Ndihmonte për kalim të paligjshëm të kufijve/ Pranga 29 vjeçarit
Një shtetas i dënuar me masën “arrest me burg”, për kalim të...
Situata e acaruar politike dhe klima e thellë mosbesuese mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri kanë vënë në pikëpyetje procesin e zbatimit të Vettingut, si instrumenti kyç i reformës në drejtësi.
Rreth dy vite më parë kur u lançua zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë procesi i reformës në drejtësi në panelet dhe tryezat e diskutimit me kastat e juristëve, konsitucionalistëve, magjistratëve të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe të huaj ishte i dukshëm distancimi i deputetëve të opozitës.
Ngërçi i reformës
Për cilindo nga projektligjet e paketës kushtetuese që ishte në diskutim, mendimet dhe sugjerimet e saj artikuloheshin vetëm në media apo në aktivitete që organizoheshin nga opozita. Muaj më pas edhe deputetët e koalicionit të djathtë opozitar u bënë pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës, duke ardhur tek korriku i vitit 2016, kur të dyja krahët e politikës, të 140 deputetët në sallë ngritën kartonat pro ndryshimeve kushtetuese që hapnin rrugën për reformën në drejtësi.
Vera kaloi, po kështu dhe vjeshta e dimri dhe tashmë jemi në rrethanat kur kjo reformë është në ngërç. Ajo duket më shumë se kurrë e molepsur dhe me pjesë të agjendës politike. Prej datës 18 shkurt opozita ka nisur një protestë të pandalur përpara selisë së Kryeministrisë, ku kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Prej këtij momenti opozita ka deklaruar se nuk do të shkojë në Kuvend deri në plotësimin e kushteve të saj. Ndërkohë edhe afatet për ngritjen e komisioneve të Vetting-ut janë në limit dhe mbi të gjitha për to duhen vota dhe nga mazhoranca dhe opozita. Nëse nuk ngrihen këto komisione që do të bëjnë verifikimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve atëherë gjithçka e ndërtuar deri më tani shkon dëm.
Për opozitën primare janë zgjedhjet e lira të organizuara nga një qeveri me besim tek publiku, sipas saj, qeveri teknike, kurse për mazhorancën Vetting-u është jetik për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera të nisura. Në datën 6 mars Kuvendi (në një sallë ku mungonte opozita) mori një vendim të sforcuar duke kërkuar nga Avokati i Popullit që për 7 ditë të tjera të bënte një rishqyrtim të të gjitha kandidaturave që janë paraqitur për komisionet e Vetting-ut. Por askush nuk e di se çfarë do bëhet me ngritjen e komisioneve kur të mbarojë dhe ky afat dhe salla e Kuvendit të jetë sërish e zbrazuar në pjesën ku ulet opozita.
Konfuzion në ushtrimin e kompetencave kushtetuese
Drejtori i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, Arben Çejku, mendon se vendimi i parlamentit, për të shtyrë edhe me 7 ditë procesin e ngritjes së komisioneve të Vetting-ut i ka brenda dy arsyet edhe mungesën e opozitës edhe arsyetimin “administrativ?, për rikthim të vlerësimit te Avokati i Popullit. Veç kësaj, kemi edhe një konfuzion të ushtrimit apo mosushtrimit të kompetencave kushtetuese, thotë Çejku për Deutsche Welle-n. “Në kushtet kur presidenti nuk e vë dot në lëvizje procesin për shkak të pozicionit të ri, në të cilin e ka vënë paketa e re e reformës në drejtësi dhe kur Avokati i Popullit ushtron kompetenca përtej mandatit të tij kushtetues, ngërçi që vjen për shkak të luftës politike, bëhet edhe më bllokues për procesin. Vonesa në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit duket si një dinakëri e mirëllogaritur nga ata që duan ngecjen e procesit. Parlamenti është në kushtet që duhet të shikojë mundësisë e amendimit të një pjese të ligjit për ta bërë atë të zbatueshëm në kushtet që janë krijuar?.
Kurse pedagogu i fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Sokol Hazizaj, vlerëson se përpjekja e sforcuar e Kuvendit të Shqipërisë për të rishqyrtuar kandidaturat nga Avokati i Popullit është jo kushtetuese sa dhe vetë procesi i pengimit të gjithë dispozitave të aneksit të Kushtetutës. “Mungesa e njërës anë të politikës është themeli i mosshterimit të Nenit C të aneksit të Kushtetutës, që do të thotë se konsesusi politik për ndryshimet e saj sot ka rënë. Artifica e sajuar është shfaqja më e rëndomtë e një gjesti që tregon se ky vend ka politikë por vetëm ligje nuk ka?. Në intervistë me Deutsche Welle-n Sokol Hazizaj shton se rikualifikimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose Vetting-u duhet pare si proces, ku herët ose vonë do të ndodhë në kuptimin material.
“Ne vështrimin procedural do marrë kohën e vet për shkak të mungesës së qasjeve politike, por e sigurtë është që fakti kushtetues do të ezaurohet. Mendoj se qasjet e momentit janë të vështira për të qenë të afruara, për aq sa Vetting-u shihet si demarkacion politik dhe jo sidomosdoshmëri apo detyrim ndaj qytetarit, ndaj dhe procesi do të vijojë me pengesa në pafundësi?.
Rikthimi tek konsensusi ndihmë për reformat e nisura
Arben Çejku kujton se reforma në drejtësi u miratua me konsensus gjithëpartiak dhe si e tillë duhet të zbatohet deri në fund. Kjo reformë nuk duhet konceptuar si monopol i njërës apo tjetrës pale, thekson ai për Deutsche Welle-n. “Përpjekjet për t’i veshur kostumin e ngushtë partiak janë të gabuara dhe e denigrojnë thelbin e kësaj reforme kaq të domosdoshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tërheqja e litarit të kësaj reforme mes dy çadrave, asaj të opozitës në njërën anë dhe asaj të mazhorancës në anën tjetër, rrezikon këputjen dhe do të jetë e vështirë në kushtet e zhvillimeve të ardhshme politike rikthimi në sofrën e konsensusit dhe vullnetit të mirë për zbatimin e kësaj reforme jetike për vendin”, thotë ai.
Ndaj për Drejtorin e Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, Arben Çejku rikthimi tek fryma konsensuale do të ishte ndihmë jo vetëm për reformat e nisura, por dhe një lehtësim edhe për partitë politike që presin të nisin betejën elektorale.
Si hapi i pare, sipas tij, do të ishte instalizimi i një tryeze dialogu mes mazhorancës dhe opozitës. “Palët, pavarësisht kontestimeve që kanë, nuk mund të injorojnë rolin e njëra-tjetrës. Unë mendoj se kjo tryezë duhet iniciuar nga mazhoranca dhe opozita duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për të diskutuar hapur dhe për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh që po kthehen në element krize të rrezikshme për vendin.” Palët duhet të ulen pa i vënë kushte njëra-tjetrës që në fillim, mendon Çejku.
Jemi në situatë të jashtëzakonshme kushtetuese
Ndërkohë pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Hazizaj konstaton se Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka në përmbajtjen e saj të ndryshuar vetëm Vetting-un, por dhe krijimin e institucioneve të reja dhe ushtrimin e detyrimeve të tjera nga organet kushtetuese, për të cilat, ai vlerëson se nuk vihet re ndonjë lëvizje. “Ne sot ndodhemi jo vetëm përpara mosbesimit politik, por thënë hapur gjendemi përpara krizës kushtetuese, pra situata është më e rëndë. Sot ne ndodhemi pse jo në situatë të jashtëzakonshme kushtetuese, të cilën vetë politika po e inspiron./DW
Një shtetas i dënuar me masën “arrest me burg”, për kalim të...
Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, L...
Nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë ...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e 45 vjeçarit,...
Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi në banesën e ty...
Një shtetas i dënuar me një vit e tre muaj burg, pasi akuzoh...
Mesa duket, ështe ende herët për tu veshur hollë, kjo për sh...
Një ditë më parë, Qeveria ka miratuar rritjen e pagave në ad...
Një kufomë e seksit mashkull, ende i paidentifikuar është gj...
Një aksident me tre persona të plagosur është shënuar në orë...
Avokati Sajmir Vishaj mendon se politika nuk ka interes për ...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e e...
Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidh...
Hidhuni në aksion dhe të jeni të sigurta, nëse i praktikoni ...
Dashi.Dite e enjte, dita e Jupiterit ju jep shprese juve te ...
Një studim i ri nga shkencëtarët suedezë ka rezultuar me rez...
Në Camden të Londrës, janë prezantuar pajisjet përmes së cil...
Barquisimeto, VenezuelëNdonëse Barquisimeto ka vetëm 1 milio...
Duke filluar nga muaji mars, rreth 90 mijë punonjës të admin...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë debatuar për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...