web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha paralajmëron Ramën: S’ke parë asgjë akoma…

9 Mars 2017, 11:11, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Berisha ripërsëriti sërish se protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës. Nga çadra e protestës, ai iu drejtua kryeministrit se ky është vetëm fillimi dhe se askush nuk mund ti mposhtë në këtë protestë.

“Lidhjet e tua me bandën e krimit, nuk ka shqiptar që nuk i di. Fatin e këtij vendi do e përcaktoj. Do ti bësh gjëmën Shqipërisë. Çfarë ndodhi këto katër vite, të gjitha bandat, një e nga një, të cilat në 204 grupe kriminale që janë arrestuar dhe çmontuar, që i vendosëm para ligjit, Edi Rama, një e nga një po i nxjerr nga burgu.

Edi Rama futi nga 90 vrasës, trafikantë droge dhe prostitucioni në Parlament, si kurrë ndonjëherë në historinë e një Parlamenti. Pasi opozita bojkotoi 6 muaj Parlamentin për dekriminalizim, Rama, vrasësit, trafikantët i nxjerr nga dera, i fut nga dritarja?, tha Berisha.

Në vazhdën e akuzave, Berisha e ka cilësuar Ramën si pjellë e së keqes.

?Forca e lirisë është e pakthyeshme. Ti je pjellë e së keqes, ti duhet të ikësh?, përfundoi Berisha. /CityNews 

 

 





Lajmet e fundit nga