Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Banorët ankohen se rruga në fshatin Popçisht kalon në dy vende, ku ka varreza të vjetra
Ndërtimi i rrugës malore nga Hec Moglicë në drejtim të qytezës së Maliqit, ka filluar pa u zbardhur leja e Këshillit Kombëtar të Territorit. Banorët e fshatit Popçisht, në Bashkinë Maliq, u ankuan pranë redaksisë së emisionin “Fiks Fare” se rruga kalon mbi varrezat e vjetra të fshatit. Pavarësisht kërkesave ndaj institucioneve vendore dhe qendrore, ata nuk kanë gjetur zgjidhje.
Gazetarët e Fiksit shkuan në fshatin Popçisht, ku banorët treguan se rruga duhet të devijohet 50 metra larg vendit ku po ndërtohet. “Nuk jemi kundër ndërtimit të kësaj rruge, përkundrazi e dëshirojmë më çdo kusht. Por, t’i lëmë të prehen të qetë të parët tanë, të cilët prehen në varrezat e vjetra” thotë një i moshuar. Një tjetër sqaroi për Fiksin se afër një kishe të vjetër ka varre, ndërsa tha se, nëse vendi hapet me fadroma, atëherë do të dalin kockat në sipërfaqe. “Ne duam një verifikim të hollësishëm. Unë kam motrën në këtë vend, e mbaj mënd që është varrosur këtu. Por, për shkak se kodra ka shkarë, ne i kemi zhvendosur varrezat në një vënd tjetër” thotë Bujar Matraku.
Banorët pretendojnë se në zonë u ka ardhur policia e rendit, por edhe ajo bashkiake. Ata kanë shkuar edhe pranë Prokurorisë së Korçës, ku i’u është bërë me dije se dokumentet që ata kanë nuk mund të quhen leje nga institucionet përkatëse. Nisur edhe nga ky pretendim i banorëve, por edhe i prokurorisë, Fiks Fare shoqëroi në Bashkinë Maliq një përfaqësi të banorëve. Ata u pritën nga kryetari Gëzim Topçiu, i cili tha se institucioni që ai drejton nuk është pyetur për ndërtimin e kësaj rruge. Sipas tij, rruga duhet të ishte në afërsi të liqenit, dhe jo sipër në kodër, pasi dimri është i gjatë, ka borë dhe ngrica. Në bisedë e sipër, z.Topçiu tha se punimet që kanë filluar në rrugë janë të paligjshme, pasi nuk është zbardhur vendimi i KKT-së, që do të pasohej më pas nga një VKM për shpronësimet e banorëve. Ai tha se ka urdhëruar policinë bashkiake të bllokojnë punimet.
“Fiks Fare” iu drejtua me një kërkesë zyrtare Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në lidhje me pretendimet e banorëve të fshatit Popçisht dhe të kryetarit të Bashkisë së Maliqit, se punimet në rrugën Moglicë – Maliq janë të paligjshme.
Sipas përgjigjes, Këshilli Kombëtar i Territorit, me vendimin nr.2 i datës 11.10.2016 ka vendosur miratimin e lejes së ndërtimit, me kushtin që subjekti të realizojë plotësimet si më poshtë: Miratimin e VKM-së së shpronësimit dhe vendimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
Agjencia shtoi se: “Leja e KKT-së nuk është zbardhur se është në pritje të një Vendimi të Këshillit të Ministrave për shpronësimet. Agjencia e Zhvillimit të Territorit ia ka bërë me dije Ministrisë së Energjetikës, Kryetarit të Bashkisë së Maliqit dhe Devoll Hydropoëer për të bërë një takim midis palëve dhe marrë në konsideratë shqetësimet e banorëve”.
Pas përgjigjes nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, “Fiks Fare” iu drejtua me një kërkesë kompanisë “Statkraft”, e cila është investitorë e hidrocentralit në Moglicë, në lidhje me shqetësimet e banorëve për varrezat e vjetra, apo edhe pretendimin se punimet në rrugë janë të paligjshme.
Kjo kompani na ktheu përgjigje se: “Sipas planit kombëtar të hartëzimit, në vendin ku pretendojnë banorët e Popçishtit, nuk ka varreza të regjistruara. Dëgjesa publike për ndërtimin e rrugës është mbajtur më 19 maj 2015 në fshatin Moglicë, ku janë ftuar të marrin pjese të gjithë banorët e fshatrave të prekur nga ndërtimi i kësaj rruge. Ministria e Transportit e ka miratuar kërkesën për shpronësim, pasi rruga është në interes publik. Vendimi i KKT është zbardhur dhe më pas i është kaluar vlera prej 0.01% e taksës mbi infrastrukturën Bashkisë së Maliqit”.
Më pas, Fiksi i dërgoi një tjetër kërkesë kompanisë “Statkraft”, se kur është zbardhur vendimi i KKT-së. Gjithashtu i kërkuam nëse është marrë leje nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Në fund, kërkuam informacion se, nëse gjenden varreza në zonë, si do të procedohet. Për kërkesën e dytë, shoqëria që po ndërton hidrocentralin në Moglicë nuk na ka dërguar një përgjigje.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë ekzeku...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ripublikuar në rrjetet ...
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për gjyqtaren...
Pas denoncimit të CityNews, deputeti socialist Alfred Peza, ...
Melsi Labi është shkarkuar nga Ministrja e Kulturës, Mirela ...
Në vendin tonë, gomari simbolizon njerëzit që veprojnë pa me...
Është shkarkuar nag detyra Drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi...
Sipërmarrësi shqiptar, Rezart Taçi, është rikthyer sërish në...
Me afrimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 qershor...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, zhvilloi sot një takim...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar ...
Ka përfunduar operacioni ndërkombëtar i koduar “Ditët e Përb...
Gjykata e Apelit në Greqi la në fuqi masën e sigurisë arrest...
OSHEE nuk heq dorë nga tenderat me 99% apo afër 100% të vle...
Miratohet në Komisionin për Cështjet Sociale dhe Shëndetësin...
Kryeministri Edi Rama vijon betejën me qytetarët në rrjetet ...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sot...
Nga ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Një 17-vjeç...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...