7 “mëkatet vdekjeprurës” të lumturisë
Ka shumë diskutime, kudo, në lidhje me gjërat që i bëjnë nje...
Kelmendi: Kjo klasë politike në pushtet nuk është e interesuar për ndryshime kushtetuese e as ‘Vetting’.
“Ai brezi i ri me etikë, integritet profesional dhe i përgatitur i gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilin ne imagjinojmë, nuk gjendet në kupolën udhëheqëse, madje edhe nëse ka sish, ka rrezik permanent se janë pjesë e strukturave kriminale. Prandaj, brezi i ri, dhe sidomos reformat e mirëfillta do të nisin atëherë, kur nëpër degët dhe nëndegët e partive politike, asociacioneve të caktuara dhe nëpër komisione përkatëse, të nisin reformat, për t’u pastruar listat zgjedhore në nivelin më të ulët, dhe duke ia verifikuar mandatin secilit kandidat”, u shpreh për “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani,raporton Gazeta Kosova Sot.
Në rrethanat e tanishme duket se nuk ka gatishmëri as nga Qeveria dhe as nga Parlamenti i Kosovës për të bërë ndryshime kushtetuese sa i përket ‘Vetting’-ut, ngase ata që duhet ta ndryshojnë Kushtetutën, si dhe t’i votojnë ndryshimet për miratim, duket se janë të implikuar në veprime kundër kushtetuese dhe kundërligjore. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, por edhe opozitarët e vendit. Sipas tyre, me këtë pushtet nuk ka mundësi as që të ndryshojë Kushtetuta dhe as që të bëhen reformat në gjyqësi, dhe as që ka gjasa që të vijë një klasë e re në institucionet e drejtësisë, të cilët do të merren seriozisht me funksionalizimin e ligjshmërisë. Ndaj është shtruar edhe çështja se a është tanimë koha e fundit që përfundimisht në sistemin e drejtësisë të vijë një brez krejtësisht i ri, me etikë, integritet profesional, me të kaluar të pastër dhe i përgatitur i gjyqtarëve dhe prokurorëve për një shtet të së drejtës, ku vërtet sundon detyrimisht ligji e ligjshmëria në vend! Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në rrethanat e tanishme duket se nuk ka gatishmëri, as nga Qeveria dhe as nga Parlamenti i Kosovës për të bërë ndryshime thelbësore në Kushtetutë që mundësojnë reformën e thellë në drejtësi ashtu si në Shqipëri përmes ligjit të ‘VETTING’-ut. Kjo, ngase sipas tij, ata që duhet ta ndryshojnë Kushtetutën, si dhe ata që duhet t’i votojnë ndryshimet për miratim, duket se janë të implikuar në veprime kundër kushtetuese dhe kundërligjore, prandaj siç tha një pjesë e tyre mund të jenë bosët e krimit, por në të njëjtën kohë edhe bartës të funksioneve të rëndësishme në strukturat shtetërore të Kosovës. “Arsyeja themelore e mungesës së vullnetit për reforma rrënjësore, është e ngjashme me atë që ka ndodhur në Shqipëri, ku as atje ‘Vetting’-u, nuk ka gjetur konsensus të plotë. Por, një gjë duhet kuptuar se pa një trysni të amerikanëve jo që nuk votohet, por kurrë nuk do të procedohet për diskutim, pasi askush nuk e heq tortën nga goja, përmes së cilës kanë krijuar pasuri përrallore, madje pa e pasur frikën e përgjegjësisë penale”, ka shtuar ai.
Kelmendi: Ndryshimet kozmetike po na i riciklojnë krizat
Tutje Dibrani ka nënvizuar se nuk ka rëndësi se ku nisin reformat, por reforma të rrënjësishme, siç tha, nisin në nivelin lokal, kryesisht në partitë politike, të cilat duke u reformuar spastrojnë listat nga njerëzit e inkriminuar, dhe në të njëjtën kohë atje përgatiten strukturat e reja udhëheqëse, të cilave mund t’u besohet se i çojnë proceset para. E, sipas tij, nëse niset nga kupola, ka rrezik vetëm për imitim të reformës, pasi rrethi i dytë e i tretë i zyrtarëve, duket se janë po aq të implikuar sa vetë kupola, prandaj ka rrezik vetëm riciklim i problemit, pa gjetur asnjëherë zgjidhje, për të cilat ka nevojë vendi dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. “Përndryshe, ai brezi i ri me etikë, integritet profesional dhe i përgatitur i gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilin ne imagjinojmë nuk gjendet në kupolën udhëheqëse, madje edhe nëse ka sish, ka rrezik permanent se janë pjesë e strukturave kriminale. Prandaj, brezi i ri, dhe sidomos reformat e mirëfillta do të nisin atëherë, kur nëpër degët dhe nëndegët e partive politike, asociacioneve të caktuara dhe nëpër komisione përkatëse, të nisin reformat, për t’u pastruar listat zgjedhore në nivelin më të ulët, dhe duke ia verifikuar mandatin secilit kandidat. Vetëm kështu iu kishin prerë rrënjët burimeve të krizave, që po na riciklohen me ndryshime kozmetike, që po bëhen herë pas here”, u shpreh analisti Shefqet Dibrani. Analisti tjetër, Naim Kelmendi, thotë se kjo klasë politike në pushtet nuk është e interesuar që përmes ndryshimeve kushtetuese të bëjë asnjë ligj pozitiv për vendin, ngase po të miratohej dhe realizohej ndonjë i tillë siç është ai i ‘Vetting’-ut, kjo mbase ligji në fjalë do t’i kthehej kundër vetvetes, pasi i atakon interesat vitale të tyre, pra do të prekte siç tha drejtpërdrejtë vet këtë klasë politike, e cilat është kreatore e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe dukurive të tjera negative e devijante në institucionin e drejtësisë. “Prandaj, Kosova ‘Qeveria dhe Parlamenti’ tani për tani nuk janë të gatshme, që të bëjnë ndryshime thelbësore kushtetuese që rrjedhimisht do të mundësonin reformën e thellë, të mirëfilltë dhe të vërtetë në sistemin e drejtësisë ashtu siç ndodhi në Shqipëri përmes ligjit të ‘VETTING’- ut. Por, konsideroj se është domosdoshmëri dhe imperativ kohor që në të ardhmen të vijë një klasë e re e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që vetëm ajo mund të mendojë dhe veprojë ndryshe, e që do ta shpëtojë drejtësinë dhe do ta sfidojë krimin e organizuar e korrupsionin. Pra, mbetet për të shpresuar në një brez krejtësisht të ri me etikë, integritet profesional, të guximshëm, të pavarur krejtësisht nga politika, por edhe të përgatitur i gjyqtarëve dhe prokurorëve për një shtet të së drejtës, ku vërtet sundon detyrimisht ligji e ligjshmëria në vend”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi./Kosova Sot
Ka shumë diskutime, kudo, në lidhje me gjërat që i bëjnë nje...
CityNews ishte e para që raportoi për kalimin e një kamioni ...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 17 ...
Prokuroria për Krime të Rënda ka publikuar emrat e 18 zyrtar...
CityNews raportoi e para për kapjen e një sasie të madhe dro...
Një “furtunë” arrestimesh mësohet të ketë ndodhur në Policin...
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se referendumi turk pritet të ...
Jeta juaj ne çift nuk do jete për asnjë moment e trishtuar s...
Nisur nga dita e sotme është rikthyer moti i branët dhe resh...
Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar pro reform...
U kthye në një nga çështjet më të diskutuara të javës, ajo ç...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më herët ka thënë se, v...
Deri më tani janë numëruar 99.33% e votave dhe janë 51.36% e...
Ditën e sotme, një 67-vjeçar është përplasur në Bulqizë nga ...
Duke filluar nga e hëna kjo javë pritet të jetë një nga më t...
U prezantua si pjesë e planit të përgjithshëm të Tiranës, po...
Kur vendosni të nisemi për një udhëtim, në shumicën e rastev...
Apple Inc ka siguruar një leje për të testuar automjete auto...
“Të ketë fëmijë një mushkë është po aq e pamundur sa të thuh...
Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...