web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shkrihet” Policia e Portit Durrës/15 punonjës në pranga për kamionin me 8 tonë drogë

17 Prill 2017, 06:27, Aktualitet CNA

Një ?furtunë? arrestimesh mësohet të ketë ndodhur në Policinë e Portit Durrës. Prokuroria për Krime të Rënda ka vënë në pranga 15 punonjës, 10 prej të cilëve janë punonjës policie, duke përfshirë edhe Shefin e Stacionit policor të Portit.

Arrestimet janë në vijim të hetimit të nisur pas kapjes së një kamioni me 8 tonë drogë në Itali. Ndërkohë, në pranga mësohet të kenë rënë edhe disa doganierë, të dyshuar se kanë krijuar mundësitë për kalimin e kamionit në drejtim të Italisë.

Ky operacion duket se ka qenë edhe qëllimi i vizitës urgjente të premten në Prokurorine e Durrësit te Prokurorit te Pergjithshem, Adriatik Llalla, i cili shoqerohej nga kreu i Prokurorise per Krime te Renda, Besim Hajdarmataj.

Operacioni per arrestimin e tyre është zhvilluar gjatë pasdites së të dielës./CityNews





Lajmet e fundit nga