web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS sulmon Bashën/ Ja kush është koka e krimit

26 Shkurt 2017, 20:09, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka sulmuar ashpër opozitën, teksa ka komentuar protestën e nisur prej nëntë ditësh.

Në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se imoraliteti i kësaj pseudo kauze është dhe vetëdemaskimi i një kaste politike, e cila sipas tij, ka bërë aq zullume sa shqiptarët do i vuajnë për shumë kohë.

Më tej, deputeti i PS shton se koka e krimit është dhe koka e çadrës.

?Kryehajdutet mblidhen dhe therrasin se filani mund tju vjedhe ! Keto jane histori shqiptare qe gatuhen ne zyrat e atyre qe pretendojne te drejtojne vendin. Imoraliteti i kesaj pseudo kauze eshte dhe vetedemaskimi i nje kaste politike e cila ka bere aq zullume sa shqiptaret do i vuajne per shume kohe ! Gjaku i te vrareve te pafajshem ne Gerdec e 21 Janar therret per ndeshkim penal! Paniku qe i ka zene autoret e ketyre maskarave eshte i pafre. Ndeshkimi i ligjit kurre ska qene me afer se sot per kedo qe eshte zhytur ne llumin e krimit ! Dhe koka e krimit eshte dhe koka e cadres?, shkruan Ndreu./CityNews





15:51 Aktualitet

Sintra, Portugali

Nuk është çudi pse Lord Bajroni u frymëzua nga bukuria e qyt...

Lajmet e fundit nga