VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Që të kuptosh rrënjët e ekonomisë së sotme globale, ia vlen që më parë të gjurmosh nëpër kthesat më të mëdha historike. Pak prej tyre janë më të rëndësishme se sa transformimi i sistemit evropian të shteteve, në një sistem global. Një vështrim pas në shekullin 18, atëherë kur Britania sundonte botën.
Në vitet 1780, Londra e kishte zëvendësuar Amsterdamin si qendër financiare e sistemit evropian të globalizuar të shteteve ? dhe Mbretëria e Bashkuar u bë përfituesja kryesore e konkurencës ndërshtetërore për kapital. Gjeopolitikisht, sistemi i shteteve i krijuar në Vestfali, nën udhëheqjen holandeze kish qenë realisht anarkik ? i karakterizuar nga mungesa e rregullave qendrore. Në të kundërt, sistemi ndërshtetëror i rivendosur pas Luftërave Napoleonike, nën udhëheqjen britanike ishte një, në të cilin ekuilibri evropian i fuqive u transformua, të paktën për pak kohë, në një instrument të sundimit informal britanik. Pasi kishin vënë tashmë nën kontrollin e tyre, këtë ekuilibër të fuqive, britanikët ndërmorën një numër hapash për të siguruar që do të qëndronte në duart e tyre. Së pari, ata garantuan qeveritë absolutiste të Evropës Kontinentale, të organizuara në Aleancën e Shenjtë, se ndryshimet në ekuilibrin e fuqive do të ndodhnin vetëm përmes konsultimeve në Koncertin e sapokrijuar të Evropës. Dhe së dyti, ata krijuan dy kundërpesha për fuqinë e tyre. Ata kërkuan ? dhe arritën të sigurojnë ? që Franca e mundur të përfshihet në Fuqitë e Mëdha, megjithëse mbahej nën kontroll, për shkak se renditej mes fuqive të dorës së dytë.
Dhe në Amerikat, ata ndeshën në projektin e Aleancës së Shenjtë për të rivendosur sundimin kolonial, përmes shpalljes së parimit të mosndërhyrjes në Amerikën Latine ? dhe duke ftuar Shtetet e Bashkuara që të mbështesin këtë parim. Ajo që më vonë u bë doktrina Monroe ? ideja që Evropa nuk duhej të ndërhynte në çështjet amerikane ? ishte fillimisht një politikë britanike.
Duke ndjekur interesin e vet kombëtar në ruajtje dhe konsolidim të një strukture fuqish të fragmentuar dhe balancuar në Evropën kontinentale, Britania ushqeu perceptimin se fuqia e vet e madhe në botë, po ushtrohej për interesin e saj të përgjithshëm. Synonte t?u shërbente interesave të ish armiqve por edhe ish aleatëve, të republikave të reja të Amerikave dhe monarkive të vjetra të Evropës.
Ky perceptim u konsolidua nga liberalizimi unilateral i tregtisë prej Britanisë, që e pati kulmin në anulimin e Ligjeve të Drithërave në 1848 ? si dhe Ligjeve të Lundrimit në 1849. Në 20 vitet që pasuan, afërsisht një e treta e eksporteve të të gjithë botës shkonin në Britani.
Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 25 % të të gjithë importeve dhe eksporteve, ishin partneri më i madh tregtar i Britanisë, ndërkohë që shtetet evropiane zinin një tjetër 25 përqindësh.
PËRFSHIRJA E PERËNDIMIT
Përmes kësaj politike, Britania uli kostot e brendshme të furnizimeve të veta jetësore ? dhe në të njëjtën kohë, siguroi mënyrat për pagesë për vendet e tjerë, nga prodhuesit e saj. Ajo tërhoqi gjithashtu pjesën më të madhe të botës perëndimore në orbitën e vet tregtare ? duke nxitur bashkëpunimin ndërshtetëror dhe siguruar kosto të ulëta mbrojtjeje për tregtinë e vet jashtë vendit, si dhe perandorinë territoriale. Ndryshe nga sistemi tregtar holandez i shekullit 17, i cili ishte puro komercial, sistemi tregtar britanik i shekullit 19, u bë gjithashtu një sistem i integruar transporti dhe prodhimi të mekanizuar. Britania ishte organizatorja kryesore, si dhe përftuesja e madhe e këtij sistemi, brenda të cilit kryente funksionin e dyfishtë të vendshkëmbimit qendror dhe atë të rregullatorit. Ndërkohë që funksioni i parë ishte i pandashëm nga roli i Britanisë si punishte e botës, funksioni i rregullatorit qendror ishte i pandashëm nga roli i saj si ndërtuese madhore perandorie në botën joevropiane.
Kolonizimi i Indisë i mundësoi Britanisë që të riblejë borxhin e vet kombëtar nga holandezët ? si dhe të nisë luftërat Napoleonike, pothuajse e cliruar nga borxhet e jashtëm. Më e rëndësishmja, ajo nisi procesin e pushtimit të një perandorie shumë të madhe territoriale në Azinë Jugore, e cila do të shndërrohej në shtyllën kryesore të fuqisë globale të Britanisë. Burimet e mëdha demografike të Indisë mbështesnin fuqinë botërore të Britanisë, si nga pikëpamja tregtare, ashtu edhe ushtarake. Nga pikëpamja tregtare, punëtorët indianë u transformuan me efektivitet nga konkurues të mëdhenj të industrive evropiane të tekstileve, në prodhues të mëdhenj të ushqimeve të lirë si dhe lëndëve të para për Evropën. Ushtarakisht, fuqia njerëzore indiane u organizua në një ushtri koloniale të stilit evropian, financuar krejtësisht prej taksapaguesve indianë, u përdor gjatë të gjithë shekullit 19 në serinë e pafund të luftërave përmes të cilave Britania hapi Azinë dhe Afrikën për tregtinë dhe investimet perëndimore.
KONFLIKT NDËRSHTETËROR
Sa për aspektin financiar, zhvlerësimi i monedhës indiane, vendosja e të turpshmeve Pagesa Shtëpie ? sipas të cilave, India duhej të paguante për privilegjin që shfrytëzohej prej Britanisë ? si dhe kontrollin që Banka e Anglisë kishte mbi rezervat e valutës indiane, të dyja e kthyen Indinë në boshtin e supremacisë botërore financiare dhe tregtare të Britanisë. Megjithatë, epoka e bukur Eduardiane ishte vetëm një preambul e një acarimi të konflikteve ndërshtetërorë, të cilët edhe një herë revolucionarizuan gjeografinë historike të kapitalizmit botëror. Menjëherë sapo konkurenca mes fuqive evropiane ?për hapësirë jetese? u intensifikua nën impaktin e revolucionit në transport dhe industrializimit të luftës, kostot e mbrojtjes së ?pronave? britanike metropolitane dhe ato jashtë vendit nisën të rriten ? duke i kthyer zotërimet e saj imperiale nga asete, në detyrime.
Në të njëjtën kohë, kapërcimi i barrierave hapësinore që shkaktuan po këta dy fenomene kthyen madhësinë, kompaktësinë, izolimin dhe aksesin e drejtpërdrejtë në dy oqeane të mëdhenj që gëzonte SHBA, në avantazhe strategjikë vendimtarë në acarimin e luftrave ndërshtetërore. Nuk është për t?u habitur që lufta përfundoi me mbërritjen e një bote bipolare aq shumë të parashikuar në shekullin 19 dhe fillim të shekullit 20. Tani, rëndësi kishin vetëm SHBA dhe BRSS ? dhe shtrirja globale e fuqisë së SHBA ishte shumë më superiore./bota.al
Duke filluar qe sot do hyni ne nje periudhe me te qete te je...
Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shku...
Dy të rinjtë filluan komunikimin miqësor, para se të binin n...
JA PERSE DO TI DREJTOHEM WASHINGTONIT SI AVOKAT I SHTETASVE ...
Protestës së opozitës i janë bashkuar dhe kampionë të sporti...
Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kreu i AAK, Ramush Ha...
Policia Kufitare ka goditur mbrëmjen e sotme një tjetër rast...
Kampet partiake mbesin të barrikaduaraDerisa vendi gjendet n...
Industria vendase e blojës po punon me 40% të kapacitetit ak...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka postuar sot në rrjet...
Një ngjarje skandaloze është regjistruar nga qyteti i Korçës...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka sulmuar ashp...
Kryetari i Unionit të të Rinjve të Djathtë Europianë, Javier...
Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, ...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, iu nisi sot një tjetër...
Ka qene ditelindja e deputetit te LSI-se, Ylli Shehu, ne Buz...
Në fund të këtij muaji do të prezantohet Nokia 3310 i ri. Te...
Qëndrojnë ditë natë aty. Shtrirë përdhe, në të ftohtin e shk...
Aktori i filmit të famshëm “Titanic”, Bill Paxon, ka ndërrua...
Kryetari i të Rinjve Kristiandemokratë gjermanë, Paul Zimiak...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...