Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë debatuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor. Perspektiva e anëtarësimit mbetet e hapur, por problemet edhe më tej janë shumë të mëdha.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini tha se nga Ballkani Perëndimor pritet përkushtim dhe vendosmëri në rrugën drejt vendosjes së paqes përfundimtare dhe anëtarësimit në BE. “Dyert e BE janë të hapura. Duam që të futeni. E dini se cila është rruga, e cila duhet të realizohet përmes transformimit të shoqërisë dhe reformave drejt një perspektive më të mirë të vendeve të rajonit?, tha Mogherini në debatin e BE për Ballkanin Perëndimor.
Në Këshillin e BE pohojnë se oferta e Brukselit edhe më tej është më atraktivja për Ballkanin Perëndimor dhe se reformat janë në interesin e vendeve kandidate për anëtarësim. “Procesi i zgjerimit duhet të jetë më shumë politik dhe më pak teknik. Ne duhet të mos bëjmë sikur atyre po u afrojnë anëtarësim, sepse perspektiva duhet të jetë e qartë. Ndërsa vendet e rajonit duhet të mos bëjnë sikur po përpiqen t’i realizojnë kushtet e parapara. Duhet të jemi serioz mes nesh”, tha ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.
Në takimin e Këshillit të Ministrave është biseduar për raportet e përgjithshme të BE me Ballkanin Perëndimor dhe për disa çështje të ndara në këtë rajon. Vëmendja më e madhe i është kushtuar gjendjes në Maqedoni.
Kur do të arrihet paqja e përhershme në Ballkan?
Ndonëse ministrat thonë se gati të gjitha vendet e Ballkanit kanë përparuar mirë në rrugën evropiane, nga Bosnje-Hercegovina kërkohet që të bëjë ndryshimet e domosdoshme të ligjit zgjedhor. Ndërsa kriza në Maqedoni vlerësohet si problemi ndoshta më i madh në këtë rajon. BE i bën thirrje të gjithëve për qetësimin e gjendjes dhe zgjidhjen e problemeve përmes institucioneve demokratike.
“Jemi të shqetësuar me gjendjen, por zgjidhja duhet të arrihet në Maqedoni, me respektimin e shumicës parlamentare dhe pa retorikë agresive. Angazhohemi që Maqedonia edhe më tej të ketë të hapur rrugën e anëtarësimit në BE dhe NATO, por është me rëndësi që BE të jetë e vendosur në kërkesat që Maqedonia të respektojë parimet demokratike, shumicën parlamentare dhe që problemet t’i zgjidhë me mjete paqësore?, theksoi ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders. Serioziteti i gjendjes në Maqedoni shihet edhe nga fakti që presidenti Gjorgje Ivanov ka refuzuar t’ia japë mandatin kandidatit të opozitës, Zoran Zaev, ndonëse ai e ka siguruar shumicën parlamentare. Ndaj shtrohet pyetja se çfarë mund të bëjë BE për ndryshimin e gjendjes dhe uljen e tensioneve.
Konfliktet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, përçarjet e mëdha në Bosnje-Hercegovinë, mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kroacisë, gjendja në Maqedoni dhe Mal të Zi, justifikojnë edhe njëherë pohimet se Ballkani është “fuçi baruti”, e cila mund të shpërthejë në çdo kohë dhe të rikthejë kohën e konflikteve dhe shkatërrimeve.
“Stabiliteti rajonal i Ballkanit Perëndimor është një interes strategjik i BE-së. Kjo nuk është vetëm lojë gjeopolitike, por nevojë, sepse stabiliteti dhe paqja në Ballkan janë të rëndësishme edhe për paqen në Evropë?, theksoi Mogherini, e cila së fundi ka vizituar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo thotë se BE duhet të angazhohet për vendosjen e paqës së përhershme në Ballkan.
Ballkani synon një jetë më të mirë
Ndonëse Mogherini dhe të tjerët thonë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në fokusin e BE-së, shihet qartë se Brukseli aktualisht ka prioritete të tjera. Rusia, Turqia, Brexiti dhe politika e re amerikane, lufta kundër terrorizmit dhe refugjatët janë aktualisht në rend dite para Ballkanit. Por BE duhet të përgjigjet në dilemat se cilën rrugë do të ndjekë pas vitit 2025. Komisioni Evropian ka propozuar pesë skenarë të mundshëm dhe për këto propozime duhet të zhvillohet debat në të gjitha vendet anëtare. Por vendet e Ballkanit, të cilat pretendojnë të anëtarësohen në BE para vitit 2025 nuk janë ftuar për pjesëmarrje në këtë debat.
Megjithatë Mogherini thotë se ?e ardhmja e BE nuk është që të ketë vetëm 27 anëtare. Britania e Madhe do të largohet, por në vend të saj do të vijnë disa vende të tjera”.
Gruaja shqiptare është sot e dhunuar pikologjikisht, për shk...
Dy vëllezër janë shtangur kur kanë dëgjuar nga goja e një zy...
Gazetari dhe drejtori i CityNews, Elvi Fundo u dhunua paradi...
Ka ngjallur interes publik një sfidë publike që gazetari dhe...
Emisioni “STOP” transmetoi mbrëmjen e së martës rastin e nga...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar për dhun...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Miku im Elvi Fundo ka një personalitet të dyfishtë. Përveçse...
Gazetari Elvi Fundo, drejtues i portalit CityNews.al, ka rea...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në...
Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakul...
Portali italian “Pianeta Italia” vijon t’i kushtojë hapësirë...
Sa më pak dimë, aq më tepër kemi siguri tek vetja, të bindur...
Gjykata Kushtetuese ka reaguar mbi vendimin e marrë për ish-...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku ...
Në Shqipëri, gazetari Elvi Fundo, drejtues i portalit të laj...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar për dhunën...
Ka përfunduar takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzi...
Prokuroria për Krime të Rënda dha sot pretencën për 11 perso...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...