Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Nga Agim xhafka Para ca ditësh Henri Çili iu drejtua me një letër të hapur Ismail Kadaresë ku i kërkonte që ai me autoritetin e një kolosi letrar të kërkonte hapjen e dosjeve duke e nisur me atë të gjyqit të Fatos Lubonjës. Që nga larg kuptohet se Çili donte të “vriste” Tosin me “fishekë” kadareianë. Dhe si për t’i vajtur lojës shkrimtari jo vetëm pranoi,por dhe akuzoi Lubonjën se ai e ka dëmtuar shumë me pohimet që ka bërë në hetuesi. Madje tha se sajesat e Fatosit mund ta dëmtonin seriozisht atë. Në fund lëshoi sloganin lubrifikues se ka qënë ndër të parët që ka kërkuar hapjen e dosjeve,bile të nisë nga e imja,përfundoi ai.
Deri këtu ngjarja duket se lëndoi publicistin Lubonja. Se pas kësaj një aradhë shkrimaxhinjsh filluan të përdornin topat për turpet e Lubonjës ndaj një shkrimtari të madh. Gati nisën vajet me oi,oi,oi. Gjë që zbuloi më açik pelinvallëqet e stisura ndaj një njeriu që nuk pushon prej kaq e kaq vitesh të godasë padrejtësitë dhe veprimet arbitrare të çdo qeverie.
Është e disata herë që del si slogan lufte termi hapja e dosjeve. Dhe ia ndërsejnë veç atyre që flasin për bëmat e gjëmat e pushtetit. Ndërkohë ka plot dosje të hapura që nuk i ze kush me dorë.
Ja një prej tyre. Në qeverisjen e vendit pjesa më e madhe janë bij,nipër,mbesa,kushërinj të udheheqjes së djeshme kriminale. P.sh kryeministri nip i Spiro Kolekës,i “strategut” të theqafjes së ekonomisë shqiptare ,që çoi vendin në uri masive. Ministri i Jashtëm djali i Sul Bushatit,drejtuesit kryesor të veriut të vendit. I cili si një dorë e asaj diktature mbyti krejt atë zonë në vuajtje e mjerim. Çuni i Xhelil Gjonit,Gebelsit shqiptar ,u bë deri ministër i Brendshëm e sot ambasador në Zvicër. Pa u zgjatur me deputetë si çuni i Mihallaq Ziçishtit që bëmat e krimet i ka pranuar pa iu dridhur fare qerpiku,ose ministra me e pa portofol,deri në dhjetra e dhjetra drejtues agjencish qëndrore të shtetit shqiptar. Aq shumë janë sa duket sikur ende jetojmë nën komunizëm,por në një etapë tjetër,atë të pasurimit të familjeve që na pinë gjakun.
Eshtë e drejtë që fëmijët nuk përgjigjen për gjakun që kanë pirë prindërit e tyre. Por pyetja që pse qeverisemi vetëm nga soji i etërve dështakë të djeshëm do bërë. Nuk i shpëtojmë dot. Ja,pra dosja rri hapur. As Henri,as Kadare nuk ndjehen. Heshtin…Pse,pse,pse?
Dhe m’u kujtua një lajm i freskët. Gjermania ekstradoi nga Argjentina një 93 vjeçar se kishte qënë gardian në Aushvic. Akuzohet për qindra të vrarë e të mbytur në gaz. Për qindra,mbajeni mend. Prindërit e qeveritarëve të sotëm kanë vrarë mijra. Kanë hyrë dhe në jetet tona private,na kanë diktuar dhe martesat dhe krushqitë. Na kanë racionuar ushqimin dhe na kanë vrarë çdo mendim a ëndërr lirie. Na ruanin çfarë flisnim e çfarë antene mbanim në çati,çfarë pantallona e çfarë qethje u bënim flokëve. Një tmerr 50 vjeçar që sikur po harrohet me qëllim. Nga që fëmijët ministra e deputetë nuk mund të fusin në burg prindërit. Madje u japin dhe pension,dhe dekorata e shpërblime si ish-ofiqarë të një shteti që sa u hapën kufijtë i firoi gjysma e popullit.
Kushdo meriton te provohet që të menaxhojë vendin dhe çdo fushë të jetës. Por këta fëmijë,që vijnë nga familje që popullit i kanë bërë shumë dëme,duhet të kërkojnë falje,të përgjunjen dhe të jenë të lirë në punët e tyre. Se ndërsa çuni i Mehmet Shehut deklaron se babai i tij ka qënë kriminel e ndihmës i ngushtë i diktatorit,çuni i Sul Bushatit,qeveritarit të veriut,shpërthen në bërtitje që duhet të lani gojën kur ia përmendni atin shtypës e injorant të Shkodrës e Kukësit.
Vendi po ecën si nën ata që na sillnin tallonin tek shtëpia.Dosja e hapur nuk po lexohet. Ndjesë për krimet nuk po dëgjojmë,dënim të rregjimi të djeshëm nuk shqipton kush. Shyqyr që ia futëm Fatos Nanos,thonë.Ky është lejtmotivi i bisedave të ditës prej kësaj skote të mallkuar që ia përmbysëm prindërit dhe po i ujisim fëmijët e tyre me djersën dhe vuajtjete popullit të gënjyer./CityNews
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar ashpër kryeministrin ...
Vota “pro” e referendumit që i zgjeron kompetencat President...
Kryeministri Edi Rama ka shfaqur prej kohësh një “afeksion” ...
Kelmendi: Kjo klasë politike në pushtet nuk është e interesu...
Ka shumë diskutime, kudo, në lidhje me gjërat që i bëjnë nje...
CityNews ishte e para që raportoi për kalimin e një kamioni ...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 17 ...
Prokuroria për Krime të Rënda ka publikuar emrat e 18 zyrtar...
CityNews raportoi e para për kapjen e një sasie të madhe dro...
Një “furtunë” arrestimesh mësohet të ketë ndodhur në Policin...
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se referendumi turk pritet të ...
Jeta juaj ne çift nuk do jete për asnjë moment e trishtuar s...
Nisur nga dita e sotme është rikthyer moti i branët dhe resh...
Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar pro reform...
U kthye në një nga çështjet më të diskutuara të javës, ajo ç...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më herët ka thënë se, v...
Deri më tani janë numëruar 99.33% e votave dhe janë 51.36% e...
Ditën e sotme, një 67-vjeçar është përplasur në Bulqizë nga ...
Duke filluar nga e hëna kjo javë pritet të jetë një nga më t...
U prezantua si pjesë e planit të përgjithshëm të Tiranës, po...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...