Donald Trump është President i SHBA i pëlqen apo jo Edi Ramës
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzv...
Ministri rumun i Drejtësisë tha se do të bënte publike sot hollësitë e një projekt-ligj të ri për kodin penal, një ditë pasi qeveria Social Demokrate e vendit shfuqizoi një dekret të debatueshëm të kabinetit që synonte të mbronte shumë politikanë nga ndjekja penale për korrupsion.
Qeveria Social Demokrate e Rumanisë e shfuqizoi dekretin dje, pas gjashtë ditë protestash të mëdha publike.
Vendimi i qeverisë së kryeministrit Sorin Grindeanu erdhi ndërkohë që dhjetëra mijëra demonstrues u grumbulluan në sheshin Fitorja të Bukureshtit për një natë tjetër protestash masive, që shihen gjerësisht si tubimet më të mëdha anti-qeveritare që nga rënia e diktatorit komunist Nikolae Çaushesku në vitin 1989.
Vetë Kryeministri pati deklaruar një javë më parë se nuk kishte ndërmend ta tërhiqte projektligjin. Protestuesit deklaruan se do t’i vazhdonin grumbullimet masive.
“Njerëzit janë të lodhur nga kjo klasë politike, e cila gjatë 27 vjetëve ka treguar se ka qenë jo e besueshme. Sepse ka aq shumë njerëz që duan të ikin nga vendi për një jetë më të mirë për veten dhe familjet tona. Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu dhe jam njëri nga miliona rumunët që punojnë jashtë,? thotë një protestues me emrin Olimpu.
Dekreti, i miratuar në një sesion të kabinetit natën e së martës, përjashtonte zyrtarët nga akuzat për korrupsion, nëse fitimet me mjete të pandershme vlerësoheshin në më pak se 48 mijë dollarë.
Sikur dekreti dhe një masë tjetër shoqëruese të kishin hyrë në fuqi, siç ishte planifikuar më 10 shkurt, një nga përfituesit kryesorë i tij do të kishte qenë udhëheqësi i Partisë Social Demokrate Liviu Dragnea.
Ky politikan është aktualisht në gjyq për dyshimet se ka përdorur ndikimin e tij politik për të përfituar paga shtetërore për dy persona të punësuar në selinë e partisë së tij mes viteve 2006 dhe 2013.
Qeveria tha se kjo masë ishte e nevojshme për të ulur mbipopullimin e burgjeve në Rumani, një nga vendet më të korruptuara të Europës.
Por kritikët thonë se kjo do të kishte dëmtuar rëndë përpjekjet e qeverisë së sapoformuar të vendit.
Me një deklaratë të përbashkët për projektligjin, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kanadaja, Finlanda, Hollanda, dhe Franca ishin shprehur se qeveria zhbëri progresin e arritur gjatë 10 viteve të fundit për funksionimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit.
?Duam që qeveria jonë të largohet. Është një turp i madh. Demokracia është për popullin, për të respektuar dëshirën e popullit që ka dalë në rrugë. Ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë protestat. Shpresoj të mblidhemi këtu edhe nesër dhe për çdo ditë në vazhdim?, tha një protestuese.
Nisma e filluar në vitin 2014 nga Drejtoria Kombëtare e Anti-Korrupsionit ka çuar në dënimin e rreth 2 mijë njerëzve për shpërdorim pushteti, duke përfshirë gjyqtarë, politikanë, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë publikë./Zëri i Amerikës
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzv...
Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Shqip...
Analisti Fatos Lubonja ka sulmuar ashpër ambasadorin e SHBA,...
Në minierën e Bulqizë këtë uikend ndodhi fatkeqësia e rradhë...
Policia Kufitare e Kapshticës goditi sot një tjetër rast të ...
Të shtunën më 4 shkurt 2017 Roja e Financës italiane vendosi...
Është rënduar bilanci i viktimave nga ngjarja tragjike i pak...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza të rë...
Vijon stuhia e pazakontë në qytetin e Durrësit. Stuhia dhe r...
Vijon nisma për dorëzimin vullnetar të armëve në të gjithë v...
Në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit, tashmë socialistët po...
Është shtyrë vendimi i padisë për shpifje të ministrit të Br...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar Mini...
Këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri, ka ironizuar avoka...
Socialistët janë duke mbyllur listat e kandidatëve për deput...
Është shtyrë seanca ndaj deputetit Tom Doshi në Gjykatën e L...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgj...
Një situatë kaotike është krijuar këtë mesditë në periferi t...
Partia Socialiste vazhdon të konfigurojë listat e saj të dep...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...