Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Erdogani kërcënon ndërsa Gabriel angazhohet për dialog. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel paralajmëron nga shkallëzimi i grindjeve me Turqinë.
Kryeministri i Turqisë Recep Taip Erdogan ka akuzuar Gjermaninë, për shkak të ndalimit të disa tubimeve dhe paraqitjeve të ministrave turq në Gjermani, si “nje praktikë naziste, gjë që në Gjermani ka shkaktuar reagime shumë të ashpra. Megjithatë deri tani nuk ka ndonjë vendim për ndalimin e ardhjes së minsitrave turq në Gjermani. Autoritetet gjermane thonë se pikërisht ky edhe është qëllimi i Erdoganit: që të shkallëzojë situatën edhe më shumë dhe që këtë ta shfrytëzojë për fushatën e tij në Turqi. Ndërkohë vet Erdgoan ka shkuar një hap më larg në akuzat ndaj Gjermanisë. “Sikur të doja, nesër mund të vi në Gjermani. Nëse nuk më lejoni të futem atje apo nuk më lejoni të flas në ndonjë tubim, atëherë do të bëj një kryengritje”, kërcënoi Erdogani, i cili pretendon që fushatën për ndryshimet kushtetuese ta shtrijë edhe në mesin e turqëve në Gjermani.
Autoritetet gjermane i kanë dënuar ashpër këto deklarata, por ato nuk duan të ndalojnë futjen në Gjermani të ministrave turq, sepse kjo mund të shkaktojë edhe ndërprerjen e raporteve, që do të pamundësonte influencën ndaj qeverisë turke, për të ndryshuar politikën e tanishme. Të paktën deri tani.
Gabriel angazhohet për dialog
“Ne nuk guxojmë të prishim bazën e raporteve tona të mira”, shkruan ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel, në një analizë të botuar në gazetën “Bild am Sonntag”. Raportet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë ngarkuar shumë kohët e fundit. “Do të ishte mirë që temat e vështira para nesh t’i trajtojmë me qetësi”, pohon Gabriel. Mbyllja e kanaleve të komunikimit nuk është rrugë e mirë. Në vend të kësaj, duhet të kujtojmë miqësinë gjermano – turke, e cila është shumë më e thellë se raportet aktuale diplomatike.
Në mërkurën e ardhshme Gabriel do të takohet me homologun e tij turk Mevlüt Cavusoglu në Gjermani. Marrëveshja për takim është arritur pas kritikave të fundit mes Berlinit dhe Ankarasë.
Kritika për shkak të arrestimit të gazetarit Yücel
Një nga çështjet kritike në raportet mes Gjermanisë dhe Turqisë është arrestimi i gazetarit të gazetës “Welt”, Deniz Yücel. Autoritetet turke e fajësojnë gazetarin, i cili ka nënshtetësi gjermane dhe turke, për propagandë në shërbim të një organizate terroriste. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar gazetarin në një fjalim të shtunën madje edhe për spiunim. Gabriel thotë se arrestimi i gazetair Yücel ka qenë “gabim dhe i ngutshëm”. Njëkohësisht ai ritheksoi kerkesën e qeverisë gjermane për lirimin e gazetarit Yücel.
Një problem tjetër në raportet mes Berlinit dhe Ankarasë është edhe fushata e politikanëve turq në Gjermani, për ndryshimet kushtetuese në Turqi, me të cilat duhet të forcohet pozita e presidentit. Javën e kaluar janë anuluar disa tubime në Gjermani, ku është dashur të paraqiten edhe ministra turq. Kjo ka thelluar mosmarrëveshjet mes Ankarasë dhe Berlinit. Ka dhe disa takime të planifikuara, po nuk dihet nëse edhe ato do të anulohen.
Nuk ka ndalim të fushatës
Nga shumë autoritete gjermane është kërkuar që tubimet e tilla të ndalohen në përgjithësi. Gabriel është kundër ndalimeve, por me disa kushte të caktuara. “Kush do të flasë tek ne, me siguri që nuk duhet të flas si ne, por duhet të respektojë rregullat tona – rregullat e drejtësisë dhe vlerave.” Më parë kancelarja Angela Merkel ka bërë të ditur se vendimin për ndalimin apo jo të tubimeve nuk duhet ta marrë ajo por komunat dhe organizatorët e tubimeve./DW
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i është përgjigjur e pa...
Sot në Podujevë rreth orës 08:00 është raportuar për të shtë...
NEVOJITET PROCESI I VETTING-UT PËR TË VERIFIKUAR PASURINË E ...
Mijëra qytetarë shqiptarë po protestojnë sot në Bruksel. Pro...
Një skandal i madh ka plasur në marinën amerikane, ku disa f...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim të papritur d...
Shqipëria ka bërë tetë zgjedhje parlamentare nga 1991, dhe p...
Studentëve në Shqipëri u ka dalë nami i keq se i lënë shpesh...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e grupi...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Ndërtimet pa leje vijojnë në mbarë vendin dhe duket se ligji...
Muhamet Lici, i arrestuar tre ditë më parë si kreu i një gr...
Nga Hajro LIMAJ Me përdorimin e dhunës fizike ndaj demonstr...
Shyqyri Zena i dënuar me 13 vjet burg për akuzën e marrëdhën...
Gjykata e Tiranës ka kërkuar shtrimin në Spital Psikiatrik t...
Policia e Korçës ndaloi sot autorin e një ngjarjeje të ndodh...
Skandali i publikuar në mediat italiane për groposjen e 1300...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë mesditës së sotme u është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të Ramës...
Është shtyrë vendimi për shkarkimin e drejtoreshës së AFM. K...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...