VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Bashkëbisedim në Sheshin e Lirisë, me pedagogë, ekspertë dhe sipërmarrës për gjendjen e ekonomisë dhe biznesit.
Paraditen e ditës së 59-të të qëndresës qytetare për zgjedhje të lira e të ndershme, kryedemokrati Lulzim Basha bashkëbisedoi me pedagogë dhe ekspertë ekonomie për biznesin në Shqipëri dhe klimën që e rrethon atë. Vetëm pas katër vitesh qeverisje të kabitetit Rama, Shqipëria konsiderohet nga gjermanët si vendi i fundit në rajon për të investuar, ndërsa bizneset austriake mendojnë se situata ekonomike në vend është përkeqësuar.
Gerti Daqi, pasi jetoi 18 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfundoi atje doktoraturën për ekonomi, u kthye për të punuar në vendin e tij, Shqipëri. Ai tha se këtu gjeti politika që, jo vetëm nuk stimulojnë ekonominë, por rrënojnë biznesin e vogël, sepse janë rritur taksat. Politikat e kësaj qeverie janë në disfavor të qytetarëve shqiptarë dhe vetë ekonomisë ? tha Gerti Daqi, duke dhënë si shembull faktin se borxhi publik shkon gjithmonë në rritje. ?Sot çdo qytetari shqiptar i duhen 4 milion lekë seicilit për të përballuar borxhin publik?.
Arben Dhamo nga Lushnja foli për biznesin e vogël. Si pronar i një biznesi familjar ai ngriti shqetësimin për një taksë të re e cila do u merret qytetarëve prej muajit shtator të këtij viti. Bëhet fjalë për taksën për pasurinë e paluajtshme me një vlerë prej 1.15%. Zotëria theksoi se kjo taksë, vjen veçmas asaj të vendosur gna pushteti lokal për pasurinë e paluajtshme. Arben Dhamo argumentin e dha me një shembull: Nëse një qytetar ka një banesë me vlerë 50 mijë euro, ai do i paguaj shtetit 600 euro në vit vetëm për këtë banesë.
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, Fatbardh Sallaku tha se kjo qeveri dështoi plotësisht në përpjekjet e saj për të përmirësuar sektorin bujqësor. Ai tha se premtimi i Lulzim Bashës për 100 milion euro investim në këtë sektor, të përllogaritura me sasinë e tokës bujqësore në Shqipëri, plotëson nevojat dhe shpenzimet e familjeve fermere që prodhojnë produkte bujqësore.
Besnik Aliaj tha se gjatë këtyre katër viteve të Rilindjes në pushtet, biznesi sa vjen dhe përqendrohet në dorën e një grupi gjithmonë e më të vogël njerëzish. Aliaj problemin e gjen tek politikat shtetërore, jo tek njerëzit që përfitojnë drejtpërdrejt nga këto politika të padrejta dhe abusive.
Shifrat e INSTAT që sugjerojnë rënien e të bërit biznes dhe rritjen e papunësisë në vend, i solli Mateo Spaho. ?Tetë mijë persona më shumë kishte tregu i punës në vitin 2012 krahasuar me sot. 170 mijë persona kërkonin punë në vitin 2012, sot janë 198 mijë të tillë që kërkojnë punë, sipas shifrave të INSTAT-it, institutit shtetëror të statistikave?. Spaho argumentoi se shifra e mësipërme e papunësisë në rritje lidhet ngushtë me atë të 1 milion shqiptarëve, të cilët aplikojnë në Llotarinë Amerikane.
Problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë sot është mungesa e parave ? tha Lulzim Basha duke bërë listën e çmimeve të rritura të gjatë katër viteve që rëndojnë në xhepat e qytetarëve.
?Ku janë lekët e shqiptarëve? Një pjesë mblidhen me taksa më të larta se para katër vitesh, kur erdhi në pushtet duke premtuar se 97% e shqiptarëve do të paguanin më pak taksa. Taksat janë rritur për të gjithë. Një pjesë i mbledh me faturat e energjisë. Janë rritur për të gjithë shqiptarët, por janë rritur në veçanti, për më të varfrit. Një pjesë i mbledh me faturat e rritura të ujit, me taksat e rritura të pronës, dhe me çmimin e rritur të karburantit. 240 lekë për litër karburanti, vetëm rritja e akcizës në dy vjet. Taksa e karburantit nuk prek vetëm ata që kanë automjete apo motoçikleta, prek këdo, sepse karburanti reflektohet në çmimin e gjithçkaje që nga mielli i bukës, tek uji i pijshëm dhe tek çdo shërbim?.
Këto para që ja mbledh qytetarëve dhe i depoziton në arkën e shtetit, Basha tha se nuk i kthehen më qytetarëve, në formë investimi apo subvencionesh. Paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish që pasurohen në kurriz të qytetarit të thjeshtë që ska mjaftueshëm për të mbyllur muajin.
?Kjo është ajo oligarkia ku pakica pasurohet e shumica varfërohet. Republika e vjetër është komplot kundër qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti është komplot ekonomik. Ky komplot ekonomik kundër shqiptarëve, pra skema e vjedhjes, e zhvatjes së çdo qindarke nga xhepat tuaj, të çdo qytetari të thjeshtë të republikës, të djathtë apo të majtë, manifestohet qartësisht në vendime që merren në fshehtësi të plotë, të errësirë totale. Më i fundit është ai për kullën 350 m që do të bëhet në fund të bulevardit të cilit do t?ia heqin taksat për 15 vjet. Po përse investuesi shqiptar apo edhe fermeri shqiptar që bën një hangar ti paguaj taksat, ndërsa këtu në një investim luksi Rama ia heq taksat për 15vjet? Kjo ndodh sepse janë vetë brenda, janë lekët e tyre, janë pasuritë e tyre, janë interesat e tyre?.
Për këto arsye dhe të tjera si to, Lulzim Basha tha se Edi Rama e di që me votë të lirë qytetare është i larguar nga karrigia kryeministrore, të cilën kërkon ta mbajë me çdo kusht, përfshi një pazar të ri katërvjeçar me partnerin në bashkëqeverisje Ilir Meta. Basha theksoi se për forcën e tij politike dhe qytetarët e qëndresës nuk ka rëndësi asgjë tjetër vec sigurimit të standardit europian të zgjedhjeve të lira e të ndershme, vetëm përmes qeverisë teknike.
?Asnjë pazar me interesin e qytetarëve shqiptarë për interesin e partive tona nuk do të ketë. Partia Demokratike dhe unë nuk do të bëjmë asnjë pazar politik në kurriz të vendimit tuaj popullor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Do të ketë vetëm republikë të re të qytetarëve shqiptarë dhe për këtë, duhet doemos të garantojmë zgjedhjet njëherë e mire, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme dhe do të shkohet në to, vetëm pasi të çmontohet aparati kriminal i shtetit. Pra, zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit, luftë e betejë kundër kultivimit të drogës dhe parave të drogës së vitit të kaluar, dhe reformë zgjedhore si kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke përfshirë votimin elektronik dhe numërimin elektronik, këto janë detyrat e qeverisë teknike?.
Lulzim Basha tha se me qeverinë që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve, paratë e taksapaguesve shqiptarë do t?i kthehen atyre përmes investimeve dhe ndihmave shtetërore.
?Paratë e taksapaguesve do tu kthehen shqiptarëve dhe në Republikën e Re, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë të vjetra, nuk do të ketë ndihmë ekonomike sa për mëshirë, nuk do të ketë familje të varfëra që goditen deri në palcë nga faturat e rrepta të energjisë e ujit, e karburantit, por do të ketë rishpërndarje të taksave të shqiptarëve tek qytetarët shqiptarë me investime të vërteta publike që hapin vende pune dhe ndihmojnë ekonominë, me subvencione në bujqësi që ndihmojnë 47% të shqiptarëve që jo vetëm të mbajnë shpirtin më bukë, por të futen në treg e të jenë fermerë të denjë në një treg të lirë që i shërben konsumatorëve shqiptarë. Nuk do të ketë studentë të cilët nuk kryejnë dot studimet për shkak të tarifave dhe pamundësisë ekonomike, nuk do të ketë të sapodiplomuar që hapin sytë kafeneve, apo emigrojnë apo e kanë mendjen tek droga, sepse shteti i tyre, Republika e Re do tu japë atyre mundësinë për 1 vit stazh të paguar?./CityNews
Ditën e djeshme një efektiv i Policisë së Elbasanit është fi...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pop flet në këtë momente...
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, pas ngjarjes së ...
Kush ua prishi festën e Pashkëve shqiptarëve të krishterë dh...
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon punonjësit e poli...
Pak ditë më parë Parlamenti miratoi fondin shtesë prej 50 mi...
Pas më shumë se një jave nga ekzekutimi tragjik i ish-drejto...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të...
Një kullë gjigante 350 metra e lartë do të ngrihet në Buleva...
Një qytetar ka arritur t’i shpëtojë policisë në mënyrë spekt...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim fes...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur me tone t...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë kryedemok...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i ka dërgua...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Punë...
Një vit më parë kur presidenti Rexhep Taip Erdogan dha sinja...
Shqiptarët gjithashtu kanë arsyet e tyre kur nga pallati i p...
Tirana pritet të “pushtohet” sot nga një mot i vështirë dhe ...
Një vit më parë Prokuroria nisi kryesisht hetimin për Part...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...