web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqia drejt referendumit/Erdogani kërkon të qëndrojë 19 vjet President

6 Mars 2017, 12:58, Aktualitet CNA

Nga Hajro LIMAJ  Me përdorimin e dhunës fizike ndaj demonstruesve në parkun Gazi në Stamboll në periudhen 27 maj-15 qershor 2013 dhe të rritjes së presionit ndaj fjalës së lirë dhe medias u detyrova për herë të pare në jetën time publicistike të shkruaja kundër politikës së Erdoganit, edhe pse deri në atë kohë kisha shume rezerva për objketivat afatmesme dhe afatgjata të partiesë islamike që drejtohet prej tij. Komentin e parë e botova me datën 16 dhjetor 2014 në gazetën “Shekulli” me titullin ?Sulltanizimi i Erdoganit?, sulltanizim i cili sot eshtë nje realitet në të gjitha pushtetet dhe institucionet e këtij vendi. Pastaj, me thellimin e kësaj të keqeje, më datën 6.11.2015 botova shkrimin ?Totalitarizmi i Erdoganit dhe rritja e tërrorizmit në Turqi?, i ndjekur nga shkrimi ?Ku po e con Erdogani Turqinë ?! ?. Me tentativen e grushtshtetit të datës 15 korrik, të skenuar prej tij, botova komentin ?Erdogani burimi i krizave në Turqi ? dhe ditën tjetër ?Politika Shqiptare duhet të distancohet nga Erdogani ?, të dyja në gazetën “Dita”. Si një intelektual i arsimuar- kualifikuar dy herë në Turqi dhe që kam punuar për një periudhë të gjatë si atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, kur një pjesë të rendësishme të jetës ua kam kushtuar marrëdhënieve dy palëshe, kisha dhe kam bindjen se është e natyrshme të shkruaja hapur kundër politikës së brendshme dhe të jashtme të kryeministrit të Turqisë, ?partnerit strategjik? të vendit tonë. Njëkohësisht, kjo nuk ishte aspak e lehtë.

Realiteti, edhe kur është i dhimbshëm, duhet shkruar sa më objektivisht dhe jo fshehur apo zbukuruar. Koha vertetoi se analizat dhe komentet që kam bërë për zhvillimet politike në Turqinë e drejtuar nga Erdogani, jo vetëm u vërtetuan plotësisht , por treguan se Erdogani për objektivat e tij strategjike të islamit politik dhete radikalizimit te islamit po mbyll epokën e lavdishme të ?Republikës Turke laike, demokratike dhe ligjore të ngritur nga Ataturku, e të çuar me tej nga Turgut Ozal, Sulejman Demirel, Tansu Ciller dhe Exheviti. Ai tashmë eshtë futur thellë në rrugën e ligjërimit dhe të ndërtimit të një shteti islamik, anti demokratik dhe antiligjor, sidomos pas miratimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese që e realizoi në kuvend vetëm me votat e partisë Islamike (AKP) që ai drejton dhe partisë Nacionalistë (MH), ku salla e kuvendit u kthye në një luftë tavolinash e karrikesh me dy partitë
opozitare.

Nëse në referendum, i cili parashikohet të mbahet në muajin Prill do të miratohen
ndryshimet thelbesore të kushtetutës, Republika e Turqise do të kthehet shtet njëpartiak, islamik dhe jo demokratik. Për ta bindur vehten me fitore, Erdogani referendumin kërkon ta bejë në kushtet e gjendjes se jashtëzakonshme, kur çdo gjë është nën urdhërat dhe kontrollin e vetëm të tij. Për këtë qendrim, njeri nga krijuesit e partisë së Erdoganit, ish zëvendës kryeministri Abdulla Shenër deklaroi se ?nëse kjo paketë ndryshimesh miratohet në referendum me këtë situatë, në Turqi s’ do të ketë me shtet demokratik dhe ndarje pushtetësh?. Me këtë projekt – kushtetutë, mbas 66 vjetësh Turqia rikthehet në epokën e sistemit ? një partiak?. Sepse presidenti do të jetë kryetari i partise në pushtet, kryeministër i vendit dhe komandant i përgjithshëm. Gjithashtu ai do të jetë zotëruesi i vetëm edhe i kuvendit, për arsye se edhe deputëtët e partisë së tij, që do të përbëjnë shumicën në kuvend, do të zgjidhen nga ai. Institucionet që emërojnë prokurorët dhe gjykatësit do të zgjidhen prej tij .

Presidenti do të zgjedhë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zëvendës presidentin, ministrat në vartësi të tij . Nënkuptohet se kuvendi nuk ka të drejtë të thotë asnjë fjalë në lidhje me këto. Erdogani do të emërojë prefektët, zëvendës ministrat, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e policisë, shefin e shtabit të përgjithshëm, komandantët e forcave të armatosura, nënprefektët….Dhe të gjithe të emëruarit do të përgjigjen vetëm para atij. Kështu që presidenti partiak do të drejtojë vendin për 5 vjet pa i dhënë llogari askujt. Gjithashtu, presidenti, do të mund ta ndryshojë strukturën e organizimit administrativ të Turqisë. Mund t’i bashkojë dhe ndajë bashkitë, ashtu siç mund të hapë bashki të reja. Mund të krijojë ministri të reja, ashtu siç mund të mbyllë ministritë ekzistuese.
Dhe të gjitha këto ai mund t’i bëjë i vetëm, pa u detyruar t’i jap llogari askujt. Presidenti partiak,?nëse e shikon të nevojshme? shpall gjendjen e jashtëzakonshme”. Aq pushtet ka sa po të dëshirojë mund ta drejtojë vendin me urdhërat e gjendjes se jashtëzakonshme për periudhën e tij 5 vjeçare. Dhe e drejton vendin pa qenë e nevojshme të dalin ligjet e nevojshme nga kuvendi. Aq të mëdha i ka kompetencat në gjendjen e jashtëzakonshme sa që mund të nxjerrë edhe dekrete, që kanë të bejnë deri me të drejtat e individit. Duke u mbeshtetur në kompetencat e gjendjes se jashtëzakonshme, po të dojë shtyn edhe zgjedhjet. Presidenti, për arsye se nuk ka më ndonjë mekanizëm ligjor që ta detyrojë të
zbatojë kushtetutën, i interpreton edhe deklaratat apo vendimet e gjykatës si të pavlerë dhe të pazbatueshme.

Turqia eshtë përballë me ndryshimin e regjimit. Analistët e mbetur në gazetën
“Cumhuriyet”, mbasi 12 prej tyre janë të arrestuar, shkruajnë se po mori ?Po?-në ky ndryshim ?Shteti i Republikës së Turqisë do t’i dorëzohet një diktatori me pushtetet ligjislativ, ekzekutiv dhe të drejtësisë ?. Erdogani këtë e arriti pas një strategjie afatëgjatë, që zbatoi për 14 vjet në pushtet.
Një nga kundërshtitë me të rëndësishme në organizimin kushtetues që ka për objektiv të ndryshojë sistemin e qeverisjes, është e dreja e?mosdhënies llogari? të Erdoganit para kuvendit dhe para drejtësisë.

Sipas kushtetutës në fuqi presidenti, mund të hetohet për tradhëti ndaj atdheut, vetëm me firmat e 184 deputetëve nga 550 që ka sot. Në projekt – kushtetutën e re për ta hetuar presidentin në detyrë apo kur eshtë larguar nga detyra nevojiten votat e 360 deputetëve.
Dhe nuk ngelet me kaq. Për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese nevojiten 400 vota
deputetësh. Përveç presidentit, një mbrojtje kushtetuese apo imunitet, që nuk gjendet në asnjë vend demokratiko-ligjor, kanë edhe ata që do të emërohen nga ai, zëvendës presidentët dhe ministrat, të cilët për t’u hetuar kërkojnë 3/5 e parlamentit, 360 deputëtë nga 600, që do të ketë.

Erdogani , 19 vjet president, Sulltan deri në vitin 2033.

Po çfarw llogarishë ka bërë Erdogani me ndryshimet e kushtetutës ?!.
Plani është ky: Paketa e ndryshimeve kushtetuese i japin mundësinë atij që të vazhdojë të jetë presidenti i Turqise deri në vitin 2033.
Si eshtë e mundur pyesin evropiano-perendimorët dhe amerikanët ?
Ja..
Me ndryshimet e kushtetutës, me votat e 330 deputëtëve, nga 550 që ka kuvendi, në prill 2017, do të shkohet në referendum. Nëqoftëse votuesit, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonëshme , i thonë “po” ndryshimit, do të hyhet në periudhën e regjimit të ri deri në vitin 2019, periudhë që presidentin e kthen edhe partiak, edhe të plotpushtetshëm. Presidenti Erdo?an, sipas kushtëtutës se re , do të rihyjë në zgjedhjet 2019-ës për t’u rizgjedhur president, por edhe kryeministër.
Le të pranojmë atë që ka shumë gjasa ta arrijë, që Erdogani do të fitojë. Deri në vitin 2024 do të drejtojë i vetëm vendin. Domethënë, do ta organizojë shtetin si të dëshirojë.
Erdhem në vitin 2024. Edhe pse ka qenë dy herë nga 5 vjet president, ai nuk e llogarit 5 vjecarin e parë. Erdogani e beri kushtëtutën e re që ti japë mundësinë e hyjes për herë të tretë për president. Po themi se rifitoi ..

Erdhëm në vitin 2029. Me rritjen e ambicjeve dhe asgjësimin politik të opozitarëve, atij do t’i rriten akoma më shumë pushtetet drejtuese në vend, duke shkuar shumë thellë drejt absolutizmit
apo sulltanizmit .. .Por, i shtohen edhe 5 vjet të tjera..
·
Po si mund të jetë kandidat ai mbas vitit 2029? Kushtetuta thotë dy herë nga 5 vjet. Ai vendos:
Lerini dhe mos i llogarisni 5 vitet e parë midis dy kushtetutave.

Erdogani e ka menduar mirë këtë. I ka shtuar një rresht nenit 116, për ta kapërcyer edhe këtë pengesë..
Ç’ thotë kjo shtesë? Konkretisht shprehet kështu: ?nëqoftëse kuvendi vendos ripërtëritjen e zgjedhjeve në periudhën e dytë të Presidentit, presidenti mund të rikandidojë edhe një herë.? Pra 19 vjet Erdogani në karrigen e presidentit dhe në fronin e sulltanit.
***
Nje nen i shkruar vetëm për sulltanin Erdo?an ..
Partia Islamike e Erdoganit (AKP), që lufton të ketë shumicën e kuvendit edhe në vitin 2028 natyrisht që do të vendosë për zgjedhje. Pra i jep të drejtën Erdoganit të hyjë edhe nje herë në betejën formale për president ..
Të themi se rifitoi ..
Rezultati: Erdogani president deri në vitin 2033..
***
Pra, këto ndryshime kushtetuese nuk janë bërë aspak për të fuqizuar shtetin turk, demokracinë, shtetin ligjor, por për të bërë atë që nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës, qe pretendon se eshtë me të vërtetë demokatik. 5 vjet president deri në vitin 2019 dhe 14 vjet mbas vitit 2019.
Përgjithësisht apo sipas një tradite jo demokratike, 19 vjet rrjesht rrinë vetëm diktatorët. Askush tjetër nuk mund të mendojë e të bëjë kushtetuta të tilla.
Kushtetutë që pjell diktatorë.
Baykal, një nga politikanët më në zë të Turqisë, ish ministër i punëve të jashtme, duke folur në kuvend tha :?Kjo do të jetë një lindje handikape. ..Ky kuvend ka përgatitur një kushtetutë që nuk e çon Turqinë në një demokraci bashkëkohore, por në një diktaturë të Lindjes se Mesme. Nga kjo dalin Kadaf, Sadam Hysejn, Husni Mubarak… Nga kjo nuk del president i përgjegjshëm që të japë llogari si në një vend demokratik. Kjo, është alternativa që sjell Turqinë në strukturën jashtë ligjore
të një regjimi diktatorial tipik të Lindjes se Mesme .Ç ‘farë ndodh ?. Do të sjellë mungesë të shumtë demokracie, uniteti, stabiliteti, qetësie..

Kjo është një tentativë që t’i dorëzohen vendi dhe të drejtat e liritë e njeriut një individi. Ky edhe po të jetë një më demokrati i botës, me kaq plotpushtetshmëri dhe pa llogaridhënie, përseri ai do të kthehet në një diktator. Kjo është tentativa e shkatërrimit të sistemit demokatik parlamentar. Eshtë sulmi kundër vlerave të krijuesit të Republikës, Kemal Ataturkut. Ndryshe nga Ataturku, tani Erdogani i ka marrë dhe do t’i marrë plotësisht në dorë pushtetin ekzekutiv, qeverinë, pushtetin
ligjor dhe pushtetin e drejtësise. Këto në një shtet me demokraci të vërtetë dhe funksionale nuk janë problem i nje personi, i një partie apo koalicioni. Kjo është e ardhmja e Turqise dhe brezave që do të vijnë?.
·
Ky projekt – kushtetutë nuk ka asnje ngjashmëri me kushtetutën amerikane, e cila ka sistemin presidencial, dhe për me tepër me kushtetutën franceze, me sistemin gjysëm presidencial.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të gjitha emërimet që bën presidenti, përfshirë edhe kandidatëte gjykatës, që do të zgjidhen në Gjykatën Kushtëtuese, studjohen imtësisht dhe varen nga miratimi ose jo i Senatit. Në komitetet e senatit studjohet me shume kujdes çdo kandidat.
Ky është pikërisht një nga mekanizmat më të rendësishëm që krijon ? kontroll dhe ekuilibër? midis fuqive të tilla dhe që fuqizon pushtetin gjyqësor karshi presidentit. Ndërsa në Turqi kuvendit nuk i është dhënë asnjë kompetencë e tillë ndaj emërimeve, që do të bëjë presidenti.

Në SHBA presidenti nuk mund të shpërndajë organet ligjore, ndërsa në Turqi Erdogan mund ta bëjë kur të dëshirojë. Edhe ky eshtë nje organizim që dobëson plotësisht pushtetin ligjvënës, kuvendin. Pra ? do të punojë njeri i krahë i gijotinës?. Presidenti i vetëm mund të thotë ? hajde të shkojme në zgjedhje?. Ndërsa për ta bërë këtë kuvendi duhet të jenë dakort 400 deputëtë nga 600, që do të bëhen sipas kushtetutës se re. Pavarësia e gjyqësorit është faktori më i rëndësishëm i ?kontrollit dhe ekuilibrit? të një shteti demokratik. Në SHBA nuk mund të veprosh kundër kryetarit të gjykatave.
Energjitë e pushtetit ligjbërës, ekzekutiv dhe të drejtësisë, që përbëjnë trí shtyllat e shtetit duhet të jenë patjetër të pavarura nga njera – tjetra.
Projekt – kushtetuta që do të kalojë në referendum a i përmban këto tre veçori?
Aspak. Në Turqi në kolltukun e presidentit të plotëfuqishem dhe të paprekshem do të ulet padishahu Erdogan, i cili Turqinë e ka kthyer në republikën e burgjeve me 43 mije të burgosur për 6 muaj, me 144 gazetarë të arrestuar, 177 organe mediatike të mbyllura, me 13 deputëtë të arrestuar, me mijëra akademikë të arrestuar apo të përjashtuar nga puna. Në Turqinë e sotme dhe të nesërme mendimi “ndryshe” Erdoganit të çon menjëherë në burg?.

? Kutia e votimit? është e pamjaftueshme për demokracinë. Pa ?pavarësinë e gjyqësorit? s’ ka demokraci. Pa ?kontrollin e drejtësisë kushtetuese? mbi politikën dhe qeverisjen nuk ka demokraci. Regjimi që nuk ruan ?Kontrollin e drejtësisë kushtetuese? dhe ?drejtësinë e pavarur? dhe ? të drejtat e liritë themelore ? nuk eshtë demokraci.?Të drejtat dhe liritë themelore?, janë garancia e demokracisë. Këto shkatërroi Erdogani në Turqinë laike, demokratike dhe ligjore duke vazhduar rrugën e kthimit në një Republikë Islamike diktatatoriale. Ai i ka bashkuar veprimtarite fetare me ato politike,kur duhet te jene te ndara nga njera tjetra.Xhamite brenda dhe jashte Turqise i perdore per qellime politike,kur feja nuk eshte veper e plitikes,mbasi politizimi i fese demton edhe fene edhe politiken.Fatkeqësi e madhe për popullin mik të Turqise, fatkeqësi për sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e popullit turk dhe të rajonit të Lindjes se Mesme.Ndërsa Shqipëria, si një vend me strategji të qartë drejt integrimit në Bashkimin Europian duhet të vazhdojë distancimin përfundimtar nga politikat e brendshme dhe të jashtme të Erdoganit, duke ruajtur miqësinë dhe dashamirësinë me popullin turk, i cili, shpejt ose vonë, do ta rigjeje vehten për t’u rikthyer në një shtet demokratik, ligjor dhe laik./CityNews
*Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare





Lajmet e fundit nga