“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
NEVOJITET PROCESI I VETTING-UT PËR TË VERIFIKUAR PASURINË E GJYQTARËVE E PROKURORËVE
“Një verifikim i pasurimit të përshpejtuar do ta nxirrte vendin nga kriza, pasi do të fillonte të ndahej shapi nga sheqeri. Me pasurinë e krijuar në mënyrë të pandershme do të duhej të merrej prokuroria dhe shteti i Kosovës, ashtu siç do të duhej të merrej, po kjo prokurori dhe shteti ynë edhe me pasuritë e pandershme në fushën e dijeve për t’ua verifikuar edhe titujt akademikë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani
Kelmendi: Do të duhej që patjetër të hetohet prejardhja e pasurisë së prokurorëve e gjyqtarëve përmes VETING-ut
Në Kosovën e sotme të varfër janë bërë tejet të pasur një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe bashkë me ta edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë nga administrata publike, derisa korrupsioni masiv vërehet sidomos aty ku pagat merren afërsisht të njëjta, por ndonjëri ka krijuar pasuri enorme e tjetri jeton me qira. Kjo pasuri e fituar shpejt dhe e pajustifikueshme ngre edhe dyshimin e analistëve se në çfarë forme është bërë ajo. Së këndejmi është shtruar edhe çështja se si mund ta arsyetojnë pasurinë e tyre aq të lartë (milionëshe) disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e drejtësisë kosovare, por po ashtu edhe ata në administratën publike shtetërore, teksa marrin paga të barabarta, por që disa nuk ua dinë ‘skajin’ pasurisë së tyre e disa të tjerë jetojnë me ‘qira’. Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se pasuritë e fituara në mënyrë joligjore nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë, dhe ajo pasuri e krijuar me rrugë antiligjore nuk mund të fshihet e as të kamuflohet, pasi dikush është bërë i pasur, ndërsa ka pagën- rrogën e njëjtë në nivelin e njëjtë të punës, derisa, siç tha, njëri zyrtar është bërë tejet i pasur, ndërsa të tjerët jetojnë me mund e sakrifica me të ardhurat e tyre të kufizuara. Po ashtu, sipas tij, sot në Kosovën e varfër janë bërë të pasur edhe gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe bashkë me ta edhe zyrtarë shtetërorë nga administrata publike, ku korrupsioni masiv vërehet sidomos aty ku pagat merren nga shteti dhe institucioni mbahet nga shteti, në kohën kur asnjëri sish nuk drejton veprimtari fitimprurëse, por pasuria e tyre është enorme, madje e krijuar vetëm në kohën e pas luftës, kur administrata kishte rrëmujë në aspektin organizativ. “Askush nuk mund ta justifikojë se pasuria e tyre është bërë nga kursimet e tyre, nga ato paga që i kanë marrë nga shteti, po ashtu askush nuk mundet ta justifikojë pasurinë marramendëse se i paskan ndihmuar vëllezërit dhe familjarët që punojnë në botën perëndimore. Kur jemi këtu është mirë t’u shikohen formularët për deklarim për të parë se cilët zyrtarë, kryetarë komunash dhe drejtues shtetërorë kanë mashtruar administratën e vendit me deklarata të tilla, të cilat i mbulojnë shpëlarjet e parave në emër të familjarëve, të cilët punuakan diku në Perëndim. Prandaj, një verifikim i pasurimit të përshpejtuar do ta nxirrte vendin nga kriza, pasi do të fillonte të ndahej shapi nga sheqeri. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, dhe duhet të ndodhë, pra kategorizimi i shoqërisë kosovare, atëherë automatikisht krijohen dy shtresa: të ndershëm dhe të pandershëm, kurse me pasurinë e krijuar në mënyrë të pandershme do të duhej të merrej prokuroria dhe shteti i Kosovës, ashtu siç do të duhej të merrej po kjo prokurori dhe shteti ynë edhe me pasuritë e pandershme në fushën e dijeve për t’ua verifikuar edhe titujt akademikë të gjithë zyrtarëve të lartë”, ka thënë ai, shkruan gazeta Kosova Sot.
Dibrani: Pasuria e paligjshme lehtë verifikohet
Ndërsa, sa i përket asaj se a është në gjendja drejtësia kosovare, që tërë- sisht të merrej me raste të rënda, kjo, sipas tij, është një pyetje që do përgjigje, prandaj Kosova duhet të ndihmohet nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta kaluar këtë krizë profesionale në fushën e drejtë- sisë. “Megjithatë janë shumë lëndë dhe me mijëra raste, të cilat nuk kërkojnë profesionalizëm të shtuar dhe as dije të larta, sepse pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve nga administrata shtetërore, duke mos përjashtuar as sistemin e drejtësisë, mund ta verifikojë secili qytetar që nuk e ka profesion drejtësinë, pa lë më një jurist i rëndomtë, i cili ka njohje në leximin e ligjeve dhe neneve përkatëse, që përcaktojnë masat ndëshkuese për secilin qytetar që ka shkelur ligjin duke u pasuruar në mënyrë antiligjore. Por, nëse duam ta shpëtojmë Kosovën me faqe të bardhë, sistemi i drejtësisë duhet t’i nënshtrohet modelit të Vetting-ut”, ka vijuar më tej ai. Dibrani ka shtuar se vetëm modeli i Vetting-ut e shpë- ton Kosovën, ngase vetëm ligjet do t’i detyrojnë zyrtarët për vetë- pastrim, i cili do ta shpëtonte drejtësinë dhe Kosovën. “Do të ishte mirë që modeli i Vetting-ut, të shtrihej në të gjitha nivelet, kurse KQZ-ja ta përdorte për t’i kushtëzuar zyrtarët e pushtetit lokal për t’i pastruar listat zgjedhore në ato nivele, për t’i zgjeruar kërkesat edhe për lista zgjedhore për pushtetin qendror. Nëse ky model do të vihet në funksion, Kosova shumë shpejt del nga ky kaos, nga kjo anarki, e cila e ka degjeneruar jetën politike dhe shtetërore në Kosovë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani. Analisti tjetër, Naim Kelmendi, thotë se asfarë drejtësie nuk mund të ndajnë ata prokurorë dhe gjyqtarë të inkriminuar, derisa kanë krijuar pasuritë e tyre në mënyrë të paligjshme dhe të dyshimtë. Sipas tij, ajo pasuri është krijuar përmes krimit të organizuar duke trafikuar drejtësinë. Kelmendi thotë se këta gjyqtarë dhe prokurorë janë kurdoherë ana më e keqe e drejtësisë dhe i japin imazh të keq vetë sistemit. “Do të duhej që patjetër që të hetohet dhe të vërtetohet prejardhja e pasurisë së tyre, pra kjo me një reformë përmes VETING-ut në drejtësi që do t’i pastronte nga sistemi këta gjyqtarë e prokurorë, të cilët dyshohet se krejt në mënyrë të paligjshme i kanë arritur pasuritë e tyre, pasi duke e pasur drejtësinë si levë për interesat e tyre, ata janë edhe trafikuesit dhe abuzuesit e drejtësisë, ngase vetë pasurimi i tepërt i këtyre del i pajustifikueshëm dhe i paarsyetueshëm në raport me të ardhurat e tyre. Duhet patjetër që të luftohet krimi në sistemin e drejtësisë, dhe kjo bëhet vetëm atëherë kur do të vihen para drejtë- sisë edhe këta shkelës të saj apo të japin llogari para ligjit dhe të largohen më pastaj nga sistemi i drejtë- sisë”, ka theksuar ai.
Kelmendi: Çështja duhet të ngrihet në Parlament
Kelmendi ka nënvizuar se një fenomen i tillë është mjaft shqetë- sues, prandaj, sipas tij, do të duhej ngritur si çështje për diskutim edhe në Parlamentin e Kosovës, por kjo nuk do të ndodhë për sa kohë do ta kemi këtë klasë politike. Njohësi i çështjeve juridike në vend, Mazllum Baraliu, mendon se kjo është një çështje që kërkon qasje, mbase më serioze të organeve të drejtësisë e veçanërisht atyre të ndjekjes, por krahas kësaj, sipas tij, edhe përgjegjësia qytetare duhet të jetë në nivel që të raportohen të gjitha fenomenet e shkeljeve të ndryshme dhe abuzimeve e cenimit të legjislacionit dhe dispozitave ligjore. “Asnjëherë për këtë çështje nuk është arritur një konsensus në Parlamentin e Kosovës, dhe as nuk ka pasur gatishmëri të klasës politike, e veçanërisht asaj qeverisëse që kjo çështje të trajtohet në Kuvend dhe më pastaj të bëhen ligje dhe të gjejnë zbatim e të aplikohen”, ka vijuar më tej ai. Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, ka nënvizuar se kjo është një çështje problematike për vetë faktin se ka persona edhe nga organet e drejtësisë të implikuar në keqpërdorim të parasë publike dhe që janë pjesë e krimit të organizuar e kapur nga parapolitika e partive në pushtet, derisa, siç tha, edhe deklarimi i pasurive që bëhet sipas ligjit është po ashtu problematike, ngase ligji ka aq mangësi, saqë është problem të nxirren në dritë keqpërdorimet e personave zyrtarë./Kosova Sot
Mijëra qytetarë shqiptarë po protestojnë sot në Bruksel. Pro...
Një skandal i madh ka plasur në marinën amerikane, ku disa f...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim të papritur d...
Shqipëria ka bërë tetë zgjedhje parlamentare nga 1991, dhe p...
Studentëve në Shqipëri u ka dalë nami i keq se i lënë shpesh...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e grupi...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Ndërtimet pa leje vijojnë në mbarë vendin dhe duket se ligji...
Muhamet Lici, i arrestuar tre ditë më parë si kreu i një gr...
Nga Hajro LIMAJ Me përdorimin e dhunës fizike ndaj demonstr...
Shyqyri Zena i dënuar me 13 vjet burg për akuzën e marrëdhën...
Gjykata e Tiranës ka kërkuar shtrimin në Spital Psikiatrik t...
Policia e Korçës ndaloi sot autorin e një ngjarjeje të ndodh...
Skandali i publikuar në mediat italiane për groposjen e 1300...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë mesditës së sotme u është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të Ramës...
Është shtyrë vendimi për shkarkimin e drejtoreshës së AFM. K...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar vendimin për çiftin e të rinjv...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një v...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një postimi në r...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...