web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të shkonte me djalin në Greqi pa prokurë/ Arrestohet babai 46 vjeçar

6 Mars 2017, 08:57, Aktualitet CNA

Policia kufitare në Sarandë ka vënë në pranga një shtetas 46 ­vjeçar, pasi ai ka tentuar të shkonte në Greqi bashkë me djalin e tij (rreth 3 vjeç), për të cilin nuk kishte prokurë të posaçme nga bashkëshortja e tij.

Ilir Avduramani, 46 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, është ndalur në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë Bot, Sarandë. Ai ka tentuar të korruptoje punonjësin e policisë kufitare (kontrollonin e turnit) duke i ofruar atij 500 lekë, brenda dokumentacionit që kishte për të dalë jashtë shtetit.

Sipas uniformave blu, arrestimi i tij është bërë për veprën penale ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?. /CityNews





Lajmet e fundit nga