Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më herët ka thënë se, vota “PO” në referendumin e 16 prillit është përgjigja më e mirë ndaj asaj që, e cilësoi “Europë fashiste dhe mizore”. Qytetarët e Turqisë këtë të dielë, dolën në referendumin e shtatë që nga themelimi i republikës, dhe me shumicë votuan pakon e ndryshimeve kushtetuese, ku një nga pikat më të rëndësishme të pakos së ndryshimeve kushtetuese është, futja e sistemit presidencial, i cili përfshin reduktimin e numrit të ministrive. 18 nenet e kushtetutës, për të cilat dhanë pëlqimin edhe qytetarët nëpërmjet referendumit në të ardhmen presidenti do të jetë edhe shef i qeverisë. Posti i kryeministrit nuk do të ekzistojë më. Presidenti e ka dorën e lirë të emërojë ministra pa e dëgjuar parlamentin, të caktojë zëvendësit e tyre, të themelojë ministri sipas dëshirës dhe personalisht të vendosë mbi zgjedhjen e rektorëve të universiteteve. Ministrat nuk mund të shkarkohen me vendim për mosbesim nga ana e parlamentit, kundër tyre mund të zhvillohen vetëm hetime, por për fatin e tyre të mëtejshëm vendos presidenti. Sakaq, presidenti mund të jetë anëtar i një partie, gjë që deri më tani ka qenë e ndaluar. Ai po ashtu mund ta shpërndajë parlamentin në çdo kohë dhe të bllokojë projektligjet me veto. Ata, që sot kanë votuar kundër, e akuzojnë presidentin Erdogan, se, e ka degraduar demokracinë parlamentare dhe po e imiton gjithnjë e më shumë pushtetin mesjetar të sulltanëve. Dikur një pajtues ai gradualisht u shndërrua në ngatërrestar të rrezikshëm. Në vitet e para të qeverisjes së tij Erdogan konsiderohej si reformator. Por kur e pa se elektorati qëndronte me besnikëri pas tij, filloi të qeverisë me stil autoritar. Shtypi filloi të kontrollohej gjithnjë e më shumë. Televizioni shtetëror u vu nën kontrollin personal të ish-kryeministrit, teksa një numër i konsiderueshëm opinionistësh humbën vendin e punës. Erdogani tashmë ka më shumë kopetenca t’a transformojë Turqinë në një vend të stilit të Putinit, me një udhëheqje konservatore islame. Gjithnjë e më shpesh gjatë këtij muaji, Erdogan ka artikuluar se, Turqia mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Evropën, pas referendumit të 16 prillit. Turqia u zhyt në një krizë diplomatike me Europën, pasi Gjermania dhe Holanda ndaluan disa mitingje që kishin për qëllim forcimin e mbështetjes për referendumin. Pas ndalimit të tyre Erdogan e quajti Holandën “mbeturinë naziste” dhe akuzoi Gjermaninë për “veprime fashiste”. Presidenti turk e ka krahasuar BE-në me atë të para Luftës së Dytë Botërore, kur mbizotëronte racizmi. “Ata kanë vite që grumbullojnë urrejtje për popullin tonë, për vendin tonë dhe për muslimanët anembanë botës”, ka qenë një pjesë e retorikës së ashpër të Erdoganit, ndaj Europës. Kur akuzoi Hollandën për vrasjen e 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, ai i quajti si viktima klientelën e përkushtuar myslimane, viktima të një kryqëzate të europianëve. Pas ndalimit të aktiviteteve elektorale të ministrave turq në Gjermani e Hollandë, Erdogani gjeti një mjet efektiv për të arritur qëllimin e tij të “diktaturës” presidenciale. Ai inskenoi veten dhe turqit si viktima. Gjatë viteve të fundit Turqia ka shënuar rritje të befasishme ekonomike. Shumë i’a atribuojnë këtë fakt meritës së Erdoganit. Pozicioni gjeografik mes dy kontinenteve, klima, historia dhe trashëgimia kulturore që disponon ky vend kanë favorizuar që të fuqizohet ekonomikisht. Fuqizimi i Turqisë duket se nuk është pritur mirë nga disa vende europiane, përfshi këtu edhe Gjermaninë. Turqia ka një popullsi mbi 80 milion banorë të përafërt me atë të vendit më të fuqishëm në Europë dhe një nga më të fortët në botë. Puçi ushtarak i dështuar në Turqi provokoi një situatë krejt të re. Mjaft analistë hodhën hipotezat se ai ishte një inskenim që Erdogan e konkretizoi për të eliminuar kundërshtarët e tij. Nëse është kështu atëherë është pikërisht Presidenti turk që u ka lënë në dorë dopio gjashtën atyre që njihen si mbështetës të Gulen-it, që sipas Erdoganit tentuan ta rrënojnë ekonomikisht Turqinë. Reccep Tayyip Erdogan beson se marrëdhëniet me Washingtonin do të jenë më të mira gjatë presidencës së Trumpit dhe se dy aleatet e NATO-s do të arrinin konsensus më lehtë për problemet rajonale. Marrëdhëniet midis dy shteteve u përkeqësuan pas gushtit të dështuar ushtarak në Turqi. Erdogani ka fajësuar si organizator të grushtit të shtetit Fethullah Gulen-in, klerikun që jeton në Pensilvani që nga viti 1999 dhe kërkon ekstradimin e tij. Ankaraja është zemëruar me SHBA-në edhe për ndihmën qe kjo e fundit i ka dhënë një grupi kurd për luftën ndaj ISIS. Ende është shpejt për të besuar se SHBA, me Trump në krye do të jetë ndryshe, apo do të jetë si ajo gjatë presidencës Obama./Nga Azem Parllaku
Deri më tani janë numëruar 99.33% e votave dhe janë 51.36% e...
Ditën e sotme, një 67-vjeçar është përplasur në Bulqizë nga ...
Duke filluar nga e hëna kjo javë pritet të jetë një nga më t...
U prezantua si pjesë e planit të përgjithshëm të Tiranës, po...
Kur vendosni të nisemi për një udhëtim, në shumicën e rastev...
Apple Inc ka siguruar një leje për të testuar automjete auto...
“Të ketë fëmijë një mushkë është po aq e pamundur sa të thuh...
Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nu...
Ndërsa janë numëruar 98.40% të kutive, Presidenti turk, Rece...
Ditën e sotme Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri ...
Mariza Ikonomi, këngëtarja e njohur shqiptare ditën e sotme ...
Ditët e fundit, moderatorja Luana Vjollca është vënë në qend...
Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa ...
Mjekët britanikë kanë paralajmëruar se detoksifikimi radikal...
Turqit kanë votuar ditën e sotme për t’i garantuar Presiden...
Presidenti Bujar Nishani por flet në këto momente nga Presid...
Drama politike e Edi Ramës tashmë ka hyrë në aktin e fundit ...
50 mijë forca të policisë dhe xhandërmërisë do të zbarkojnë ...
Disa muaj pasi, vrau dhe groposi kushëririn e tij, Prokurori...
Simon Gathercole *Sa të bindur mund të jemi, që Jezu Krishti...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...