Rama-Meta/ Infrastruktura dështimi i madh i Rilindjes
Pak ditë më parë Parlamenti miratoi fondin shtesë prej 50 mi...
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon punonjësit e policisë, të cilët garantuan rendin dhe sigurinë me rastin e festës së Pashkëve.
Përmes një deklarate, ministria sqaron se kjo dite u shoqërua me masa të përforcuara pas frikës për sulme të mundshme.
Sipas MPB, për mbarëvajtjen kësaj feste janë angazhuar rreth 5 mijë punonjës policie. Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga çdo qytetar të raportojë në polici për fakte dyshuese të cilat lidhen me rendin dhe sigurinë.
Deklarata e MPB:
Festimet me rastin e ditës së Pashkëve, si rrallë herë u shoqëruan nga një angazhim i posaçëm i forcave të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës.
Ky angazhim i madh në numër dhe i specializuar në lloj i Policisë dhe i Gardës ishte në përgjigje të informacioneve të shërbimeve inteligjente vendase dhe të atyre partnere mbi mundësinë e kryerjes së akteve që cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike deri dhe në akte të karakterit terrorist.
Sigurimi i jetës së çdo qytetari është qëllimi parësor i veprimtarisë së Policisë së Shtetit si dhe i strukturave të tjera që merren me rendin dhe sigurinë publike. Ndaj, dhe në kohën kur qytetarët tanë festonin Ditën e Pashkëve, mbi 5 mijë punonjës të strukturave të policisë dhe gardës kaluan gjatë 48 orëve të fundit në gjendje gadishmërie të përforcuar, dhe me profesionalizëm dhe përkushtim realizuan me sukses mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve fetare të zhvilluara, duke garantuar kështu jetën e qytetarëve dhe sigurinë në vend.
Falenderojmë sinqerisht qytetarët për mirëkuptimin maksimal të treguar dhe bashkëpunimin e ofruar me këtë rast. Mbështetja e dhënë prej tyre e bëri më të lehtë punën e strukturave të Policisë së Shtetit në këto ditë.
Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se situatat e konfliktit politik në një vend si Shqipëria, edhe në kontekstin e zhvillimeve rajonale, mundet të shfrytëzohen lehtësisht nga elementë të caktuar për të kryer akte kriminale, destabiliteti deri edhe terroriste. Ndaj inkurajojmë fort çdo qytetar të ndershëm që për hir të interesit të tyre dhe të familjeve të tyre të raportojnë çdo fakt apo të dhënë që ngjall dyshime në lidhje me rendin dhe sigurinë publike.
Shprehim falënderim të posaçëm për drejtuesit e komuniteve fetare, jo vetëm për bashkëpunimin me strukturat e policisë, por edhe për frymën e mirëkuptimit, thirrjeve për paqe e tolerancë të shprehur edhe gjatë këtyre ditëve të fundit.
Vlerësojmë maksimalisht bashkëpunimin profesional me strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe atë me shërbimet partnere duke përfshirë edhe ato të vendeve fqinje.
Vlerësim i lartë shkon për strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët me profesionalizëm dhe seriozitet menaxhuan situatën e këtyre 48 orëve të fundit, duke përfshirë njëkohësisht dhe menaxhimin me sukses të një sërë detyrash dhe shërbimesh, siç ishin ato lidhur me flukset e shtuara të lëvizjes së shtetasve në pikat e kalim kufirit, atë të qarkullimit rrugor, shoqërimin e disa personaliteteve të larta të huaja, etj.
Ky shërbim masiv dhe i specializuar në këto ditë festash u krye në një kohë kur nga ana tjetër Policia e Shtetit është përfshirë në operacione të përditshme në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike apo çdo lloj paligjshmërie tjetër.
Angazhimi, profesionalizmi dhe sakrifica e treguar nga punonjësit në radhët e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, tregojnë qartazi se në këto struktura shërbejnë gra dhe burra, vajza dhe djem të përkushtuar ndaj detyrës, kushtetutës dhe ligjit, të denjë për të mbajtur uniformën e policisë. Për orë të tëra ata qëndruan në detyrë për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve në një klimë të sigurt dhe të qetë.
Krahas angazhimeve të tjera të Policisë së Shtetit në kuadër të forcimit të rendit dhe të rritjes së sigurisë publike, nuk do të ndalohet përpjekja jonë për të asgjësuar çdo rrënjë kanabisi dhe deri sa të vendosen nën përgjegjësi sipas ligjit çdo person, përfshi këtu edhe punonjës policie të cilët ndihmojnë apo më keq akoma janë pjesë e strukturave kriminale të trafikut të drogës.
Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, apo edhe i çdo lloj tjetër droge, jo vetëm që nuk sjell mirëqënie ekonomike, por përkundrazi kriminalizon ekonominë, kërcënon rëndë sigurinë publike, moralin shoqëror dhe nxit kaos e destabilitet politik. Ndaj duke kuptuar shumë mirë këtë, jemi të vendosur për të vazhduar pa hezitim luftën kundër këtij fenomeni.
Shprehim mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ata punonjës të ndershëm të policisë së shtetit që janë të angazhuar në këtë luftë.
Mbështetja që opinioni i gjerë publik është duke i dhënë operacioneve të fundit të Policisë së Shtetit në kuadër të kësaj lufte përbën një inkurajim të madh për vazhdimin e saj./CityNews
Pak ditë më parë Parlamenti miratoi fondin shtesë prej 50 mi...
Pas më shumë se një jave nga ekzekutimi tragjik i ish-drejto...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të...
Një kullë gjigante 350 metra e lartë do të ngrihet në Buleva...
Një qytetar ka arritur t’i shpëtojë policisë në mënyrë spekt...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim fes...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur me tone t...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë kryedemok...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i ka dërgua...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Punë...
Një vit më parë kur presidenti Rexhep Taip Erdogan dha sinja...
Shqiptarët gjithashtu kanë arsyet e tyre kur nga pallati i p...
Tirana pritet të “pushtohet” sot nga një mot i vështirë dhe ...
Një vit më parë Prokuroria nisi kryesisht hetimin për Part...
Një mot i tmerrshëm pritet të mbërrijë nga momenti në moment...
Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i demokratëve ka...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka folur tepër ashpër nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet sot ng...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrje...
Ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, i ka kërkuar p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...