web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Llogaritë e reja të Bashës, me një PD “anti-Perëndimore”!

5 Mars 2017, 21:31, Aktualitet CNA

Nga Mero Baze

 

Frederika Mogherini provokoi një shpërthim deri në kufijtë e urrejtjes nga krerët e opozitës shqiptare kundër Bashkimit Evropian. Deri më sot, sulmet ishin të përqëndruara tek Romana Vlahutini, ambasadore e BE në Tiranë. Për të justifikuar formulën që nuk kemi gjë me BE, por e kemi me ambasadoren në Tiranë, ajo ka gati një vit që kryqëzohet me sulme personale, fizike, seksiste, morale etj. Siç e ka thënë edhe vetë, ajo është sulmuar që nga mënyra se si kreh flokët e deri tek dhoma e gjumit.

Por Frederika Mogherini ua hoqi alibinë e sulmeve ndaj Vlahutinit. Kur Përfaqësuesja më e lartë e BE mbajti në Tiranë një qëndrim që është dhe më i vendosur dhe më i qartë se ai i zonjës Vlahutin, u pa qartë që problemi nuk është tek vila e BE në ?Rolling Hills?, por tek ndërtesa qëndrore në Bruksel.

Shpërthimi ndaj Mogherinit është i pazakontë. Përveç Bashës që e quajti ?Bullshit? (cop muti mund ta përkthesh fjalë për fjalë), ka një agresion papagallësh që nga Pollo, Bumçi e deri tek truthatët që drejtojnë blogjet e Zenit, të cilët po e agresojnë si komuniste, si dashnore e Ramës, si njeri pa rëndësi etj.

Sulme të tilla ndaj BE deri më sot, ka pasur në nivele pak më të ulëta nga Erdogani në Turqi, nga Orban në Hungari, nga Shesheli në Serbi, nga Gruevski në Maqedoni, dhe disa filiza partish antievropiane që po mbijnë në Lindje. Por pavarësisht këtyre, Partia Demokratike e Shqipërisë, është e vetmja parti që bën pjesë në Partitë Popullore Evropiane dhe po praktikon një gjuhë urrejtjeje ndaj Përfaqësues së Lartë të BE. Asnjë parti tjetër e këtij Unioni nuk ka ndodh të marrë qëndrime të tilla antievropiane.

Por a po shkon PD drejt një partie anti-Perëndimore?

Mendoj që jo. Por është më keq se kaq. Partia Demokratike po agreson Bashkimin Evropian dhe përfaqësuesit e lartë të saj, sipas një stili idiot të Sali Berishës, për të zhvlerësuar kritikat e BE për opozitën. I qartë se Brukseli nuk do t?ia pranojë bojkotin e Kuvendit dhe bllokimin e Refomrës në Drejtësi, Sali Berisha po drejton një fushatë agresive kundër BE, për ta bërë relative sulmin që do ti vijë nga Brukseli.

Duke marrë pozat e Haxhi Qamilit brenda çadrës, që thoshte ?ç?më duhet austriaku dhe inglezi, sa të kem Shijakun dhe Ndroqin?, ai mendon se duke pasur mbështetjen e Fugës  dhe Hushit, nuk ka nevojë për mbështetjen e Brukselit.

Në taktikën e tij Berisha është duke përgatitur PD për një betejë me BE, thjeshtë që kur të thuhen gjëra të rënda, të konsiderohen si hakmarrje ndaj këtyre që po thuhen kundër BE nga çadra.

Por e gjithë kjo ka një kosto të rëndë politike për PD. Një parti e cila është krijuar me aspiratata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, sot është në barrikadën e parë të luftës kundër Bashkimit Evropian, vetëm për interesat e një njeriu, i cili nuk do të ikë në shtëpi, por do të rrijë në çadër. Sali Berisha po degradon në ekstrem dhe historinë e PD, duke i lënë pa të drejtë Edi Ramës, një mbështetje të pakufishme Perëndimore dhe një shans për të qenë interlokutori i vetëm i Perëndimit në Shqipëri.

Kjo PD antievropiane, nuk është si partitë e tjera antievropiane të cilat mendojnë dhe rriten sit ë tilla, kundër vlerave të Evropës. Kjo është nëj parti që po përdoret për të ndaluar implementimin e standardeve evropiane në Shqipëri, për interesa private të një njeriu. Si e tillë, kjo është një parti që votohet nga mbështetës të Evropës, dhe po përdoret kundër saj, duke tradhëtuar edhe interesat e atyre që e votojnë.

Një bastardim të tillë PD, nuk mund t?ia bëjë askush përveç atij që e do PD si një ?letër higjinke?, që e përdor sa herë e zënë krizat e krimeve që ka bërë, duke mbushur brekët.

Sot Sali Berisha është në pozitat e njeriut të frikësuar nga Reforma në Drejtësi dhe PD i duhet, vetëm si një qendër zëri, nga e cila lëshohen rrufe dhe mallkime mbi Evropën që mbështet reformën.

Në fund të kësaj lufte, e humbura  e madhe do të mbetet PD, dhe Lulzim Basha, edhe pse mund të garantojë postin e kryetarit të PD, pas kësaj marrëzie që po bën me urdhër të Berishës, do të jetë ?gjeneral? i një ushtrie të vdekur, pasi do të përfaqësojë një hordhi antievropiane të shpartalluar./TemA





Lajmet e fundit nga