Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pak ditë më parë Parlamenti miratoi fondin shtesë prej 50 miliard lekë për aksin rrugor Tiranë Elbasan, duke ngritur kështu në vëmendje investimet e bëra nga qeveria e Rama gjatë këtyre viteve të shkuara. Investime që në krahasueshmëri rezultojnë të kenë qenë jashtë vëmendjes dhe një dështim i madh i rilindjes.
Përgjatë katër viteve të ikura ministria e linjës së infrastrukturës është drejtuar nga LSI, ministri më i fundit i të cilës, Sokol Dervishaj, është trashëgues i iniciativave të para ardhësit Haxhinasto që shtesat e fondeve i kishte praktikë pune.
Për të argumentuar konkluzionin mjafton të sjellim në vëmendje faktin që në gjithë segmentet infrastrukturore të veriut të vendit nuk gjen asnjë centimetër rrugë të realizuar përgjatë 4 viteve të qeverisë së rilindjes.
Punimet janë ndërprerë dhe asnjë lëvizje nuk ndjehet të jetë bërë për të përfunduar aksin Tiranë-Shkodër, nga Kamza në Milot, që në fakt shkurton jo vetëm rrugën e Shkodrës por edhe segmentet e Rrugës së Kombit dhe atë të Lezhës. Por në gjendje mospërfundimi ndodhte edhe aksi Golem-Rrogozhinë, i lenë pothuajse gati nga qeveria paraardhëse.
Segmenti i rrugës hyrëse për në qytetin e Pogradecit, segmenti i Qafë Plloçës, shkurtimi i rrugës Gjirokastër-Sarandë, në kthesën e Kardhiqit, që shkurton ndjeshëm rrugën drejt Sarandës, bajpasi i autostradës Fier-Vlorë, janë të tjera njesi infrastrukurore të lenë në mes ndonëse për to ish qeveria pararilindjes ka investuar jo pak fonde.
Madje edhe segmenti i rrugës Tiranë-Elbasan i inaguruar në 2013, që nga kjo kohë deri më sot nuk ka njohur hedhjen e asnjë lopate vijuese për ta përfunduar.
Në të kundërt të ndërmarrjes së financimeve ndër këto akse rrugore strategjike, qeveria e rilindjes është investuar në projekte lokale. Halli i madh i saj kanë qenë pedonalet e Kukësit, të Tepelenës, të Gramshit, Skraparit( ku duhet të dalë shëtitje Ilir Meta), të Dibrës etj., që së bashku me Lungomarren e Vlorës kanë ngrenë miliarda fonde të nxjerra nga buxheti i taksapaguesve që kurrë nuk u pyetën për përparësitë. Sikurse nuk u pyetën për milionat e hedhura për palmat e mbjella në rrugën Durrës-Tiranë, me fondin e të cilave mund të shtohej një korsi më shumë në këtë segment.
Ka edhe të tjera investime të nisura nga qeveria e mëparëshme e që rezultojnë të jenë zhvilluar më tej nga rilindja nisur nga interesi i përfitimit. Segmenti i Bulevardit të Ri, psh, u bllokua nga qeveria e rilindjes, për tu zhbllokuar pas ardhjes në krye të Bashkisë të Erion Velisë, i cili përveç miliardave të nxjerr nga buxheti i taksapaguesve ka si meritë edhe 250 milion eurot e kullës mbi njëqind kate që do të ngrihen në të. /CityNEWS
Pas më shumë se një jave nga ekzekutimi tragjik i ish-drejto...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të...
Një kullë gjigante 350 metra e lartë do të ngrihet në Buleva...
Një qytetar ka arritur t’i shpëtojë policisë në mënyrë spekt...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim fes...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur me tone t...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë kryedemok...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i ka dërgua...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Punë...
Një vit më parë kur presidenti Rexhep Taip Erdogan dha sinja...
Shqiptarët gjithashtu kanë arsyet e tyre kur nga pallati i p...
Tirana pritet të “pushtohet” sot nga një mot i vështirë dhe ...
Një vit më parë Prokuroria nisi kryesisht hetimin për Part...
Një mot i tmerrshëm pritet të mbërrijë nga momenti në moment...
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i demokratëve ka...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka folur tepër ashpër nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet sot ng...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrje...
Ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, i ka kërkuar p...
Gazeta serbe Blic ka bërë një akuzë të fortë ndaj Presidenti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...