PS kërkesë për shtyrjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore
Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Shqip...
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzve më me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve. Si një ish-ndihmës i Presidentit Regan, zotit Rohrabacher i pëlqen që t?u jepet një shkundje politikave të brendshme dhe të jashtme. Ai e pret me entuziazëm kryerjen e një politikë të tillë edhe nga Presidenti i ri Trump.
Kamera e Vizion Plus ishte brenda në Kongresin amerikan, në zyrën e zotit Rohrabacher pak ditë pasi ai i dërgoi një letër Presidentit të Serbisë Nikoliç, në të cilën, kërkonte që të shqyrtohej mundësia e shkëmbimit të territoreve në veri të Kosovës, si zgjidhja më e mirë. Rohrabacher shkon edhe më tej: Le të ndryshojnë edhe kufijtë e Maqedonisë.
Dana Rohrabacher: E urrej ta them këtë, sepse kjo do të bëjë që të gjithë të tërbohen me mua, por pse jo dreqi ta hajë? Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq por nuk është një shtet. Ata janë kaq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja që do ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky është konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende.
Por a do ta mbështesë administrata e Trump këtë ide?
Dana Rohrabacher: Unë kam ndikim në politikbërësit amerikanë tani. Jam kryetari i Komitetit të Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve që merret me atë pjesë të botës. Ne do të kemi seanca dëgjimore në muajt në vijim. Një nga çështjet që do të diskutojmë është ndryshimi i kufijve në mënyrë që ata të kenë kuptim dhe të sjellin paqe në Ballkan.
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve komenton edhe çështjen e pagesës për mbledhje fondesh për Partinë Demokrate në SHBA në vitin 2012.
Dana Rohrabacher: Disa njerëz po përpiqeshin të bënin disa gjëra që nuk ishin etike. Jam i lumtur që isha në gjendje që të paktën të tregoja. Nuk ka rëndësi se kush e bën këtë dhe cilës palë politike të Shqipërisë i përket. E rëndësishme është që këtu në SHBA nuk mund të kemi këtu njerëz që vijnë dhe luajnë ato lloj lojërash. Dhe ta bëjnë këtë të duket sikur janë amerikanë mbështetës të një partie politike apo një tjetre. Kjo thjesht nuk funksionon këtu.
Për sa i takon deklaratës së Ramës për Trump gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, Rohrabacher shprehet se tashmë, kryeministri shqiptar duhet të pranojë faktin që Trump është President dhe të gjenden mënyrat se si dy vendet mund të bashkëpunojnë.
Dana Rohrabacher: Trump ka fituar. Ai është President. Tani është koha që të bëhen marrëveshje dhe të mundohemi të shohim se cila është gjëja më e mirë që mund të bëjmë apo përmbushim me këtë njeri si President. Jo të përgjigjemi në mënyrë armiqësore, duke thënë se ne nuk na pëlqen ai apo ai nuk na pëlqen ne. Por të gjejmë diçka që ne mund ta bëjmë dhe që Trump do që ta bëjë dhe le të punojmë të gjithë për këtë.
Ligjvënësi amerikan nuk ndjen rrezik rus në Ballkan, por mundësi zhvillimi për të gjithë, nëse mbyllën plagët e konflikteve të vjetra. Ndërsa shqiptarët, Rohrabacher e sheh si një urë lidhëse mes SHBA-së dhe botës myslimane./Vizion Plus, Gazetar: Saimir Sulaj, Washington
Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Shqip...
Analisti Fatos Lubonja ka sulmuar ashpër ambasadorin e SHBA,...
Në minierën e Bulqizë këtë uikend ndodhi fatkeqësia e rradhë...
Policia Kufitare e Kapshticës goditi sot një tjetër rast të ...
Të shtunën më 4 shkurt 2017 Roja e Financës italiane vendosi...
Është rënduar bilanci i viktimave nga ngjarja tragjike i pak...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza të rë...
Vijon stuhia e pazakontë në qytetin e Durrësit. Stuhia dhe r...
Vijon nisma për dorëzimin vullnetar të armëve në të gjithë v...
Në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit, tashmë socialistët po...
Është shtyrë vendimi i padisë për shpifje të ministrit të Br...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar Mini...
Këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri, ka ironizuar avoka...
Socialistët janë duke mbyllur listat e kandidatëve për deput...
Është shtyrë seanca ndaj deputetit Tom Doshi në Gjykatën e L...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgj...
Një situatë kaotike është krijuar këtë mesditë në periferi t...
Partia Socialiste vazhdon të konfigurojë listat e saj të dep...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot n...
Qyteti i Durrësit është përfshirë këtë mesditë nga një stuhi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...