Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Alarmohet biznesi për draftin për Profesionin e rregulluar të Ekspertit Fiskal: Po synohet të monopolizohet shërbimi i konsulencës fiskale, dalin jashtë loje ekonomistët, është kosto e shtuar dhe e fshehtë për biznesin?
Një nismë e Deputetit të Kuvendit z.Gjovalin Kadeli për projektligjin ?Për organizimin dhe funksionimin e Profesionit të rregulluar të Ekspertit Fiskal dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë?, ka shkaktuar shqetësim tek bizneset dhe dhomat e tregtisë. Sipas tyre, përmes kësaj ndërhyrjeje po lobohet për të monopolizuar shërbimet e konsulencës fiskale, pasi Projektligji në nenin-3, pika -5 e tij propozon ?monopol? dhe bën të ndaluar këtë shërbim për këdo tjetër, përveç Ekspertit Fiskal. Kjo nënkupton që të gjithë që duan të bëjnë konsulencë fiskale si ekspert fiskal, audit, etj duhet të licencohen nga Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF), që pritet të krijohet në kuadër të këtij ligji të ri dhe duhet të paguajnë çdo vit një tarifë.
Ky shërbim, që kërkohet të monopolizohet përmes këtij drafti, sot jepet nga të punësuar në shoqëri (financierë dhe administrator me kualifikimin përkatës), Kontabilistë të Miratuar si profesion i rregulluar, Ekspertë Kontabël të Regjistruar, Avokatë dhe juristë të së drejtës tregtare dhe më gjerë, të tjerë të diplomuar, të lejuar sipas kurrikulave përkatëse Universitare. Të gjithë këta profesionistë pritet të dalin jashtë loje në kuadër të këtij drafti të ri.
Kjo do të jetë dhe edhe një kosto e shtuar për biznesin, pasi dhe në këtë rast ata janë të detyruar që këto shërbime të merren vetëm nga Ekspertët Fiskal, kjo është kosto shtesë ?e fshehur? për biznesin dhe detyrim i pavend për të imponuar marrjen e këtij shërbimi vetëm nga ?Ekspertet Fiskal? anëtarë të ?Institutit të Ekspertëve Fiskalë?, kur sot merren nga të punësuarit e vetë tatimpaguesve apo të tjerë profesionistë të kontraktuar.
Drafti krijon dhe mbivendosje me institucionet ekzistuese, ku fati i Ekspertëve Kontabël të Regjistruar, që sot japin 4 teste në 6 disiplina përfshirë legjislacionin fiskal, do të vendoset nga Instituti i ri qe pritet të krijohet, ai i Institutit të Ekspertëve Fiskalë (IEF). Për ironi, ligji i ri propozon vetëm një testim me 4 (katër) disiplina në provimin e shtetit për kandidatët, që duan të bëhen Ekspert Fiskal dhe që do të vendosin për ekspertët kontabël që punojnë e trajnohen prej vitesh.
Sipas relacionit të draftit të ri, ?Eksperti fiskal do të operojë në fushën e dhënies së shërbimeve, përgatitjes dhe/ose paraqitjes së deklaratave tatimore të tatimpaguesve dhe pasqyrave mbështetëse fiskale, dhënien e këshillimit mbi planifikimin tatimor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave dhe dhënien e këshillimeve fiskale të tjera dhe shërbimeve të lidhura?. Neni 3 i projektligjit sanksionon se ?Ushtrimi i profesionit to ekspertit fiskal dhe te shoqërive te eksperteve fiskale bëhet vetëm pas datës së regjistrimit të tyre në Regjistrin e ?Institutit të Eksperteve Fiskale? (shkurt Instituti ose IEF). Ky i fundit është organizmi profesional, që grupon të gjithë ekspertët fiskale persona fizike dhe të gjitha shoqëritë e ekspertëve fiskalë të regjistruara në Regjistrin e Institutit të Ekspertëve Fiskalë të Shqipërisë që është i regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të legjislacionit përkatës?.
Draftin dhe relacionin përkatës i gjeni në link më poshtë:
https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2016/12/Relacion-Kadeli.pdf
https://wwwë.parlament.al/wp-content/uploads/2016/12/projektligj-kadeli.pdf
Ankesa e Dhomës së Tregtisë
Në një shkresë që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka nisur Komisionit të
Ekonomisë dhe për dijeni ministrit të financave, Arben Ahmetaj, theksohet se kjo inciativë
është e panjohur dhe e pa konsultuar me Përfaqësues të Biznesit dhe në dijeninë e Dhomës, as
me shoqatat profesionale. Për këtë arsye Dhoma ka kërkuar që të marrë pjesë në Komisionet
Parlamentare për të parashtruar komentet e saj.
Dhoma ka adresuar disa nga shqetësimet më të rëndësishme të mbledhura në konsultim me anëtarët e saj:
1. Relacioni që mbështet projektligjin në fjalë është vetëm 2 (dy) faqe dhe më pas vjen me një përkthim ?chapter 5- Regulation of tax Professionals?. Autori parashtron se nisur nga nevojat si vijon:
a) rëndësia e raportimit financiar:
b) se numri i subjekteve tatimpagues në të ardhmen do të arrijë deri në 600 mijë;
c) tatimpaguesit e kanë të vështirë përmbushjen e detyrimeve vullnetare pa pasur asistencë;
d) tatimpaguesi kërkon mbështetje për çështje me Gjykatat Administrative;
e) ne vijim janë përmendur si praktika aplikimi të këtij profesioni vende si Austria, Gjermania, Cekia, Polonia (Kina, Japonia e SHBA) si dhe është deklaruar se BE-ja ka rekomanduar Qeverinë tonë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme per rregullimin e këtij profesioni?.
2. Dhoma mendon se mbështetja dhe lobimi për këtë projektligj, nuk sjell vlerë të shtuar për publikun, pasi ai kërkon monopolizim (neni 3, pika-3 e projekt ligjit) të këtij shërbimi si profesion me vete, krijon probleme me kuadrin ligjor ekzistues siç është ligji nr.10091,ligji nr.10171, nr.9640 dhe ligji nr. 8788, por efekti i miratimit tij ndikon negativisht edhe më gjerë ambientin profesional, pasi sikurse dihet, ky shërbim vazhdon edhe sot të jepet nga;
a) të punësuar në shoqëri (financierë dhe administrator me kualifikimin përkatës)
b) Kontabilistë të Miratuar si profesion i rregulluar
c) Ekspertë Kontabël të Regjistruar
d) Avokatë dhe juristë të së drejtës tregtare dhe më gjerë
e) Të tjerë të diplomuar, të lejuar sipas kurrikulave përkatëse Universitare,
3. Sikurse argumentohet në relacion ky profesion aplikohet në vende të zhvilluara dhe me tradite dhe jo në vendet në zhvillim apo pa tradite sikurse është vendi ynë. Sot në botë ekzistojnë, tre modele të aplikimit të këtij Profesioni,
I- modeli i rregulluar (Austri, Gjermani, Japoni, Kinë)
II- modeli i kufizuar (SHBA)
III- modeli i parregulluar (Itali, France, Angli, Ballkani dhe pothuajse e gjithë bota)
Pra nuk kuptojmë modelin,ku përfshihet vendi ynë dhe pse duhet që me shpejtësi dhe pa konsultim të kalojë për miratim ky projektligj, kur Ne nuk na rezulton si shërbim i munguar apo profesion i kërkuar nga biznesi që për rrjedhojë të lindë edhe nevoja për rregullim. Nga ana tjetër ky projektligj nuk përafron asnjë akt të ?acquis communautaire? dhe nuk e gjejmë të jetë prioritet apo rekomandim i BE-s për Qeverinë.
4. Dhoma mendon se, sipas projektligjit pretendohet, përveç të qenit monopol i këtij profesioni (shërbimi), sipas nenit-3,pika-5 e projektligjit, të jetë edhe kosto e shtuar për biznesin, pasi dhe në këtë rast ata janë të detyruar që këto shërbime të merren vetëm nga Ekspertet Fiskal, kjo është kosto shtese ?e fshehur? për biznesin dhe detyrim i pavend për të imponuar marrjen e këtij shërbimi vetëm nga ?Ekspertet Fiskal? anëtarë të ?Institutit të Ekspertëve Fiskalë?, kur sot merren nga të punësuarit e vetë tatimpaguesve apo të tjerë profesionistë të kontraktuar, sipas parimit të tregut (kërkesë-ofertë), po këtu duhet pasur parasysh që shërbime të lidhura dhe të kësaj natyre përveç konsulencës fiskale janë edhe ato të konsulencës financiare, tregtare, ligjore, administrimit, marketingut, informatikës, burime njerëzore dhe të tjera të lidhura, rrjedhimisht mos do duhet të kërkojmë rregullimin me ligj për çdo lloj konsulencë veçmas?
5. Projektligji është në thelb një kopjim i keq i ligjit nr.10091 për profesionin e ekspertit kontabël, si dhe imitim i funksioneve për Dhomat e Tregtisë sipas ligjit nr.9640.
Në ligjin nr.10091 ne nenin 17, pika-2 propozon një testim me 4 (katër) disiplina në provimin e shtetit për kandidatët që duan të bëhen Ekspert Fiskal kur sipas ligjit nr.10091, neni-18,pika-5 kandidatet për Ekspert Kontabël të Regjistruar japin 4 (katër) teste në gjashtë disiplina përfshirë legjislacionin fiskal. Sikur mos mbaronte me kaq si mbivendosje, po në këtë projekt-ligj në nenin 32, pika-2 shkruan se ; ?për EKR-të do vendosë statuti i Institutit (IEF)? se çfarë do të bëhet ? Nuk shikojmë mbështetje ligjore në projektligjin në fjalë, kur propozon ndarjen e këtij shërbimi, duke ia hequr këtë të drejtë sipas ligjeve në fuqi sot ushtruesve të tjerë të profesioneve dhënës të shërbimit në fjale si, Drejtues, kontabilistë, ekspertë, avokatë, etj.
6. Projekt ligji në nenin-29, pika-1 dhe pika-5 (ndoshta edhe neni-30 pasi nuk gjetëm një të tillë në projektligj) kërkon të bëjë shqyrtim paraprak të çdo nisme ligjore me efekte fiskale për tatimpaguesit, të shprehë zyrtarisht opinione për aktet ligjore në fjalë. Pra kërkon dhe bëhet detyrues dhe pjesë e Institucioneve shtetërore, pa ruajtur parimin e pushteteve dhe as qenien i pavarur si Institut.
7. Projekt ligji në nenin-31, pika-2 merr përsipër të bëjë ?Edukimin e tatimpaguesve? edhe pse një funksion i tille është detyrim me ligj nga Administrata Tatimore, gjithsesi kjo do ishte pozitive në se mjaftohet deri këtu. Në piken-5 të nenit 31, projekt-ligji ngarkon Këshillin e Ministrave të gjejë mjedise të përshtatshme për zyra që të kryhet ky funksion. Ndërkohe që edhe sot, shërbimi i Tatimpaguesit është në çdo DRT por edhe pranë QKB-ve apo Dhomave të Tregtisë, në disa raste pa qenë nevoja për kërkesa me kosto të shtuar për publikun./Monitor
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë ng...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka zbatuar ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ...
Deputeti i LIBRA, Ben Blushi, ka akuzuar Partinë Socialiste ...
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç...
Gazetari dhe drejtuesi i portalit CityNews.al, Elvi Fundo, u...
Një tjetër rast dhune është bërë publik nga ana e policisë, ...
Me votat e deputetëve socialistë, Komisioni i Ekonomisë ka s...
Ish-kryeministri Berisha ripërsëriti sërish se protesta do t...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Pedagogu i Departamentit të Gazetarisë, Zylyftar Bregu, ka r...
Nga Specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi ng...
Kryetari i Forumit Rinor i Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri, ...
Gazetari dhe drejtuesi i portalit CityNews.al, Elvi Fundo, k...
Parlamenti ka nisur sot seancën pa opozitën.E para që nisi f...
Gazetari sportiv, Eduard Ilnica, i cili vetëm disa muaj më p...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, folu ...
Blutë e Vlorës kanë kapur në flagrancë një shtetas, pasi në ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka deklar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...