuara në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane, financohen nga donatori kryesor, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ajo është themeluar nga qeveria turke, dhe në Shqipëri dhe në Kosovë udhëhiqet nga Ambasada turke. Disa hulumtues të vëmendshëm kanë nxjerrë konkluzionin se, në të shumtën e rasteve, TIKA mban fshehtë financat, zyrtarisht nuk ka shifra se sa para investon.
Dyshohet se paratë i sjell në mënyrë ilegale dhe jo përmes bankave. Platforma neootomane e Ankarasë apo nacionalizmi fetar i saj tashmë nuk mund të konsiderohen si spekullime mediatike, as drafte teorike apo monografi si ato të ish-ministrit të Jashtëm, Davutoglu.
Tirana pritet të “pushtohet” sot nga një mot i vështirë dhe ...
Një vit më parë Prokuroria nisi kryesisht hetimin për Part...
Një mot i tmerrshëm pritet të mbërrijë nga momenti në moment...
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i demokratëve ka...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka folur tepër ashpër nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet sot ng...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrje...
Ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, i ka kërkuar p...
Gazeta serbe Blic ka bërë një akuzë të fortë ndaj Presidenti...
Plot 18 zyrtarë të lartë ranë sot në prangat e policisë, pas...
Lojtari i skuadrës së Domosdovës në Kategorinë e Dytë, Krist...
“Pas nenit 449, që vendosi parashkrimin dhe ndalimin e gjyki...
Kryeministri Edi Rama priti ditën e djeshme në zyrën e tij a...
Deputeti Eduart Ndocaj, njëherësh kryetar i Partisë Bashkimi...
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi është ka...
Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas ...
Më shumë se një milion vetë kërkuan në dy vitet e fundit azi...
Nga Agim xhafka Para ca ditësh Henri Çili iu drejtua me një...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar ashpër kryeministrin ...
Vota “pro” e referendumit që i zgjeron kompetencat President...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...