web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD përgjigje “rrufe” Metës/A do marrë pjesë në seancë?!

6 Mars 2017, 13:20, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur në kohë rekord letrës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Ky i fundit iu nisi një letër pak më parë krerëve të grupeve parlamentare, ku iu kërkonte që brenda orës 16:00 të dorëzojnë propozimet për emrat e komisioneve të Vetting-ut.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës, e cila përmes Palokës, thotë se nuk do marrë pjesë në seancën parlamentare, që pritet të mblidhet sot për ligjet e Vetting-ut.

?Nuk i përgjigjem letrës së Metës. Nuk marrim pjesë në seancën parlamentare. Parlamenti nuk më legjitimitet, është në këtë çadër. Është absurde të emërohet opozita. Zëvendësimi i deputetëve me PDIU, çmenduri?, shprehet Paloka./CityNews





Lajmet e fundit nga