Infermierja në Gjirokastër nuk i bën injeksionin/ 63-vjeçari hidhet nga ballkoni dhe vdes
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në G...
Simon Gathercole *
Sa të bindur mund të jemi, që Jezu Krishti ka ekzistuar?
Provat historike për Jezusin e Nazaretit janë të kahershme dhe shumë të përhapura. Brenda pak dekadash nga jeta e tij, ai përmendet prej historianëve hebrenj dhe romakë, si dhe nga dhjetëra shkrime të krishtera. Krahasojeni këtë, për shembull me Mbretin Artur, që supozohet se ka jetuar rreth vitit 500. Burimi më i madh historik për ngjarjet e asaj kohe as nuk e përmend Arturin, dhe ai përmendet për herë të parë 300 apo 400 vjet, pasi supozohet të ketë jetuar. Provat për Jezusin nuk janë të kufizuara tek folklori i mëvonshëm, si rrëfimet për Arturin.
Çfarë na thonë shkrimet e krishtera?
Vlera e këtyre provave është se janë edhe më të hershme, edhe më të detajuara. Shkrimet e para të krishtera që kanë folur në lidhje me Jezusin janë Letrat e Shën Palit, dhe dijetarët bien dakord se më të hershmet e atyre letrave, janë shkruar brenda 25 vjetësh pas vdekjes së Jezusit, ndërsa dëshmitë e detajuara biografike të Jezusit në ungjijtë e Dhjatës së Re datojnë rreth 40 vjet pas vdekjes së tij. Këto të gjitha u shfaqën gjatë jetës së dëshmitarëve të shumtë okularë, dhe ofrojnë përshkrime që përputhen me kulturën dhe gjeografinë e Palestinës së shekullit të parë. Eshtë gjithashtu e vështirë të imagjinohet se pse shkrimtarët e krishterë do të shpiknin një figurë të tillë, një shpëtimtar tërësish hebre në një kohë dhe vend ? nën patronazhin e perandorisë romake ? ku kishte dyshime të forta ndaj Judaizmit.
Çfarë thoshin për Jezusin, autorët jo të krishterë?
Me aq sa dimë ne, i pari autor jashtë kishës që ka përmendur Jezusin është historiani hebre, Flavio Jozefi, i cili shkruajti një histori të Judaizmit rreth vitit 93 pas Krishtit. Ai ka dy referenca për Jezusin. Një prej tyre është kontradiktore, pasi mendohet që të jetë prishur prej shkruesve të krishterë (ndoshta duke e kthyer rrëfimin negativ të Jozefit, në një më pozitiv), por tjetri nuk është i dyshimtë ? përmend Xhejmsin, vëllanë ?e Jezusit të ashtuquajtur Krisht?.
Afro 20 vite pas jozefit, kemi politikanët romakë Plini dhe Taciti, që kishin disa prej detyrave më të larta shtetërore në fillim të shekullit të dytë. Nga Taciti mësojmë se Jezusi ishte ekzekutuar, ndërkohë që Ponc Pilati ishte prefekti romak në Jude dhe Tiberi ishte perandor ? të dhëna këto që përkojnë me kohën për të cilën shkruajnë ungjijtë. Plini kontribuon me informacionin që, ku ai ishte guvernator në veri të Turqisë, të krishterët adhuronin Krishtin si perëndi. Asnjërit prej tyre nuk i pëlqenin të krishterët ? Plini shkruan për ?kokëfortësinë kokëderr? dhe Taciti e quan fenë e tyre një supersticion shkatërrimtar.
A diskutonin shkrimtarët e lashtë ekzistencën e Jezusit?
Çuditërisht, nuk ka pasur kurrë ndonjë debat në botën e lashtë, në lidhje me atë, nëse Jezusi i Nazaretit ishte një figurë historike. Në literaturën më të hershme të rabinëve hebrenj, Jezusi u denoncua si fëmijë i paligjshëm i Marisë dhe si magjistar. Në mesin e paganëve, satiristi Lucian dhe filozofi Celsus e hidhnin poshtë Jezuin si një faqezi, por nuk kemi informacion për asnjë në botën e lashtë, që të ketë vënë në pyetje faktin që Jezusi jetoi.
Sa e debatueshme është ekzistenca e Jezusit sot?
Në një libër të kohëve të fundit, filozofi francez Michel Onfray flet për Jezusin si një hipotezë të thjeshtë, dhe ekzistencën e tij, më shumë si ide, sesa si një figurë historike. Rreth 10 vjet më parë, në SHBA u ngrit Projekti Jezusi; një nga pyetjet kryesore për diskutim ishte, nëse Jezusi kish ekzistuar ose jo. Disa autorë kanë argumentuar edhe se Jezusi i Nazaretit ishte dyfish jo-ekzistent, duke thënë se, edhe Jezusi dhe Nazareti, janë shpikje të krishtera. Vlen të përmendet, megjithatë, se dy historianët kryesorë që kanë shkruar kundër këtyre argumenteve shumë skeptike janë ateistë: Maurice Casey (më parë në Universitetin e Nottinghamit) dhe Bart Ehrman (Universiti i Karolinës së Veriut). Ata kanë lëshuar kritika thumbuese kundër qasjes së ?Jezusit legjendë?. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit zbuloi se 40% e të rriturve në Angli nuk besonin se Jezusi ishte një figurë e vërtetë historike.
A ka prova arkeologjike për Jezusin?
Një pjesë e konfuzionit popullor rreth vërtetësisë historike të Jezusit mund të shkaktohet nga argumente të caktuara arkeologjike, të ngritura në lidhje me të. Kohët e fundit ka pasur pretendime se Jezusi ishte një stërnip i Kleopatrës, plotësuar me monedha të lashta që gjoja tregojnë Jezusin, i cili mban kurorën e tij me gjemba. Në disa qarqe, ka ende interes për qefinin e Torinos, gjoja qefini i varrimit të Jezusit. Papa Benedikti XVI ka deklaruar se kjo ishte diçka që ?asnjë njeri nuk ishte në gjendje ta krijonte? dhe një ?ikonë e të Shtunës së Shenjtë?.
Megjithatë, është e vështirë që të gjesh historianë të cilët e konsiderojnë këtë material si të dhënë serioze arkeologjike. Dokumentet e prodhuara nga të krishterë, hebrenj dhe shkrimtarë romakë përbëjnë dëshmitë më të rëndësishme.
Këto referenca të bollshme historike na lënë me shumë pak dyshime të arsyeshme në lidhje me faktin, që Jezusi jetoi dhe vdiq. Pyetja më interesante ? e cila shkon përtej historisë dhe fakteve objektive ? është nëse Jezusi vdiq dhe jetoi.
* Simon Gathercole merret me Studimin e Testamentit të Ri në Universitetin e Kembrixhit / The Guardian ? Në shqip nga bota.al
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në G...
Rreth një orë më parë ka përfunduar referendumi turk në lidh...
Janë që të dy të krishterë dhe duket se festën e Pashkëve ka...
Dy familje, të cilat ishin prej vitesh në hasmëri, kanë zgje...
Ben Blushi, deputeti i Parlamentit, njëkohësisht edhe kryeta...
Në meshën e mbajtur me rastin e festimit të Pashkëve të kris...
Një shtetas nga Afganistani është arrestuar në pikën kufitar...
Një delegacion i vlerësuar si më i madhi dhe më i rendësis...
Përpara se të pranoj rolin e negocitorit, në tryezën e bised...
Edhe paraditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzi...
Në rolin e negozitorit për mbajtjen e një tryeze të përbash...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me ...
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit kanë ko...
Aleatët e opozitës nuk e kanë problem mbajtjen e një tryeze ...
Turqia po voton një referendumi historik për një rishikim ku...
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë b...
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se efektivët e saj kanë nd...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka ripërsëritur ed...
Vijimësia e Reformës në Drejtësi duhet të bëhet përpara mbaj...
Data 29 prill është e fundit, kur partitë politike do të duh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...