Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, mori pjesë sot në Takimin Kombëtar të Dizenjuesve të Rinj Shqiptarë, organizuar nga Biznes Albania dhe Doniana, projekt i realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë dhe financuar nga IADSA, Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit.
Të pranishëm në takim ishin edhe Ministri Blendi Klosi, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare dhe italiane, që realizuan projektin në bashkëpunim.
Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj u fokusua tek punësimi dhe e cilësoi atë si objektiv kryesor të qeverisë shqiptare:
?Sigurisht që kemi afruar, kemi hapur shumë vende pune, po ka shumë nevoja akoma për më shumë vende të reja pune, sepse ka shumë shqiptarë akoma të papunë, të cilët presin nga qeveria, presin nga zhvillimi i ekonomisë, presin nga iniciativat private dhe detyra jonë është t?i mbështesim këto iniciativa në favor të punësimit?.
Ministri theksoi edhe njëherë se reforma në drejtësi është një parakusht i domosdoshëm për zhvillimin e Shqipërisë.
?Më thoni a mund të zgjerohemi me vende të reja pune, me fabrika të reja, nëqoftëse bizneset dhe investitorët, nuk janë të sigurt që vlera e kapitalit të tyre, e punës së tyre, e djersës së tyre, ngrihet në një platformë të një drejtësie të mire?! Lidhja me Reformën në Drejtësi, me Vettingun është shumë e drejtpërdrejtë me punësimin.
Ne ju premtojmë që ashtu siç ngulim këmbë fort si qeveri për Vettingun, për Reformën në Drejtësi, ashtu do të ngulim këmbë që edhe gjatë këtyre kohëve, edhe në mandatin e dytë, fokusi të jetë punësimi, në mënyrë që në finale shqiptarët të kenë më shumë punë, në finale të realizojmë atë që kemi pasur, kemi dhe do të kemi si objektiv, rritjen e mirëqënies së familjeve shqiptare?, tha ministri Ahmetaj.
Fjala e plotë e ministrit
Për mua është rast shumë i mirë për të folur për atë që qeveria po fokusohet për të bërë më mire. Është një shembull shumë i vogël por shumë domethënës ajo që Ministria e Mirëqënies, Programi IADSA, Qeveria italiane, qeveria shqiptare, Ministria e Financave dhe sipërmarrja, tregojnë me këtë event sot.
Çfarë është në thelb eventi? Eventi në thelb është një përpjekje e drejtëpërdrejtë për të rritur punësimin dhe për të rritur vlerën e punës dhe vlerën e kapitalit shqiptar, për të konkurruar në ekonominë rajonale dhe në ekonominë globale. Prandaj i kushtuam gjithë këtë rëndësi të veçantë këtij eventi, për të dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm për atë që ne po mundohemi të bëjmë sëbashku sot dhe për atë që do të bëjmë me fokus të veçantë në mandatin e dytë, punësimin.
Doniana është një ndërmarrje shume specifike dhe besoj që z. Bregasi e ka zgjedhur me shumë kujdes për ta bërë këtë event. Është një ndërmarrje pioniere që e ka treguar se si kalohet nga një ndërmarrje e vogël fason në një industri të lehtë shqiptare, ku vula, firma, marka e Shqipërisë, vendoset në emra jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm. Mos harrojmë që kjo është një ndërmarrje që ka kaluar një histori shumë të veçantë profesionale, ku në ditët e para të veta vetëm mësonte dhe sot arrijmë të mësojmë prej saj. Sot ka arritur të jetë një nga eksportuesit tanë më të rëndësishëm me gati 17 milion euro në vit dhe 1300 punojës, plus 300 në pritje, jo thjesht punonjës të paguar me pagën minimale, por punonjës të cilët po kthehen në pionierë të industrisë së lehtë, e theksoj jo pa qëllim.
Unë dua të shkëmbej një falenderim të veçantë me Ambasadorin dhe me Ministrin Klosi, për arsye se IADSA ka qenë një progam i suksesshëm, vazhdon të jetë një programi suksesshëm, por mbi të gjitha i fokusuar tek aspekti social dhe tek aspekti i punësimit. Është një investim i drejtpërdrejt tek komuniteti, tek komunitetet, tek punësimi dhe tek ndërmarrja e vogël në mënyrë sigurisht indirekte.
Në finale çfarë jemi duke bërë? Katër vite qeveria shqiptare ka punuar për t?i kthyer vendit rritjen ekonomike prej 3.5 për qind. Nuk dua të harroni që një vend i vogël si ky, me zinxhirin e vet ekonomik përfiton, dhe mos harroni që e nisëm me pak më shumë se zero për qind rritjen ekonomike dhe sot e kemi 3.4-3.5%. 3.7% është objektivi jonë në 2017, një objektiv besoj i mirëllogaritur dhe i mirëmenduar. Është një kthesë e madhe për Shqipërinë, po t?i kthehemi mbrapsht duhet të jemi modestë, ashtu siç duhet të jemi dhe ambiciozë në objektivat në favor të qytetarëve.
Na duhet të pranojmë që megjithëse kemi bërë shumë, akoma jemi larg pritshmërisë së qytetarëve dhe sigurisht që, çdokush në territorin e Shqipërisë ka halle të pazgjidhura dhe ka pritshmëri shumë të lartë ndaj qeverisë shqiptare.
Sigurisht që kemi afruar, kemi hapur shumë vende pune, po ka shumë nevoja akoma për më shumë vende të reja pune, sepse ka shumë shqiptarë akoma të papunë, të cilët presin nga qeveria, presin nga zhvillimi i ekonomisë, presin nga iniciativat private dhe detyra jonë është t?i mbështesim këto iniciativa në favor të punësimit.
Dua ta mbyll dhe jo pa qëllim përfitoj nga ky event, që në dukje është modest por në thelb është human. Shqipëria ka një sfidë përpara, sfidën e ka me pritshmërinë dhe me Shqipërinë e gjeneratës tjetër, jo thjesht me Shqipërinë e kësaj gjenerate.
Nuk është e rastësishme që ne si Parti Socialiste dhe si qeveri ngulim këmbë tek Vettingu. Çdokush mund të pyesë, po mirë Ministër çfarë ka të bëjë këtu Reforma në Drejtësi me atë që po bëjmë ne? Ka shumë të bëjë. Më thoni, a mund të vijnë investitorë të huaj në një vend ku nuk ka drejtësi? Më thoni a mund të hapim, të zgjerohemi me vende të reja pune, me fabrika të reja, nëqoftëse nuk janë të sigurt që vlera e kapitalit të tyre, e punës së tyre, e djersës së tyre, ngrihet në një platformë të një drejtësie të mire?! Më besoni që lidhja me Reformën në Drejtësi, me Vettingun është shumë e drejtpërdrejtë me punësimin.
Ne ju premtojmë që ashtu siç ngulim këmbë fort si qeveri për Vettingun, për Reformën në Drejtësi, ashtu do të ngulim këmbë që edhe gjatë këtyre kohëve, edhe në mandatin e dytë, fokusi të jetë punësimi, në mënyrë që në finale shqiptarët të kenë më shumë punë, në finale të realizojmë atë që kemi pasur, kemi dhe do të kemi si objektiv, rritjen e mirëqënies së familjeve shqiptare. /CityNews
Ish-kryeministri Sali Berisha po flet nga çadra e protestës....
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur sot në Kuvend për zgjed...
Të dashur qytetarë, situata jonë e brendshme nuk pasqyron ne...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Renato Milloshin, i cili a...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
“Arrest me burg” është masa e caktuar sot nga Gjykata e Shko...
Një 41 vjecar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve n...
Dy javë pasi tre katet e fundit të pallatit që ka ndërtuar u...
Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar në pikën kufitare të Hanit...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me tens...
Një shtetas në Vlorë është arrestuar në flagrancë, pasi ka u...
Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, po zhvill...
Një 45 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ai ka djegur va...
Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Vlo...
Policia e Korçës ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet për një vi...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 23-vjeçareje ka...
Një 41-vjeçar është arrestuar sot nga policia e kryeqytetit,...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërthyer ...
Policia e Fierit ka arrestuar sot të tjerë policë privat, të...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...