U sulmua nga dy persona/ Flet për herë të parë gazetari Elvi Fundo
Gazetari Elvi Fundo, drejtues i portalit CityNews.al, ka rea...
Miku im Elvi Fundo ka një personalitet të dyfishtë. Përveçse jetën e tij, ai përjeton dhe atë të paraardhësit të tij të madh, Llazar (Zai) Fundo. Ky ishte një nga veprimtarët e rëndësishëm të Kominternit (Internacionales III Komuniste) që u zhgënjye nga Stalini dhe u bë antistalinist i betuar. Për këtë arsye, Moska e dënoi me vdekje dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, me t’ u krijuar mori porosi që ta eliminonte fizikisht si tradhtar. Zai Fundo ishte antifashist, ai ishte një ndër shqiptarët e parë që u internua si antifashist në ishujt e shkretë të Italisë, pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në 1939.
I kthyer në Shqipëri së bashku me vëllezërit Kryeziu nga Gjakova, me të cilët zuri miqësi në internim, Zai në bashkëpunim me ta, krijoi një forcë guerrilase antifashiste në Veri, në zonën Tropojë-Gjakovë, ose më saktë Malësinë e Gjakovës. Misioni ushtarak aleat në Shqipëri atashoi edhe një oficer britanik, të atashuar pranë tyre. Zai ishte një shqiptar i krishterë ortodoks, korcar, që e kuptonte luftën clirimtare antifashiste shqiptare, si të pandarë nga kauza e Shqipërisë Etnike, e shtetit të bashkuar kombëtar shqiptar. Kjo e bënte atë dy herë armik për sllavo-komunistët dhe shërbëtorin e tyre, Enver Hoxhën.
Kur brigadat komuniste të Enver Hoxhës shkuan në Veri, e sulmuan pabesisht grupin e Kryezinjve dhe e kapën rob Zai Fundon. Ekziston një urdhër i shkruar i Enver Hoxhës ku kërkon që Zai të ekzekutohet duke u rrahur deri në vdekje, pra të mbytet. Dhe ky urdhër u zbatua.
Zai Fundo deri në vdekje mbeti i majtë, madje komunist, por antistalinist, njëkohësisht edhe antifashist. Një disident nga natyra, njeri që nuk e duronte dot diktatin politik, të çdo kahu, të majtë dhe të djathtë. Një kalorës i lirisë në politikë. Njeri me temperament të vrullshëm, sanguin, i ngjashëm me Elvin. Intelektual me dy diploma universitare perëndimore. Bir i një familjeje të pasur tregtare që kishte tradhtuar klasën e tij shoqërore për idealet e tij politike.
Zai para se të ishte një politikan, ishte një gazetar i talentuar, një nga gazetarët më të talentuar shqiptarë. Ai ka qenë shumë aktiv në shtypin shqiptar që në fillim të viteve njëzet. Duke qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Avni Rustemit, pas vdekjes së këtij, Zai u zgjodh kryetar i shoqatës “Bashkimi”. Vazhdoi të ishte aktiv në shtyp edhe pas largimit të detyruar nga Shqipëria në 1924. Por jo vetëm në shtypin shqiptar të emigracionit, por edhe në shtypin e majtë europian. Duke qenë njohës i disa gjuhëve të huaja, dhe njeri me erudicion të madh, krijoi miqësi deri edhe me personalitete të kohës si Bertolt Brecht.
Babai i Elvit, kishte shumë dëshirë që t’ i vinte djalit emrin “Llazar” (Zai) por në vitin 1977 kur lindi djali i tij, kjo gjë ishte e pamundur. Asnjë Fundo nuk mund të guxonte ta quante djalin e vet me emrin e anatemuar nga Enver Hoxha. Kjo do të thoshte të trokisje në derë të burgut dhe djalin e porsalindur ta çoje vetë në internim. Elvi ka padyshim shpirtin e Zait, ndonëse mund të mos e ketë nivelin intelektual të tij. Sepse njerëzit e kalibrit të Zait janë unikë. Ambicja e Elvit ishte dhe është të bënte atë që do të kishte bërë Zai nëse do të kishte jetuar sot. Dhe që ia ka arritur kësaj, në një farë mënyrë është provë reagimi barbar ndaj tij, si ndaj Zait.
Kush janë dhunuesit e Elvi Fundos dhe kush qëndron pas tyre? Ky krim nuk do të mbetet i pazbuluar. Dhunuesit kanë lënë aq shumë gjurmë sa shteti nuk mund të mos i kapë ata nëse do të hetojë sadopak seriozisht. Elvi ka bërë armiq vetëm me anë të penës së tij, me anë të portalit të tij, në të dy dy rastet duke denoncuar publikisht ata që kanë abuzuar me pushtetin, ata që përfitojnë me pa të drejtë prona publike duke keqpërdorur fuqinë mediatike. Elvi, ashtu si Zai, ka natyrisht edhe armiq brenda partisë së tij. Por kuptohet se këtyre të fundit Elvi nuk iu ka bërë dëm sa të reagonin dhunshëm ndaj tij. Elvi nuk mëtonte që emri i tij të ishte në listën e kandidatëve për deputetë të partisë së tij.
Një gjë dua t’ i them Kryeministrit Rama si koment ndaj reagimit të tij për dhunimin e Elvi Fundos. Rama ka shkruar në faqen e tij në Facebook: “Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo. Zbardhje e plotë sa më parë e këtij krimi.”
Si lëvrues i hollë i shqipes, z. Kryeministër nuk mund të mos e dijë se kur e dënon me forcë një krim, atëherë kërkon zbulimin e tij, jo zbardhjen. Se “zbardhje” e krimit do të thotë që të fshihet e vërteta e tij, pra të bëhet e zeza e bardhë. Kryeministri ynë i sotëm është i famshëm për përtalljet që iu bën gafave të zhargonit medial shqiptar, prandaj nuk e kuptoj se përse në këtë rast ka gjetur komoditet me “gafën”.
Aq më tepër që nuk kemi parë “Amarcord” për Zai Fundon në faqen e Kryeministrit në Facebook, as në shtator (1944), kur e kanë vrarë as në mars kur ka lindur. Nuk do të ketë Amarcord për Zai Fundon në 20 mars, në datëlindjen e tij, sepse partia e Edi Ramës ruan me fanatizëm linjën e antifashizmit stalinist të Enver Hoxhës, jo atë të antifashizmit antistalinist të Zai Fundos.
Gazetari Elvi Fundo, drejtues i portalit CityNews.al, ka rea...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në...
Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakul...
Portali italian “Pianeta Italia” vijon t’i kushtojë hapësirë...
Sa më pak dimë, aq më tepër kemi siguri tek vetja, të bindur...
Gjykata Kushtetuese ka reaguar mbi vendimin e marrë për ish-...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku ...
Në Shqipëri, gazetari Elvi Fundo, drejtues i portalit të laj...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar për dhunën...
Ka përfunduar takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzi...
Prokuroria për Krime të Rënda dha sot pretencën për 11 perso...
Deputetja e deputetit demokrat, Luçiano Boçi, ka reaguar për...
Gazetari Gert Shella ka reguar për dhunën ndaj administrator...
Ish-kreu i LDE, Arian Galdini, ka dënuar dhunën ndaj gazetar...
Gazetari Bledian Koka ka dënuar me ashpërsi sulmin ndaj gaze...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për dhunën ndaj administrato...
Këshilltari i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Elio La...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka dënuar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që nd...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, shpreh shqetësim të t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...