web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ruaja vajzën e gruas, se bënte seks në shkollë/ Ja si e pësova

6 Mars 2017, 12:45, Aktualitet CNA

Shyqyri Zena i dënuar me 13 vjet burg për akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë, tregon të vërtetën e tij në studion e emisionit ?Me Zemër të Hapur? në News 24. Ai pretendon të jetë futur në kurth nga ish-burri dhe vajza e gruas me të cilën bashkëjetonte dhe për këtë është dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Elbasanit në 2014-ën.
Sipas Shyqyriut, i cili më herët kishte vuajtur dënimin edhe për shfrytëzim prostitucioni, qëllimi pse i rrinte afër vajzës së bashkëjetueses së tij ishte që ta ruante nga djemtë, pasi nëna e saj ishte e shqetësuar.

?Mësuesja e kishte kapur vajzën në banjat e shkollës duke bërë seks, gruan time e thirrën në drejtori dhe e bënë problem. Prandaj unë shoqërohesha me të, që të mos e ngacmonin djemtë?,- thotë ai, ndërsa tregon edhe episodin kur e kanë arrestuar, pa të drejtë siç thotë ai.

Shyqyriu tregoi se kishte vetëm 3 muaj që ishte lidhur me nënën e vajzës, por e gjeti belaja kur nuk e priste.

?Në 2012 lirohem për shfrytëzim prostitucioni, njihem me një grua tjetër, por pas 3 muajsh më ngriti kurth babai i paditëses, me lë takim vajza në një lokal, i ati vjen me shpejtësi atje, zbret shokun e ngushtë, i cili e merr vajzën prej flokësh dhe e fusin në makinë. Qëndruan 10 minuta dhe në ato momente vjen policia. Ushtruan dhunë ndaj meje dhe vetëm kur u përballa në gjykatë me këto akuza?, ka dëshmuar Shyqyri Zena.

Ai thotë se ka pasur raporte të mira me të gjithë fëmijët e gruas me të cilën bashkëjeton, ndërsa kjo e fundit e ka besuar./BW





Lajmet e fundit nga