web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje pa opozitën?!/Nis tërheqja e aleatëve, ja çregjistrimi i parë në KQZ

9 Mars 2017, 12:13, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka zbatuar i pari vendimin e Koalicion Opozitar për tërheqjen nga zgjedhjet e 18 qershorit.

Aleati i Lulzim Bashës lajmëroi sot çregjistrimin e partisë së tij nga komisioni. Pas takimit të Bashës me aleatët, mbrëmjen e kaluar, u vendos që opozita do të përshkallëzojë qëndrimin me dy hapa, organizimin e kuvendeve në të gjitha qytetet dhe bllokimin e zgjedhjeve.

Duka ishte i pari që lajmëroi çregjistrimin nga Komisioni. Në një prononcim për mediat, ai tha: Së bashku ramë dakord për të mos shkuar në zgjedhje pa qeveri teknike. Sot do t?i kërkoj KQZ çregjistrimin e Partisë Agrare Ambientaliste!/CityNews





Lajmet e fundit nga