Basha mbledh krerët e PD në rrethe para nisjes drejt Uashingtonit: Do përballemi me zgjedhjet, do fitojmë!
Edhe dita e sotme ka nisur tepër intensive për kreun e Parti...
Bora dhe ngricat e ditëve të fundit në mbarë vendin kanë rikthyer sërish problemet në rrugë. ARRSH iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes në qarkullim, ku në disa akse duhet të përdorin dhe zinxhirë.
Sipas ARRSH, rrugët aktualisht janë të gjitha të hapura, por duhet bërë kujdes, kryesisht në verilindje dhe juglindje, ku në shumicën e akseve duhen përdorur zinxhirët.
Qarku situata e akseve nacionale rekomandime
Tiranë
Segmenti Tiranë ? Qafë Priskë – Shëngjergj, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë ? Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë ? Bizë. Qarkullohet me zinxhirë në segmentin Trau Teleferik – Vilat Qeveritare ? Antena Dajt. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Durrës
Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Elbasan Në aksin Elbasan ? Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në segmentin rrugor Elbasan – Tuneli, Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë.
Në Elbasan ? Gjinar, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në këtë aks po punohet edhe për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë. Në aksin Librazhd ? Steblevë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.
Në segmentin Gramsh – Molla Grabovë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Berat
Ne akset Berat ? Gllavë dhe Berat ? Çorovodë, është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.
Vlorë
Në aksin Vlore? Palasë , pas reshjeve intensive të mbrëmjes së kaluar që shkoi në 45 cm Qafën e Llogorasë, firma kontraktore ka bërë që mbrëmë pastrimin dhe kriposjen e aksit. Qarkullimi në këtë aks bëhet pa zinxhirë. Në aksin Palasë ? Sarandë, qarkullimi është pa zinxhirë.
Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Gjirokastër
Në aksin Jorgucat – Muzinë ? Sarandë qarkullimi është pa zinxhirë.
Akset Gjirokastër ? Kakavijë dhe Tepelenë ? Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Në aksin Valare – Erind ? Çajup, segmenti Valare ? Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup me zinxhire.
Aksi Përmet ? Çarshovë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
Korçë
Gjatë natës ka patur rreshje bore që shkojnë rreth 10 ? 35 cm. Gjithashtu ka prani të erërave të forta dhe temperaturave të ulëta.
Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset: Korçë ? Voskopojë, K/Boboshticë ? Dardhë, në Qarr, Ersekë -Leskovik, Korcë – Kapshticë dhe në segmentin Liqenas -Dogana Goricë. Akset e tjera të këtij Qarku qarkullohen pa zinxhirë.
Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Kontraktorët janë porositur për mbajtjen nën kontroll të akseve rrugore dhe kryerjen e punimeve në kuadër të Mirëmbajtjes Dimërore dhe dhënien e informacionit në kohën e duhur, nisur edhe nga parashikimet e motit në ditët në vijim me rreshje dëbore.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
Fier
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Lezhë
Në aksin Milot ? Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë Vazhdon puna pa ndërprerje me borëpastruese dhe fuqi punëtore për pastrim dhe kriposje.
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Kukës
Në aksin Bajram Curri ? Valbonë, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Në aksin Ura e Bujanit ? Qafë Morinë, Sopot ? Kërn ? Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Bajram Curri ? Kam, vazhdon hedhja e kripës për shkak të ngricave. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit ? Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me borëpastruese dhe punëtorë.
Në aksin Kukës ? Bushtricë, K/Domaj ? Reç, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Aksi Kukës ? Ura e Zapodit. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Edhe aksi Krumë ? Qafë Prush, Plepa ? Kam ka rreth 10 cm borë Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
Në aksin Shote Galica ? Qendër Kukës ? Krumë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Është hedhur kripë për të eliminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi në pjesën më të madhe të aksit kryhet pa zinxhirë. Ne vendet ku ka prezencë të ngricave apo të akullit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
Dibër
Në aksin Kuben – Vasie, , qarkullimi kryhet pa zinxhirë, përveç segmentit Sllovë ? Kalaja e Dodës, ku rekomandohet kalimi me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, përveç segmentit Muhur ?Drajë – Reç, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në aksin Skuraj ? Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli ? Peshkopi ? Maqellarë ? Bllatë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura ? Komsi ? Ulëz ? Ura e Matit, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës ? Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë, në vendet ku ka prani ngricash, si pasojë e erës së fortë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
Shkodër
Në aksin K/Hadroj ? Qafë Benë ? Rrëshen, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet pa zinxhirë, me kujdes, për shkak të ngricave në zona të veçanta. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit ? Tamarë.
Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Ka patur rënie gurësh që janë pastruar nga kontraktori.
Aksi Qafë Laç ? Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë. Po hidhet kripë nga kontraktori për shkak të ngricave.
Në aksin Fushë Arrëz ? Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak ? Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Mali ? Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta.
Në aksin Koplik – Dedaj ? Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik ? Dedaj ? Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj ? Bogë dhe Vrith ? Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave.
Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Në gadishmëri janë borëpastruese dhe fadromë.
Në aksin Laç ? Vau i Dejës ? Fushë Arrëz, në segmentin “Laç Vau i Dejës- Qafë.Qelë – Gomsiqe” ka patur rënie gurësh, por janë pastruar. Mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Po hidhet kripë në rrugë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.
Edhe dita e sotme ka nisur tepër intensive për kreun e Parti...
Pasi Mirela Ndini, bashkëshortja e deputetit socialist, Alfr...
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë m...
Virusi i gripit ka shënuar një tjetër ngjarje tragjike në ve...
Shqipëria do ketë zyrtarisht nga data 20 janar një kryeminis...
Enri Ceno prej disa kohësh është drejtuesi i Departamentit ...
Ish-dhjetoristët dhe njëri ndër liderët e dhjetorit ’90, She...
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një t...
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë...
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Ve...
Dite mjaft e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te gjit...
Sipas një studimi nëse vuani nga pagjumësia gjatë natës atëh...
Në këto ditë të ftohta, kur ndryshimet e temperaturave dhe l...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka qenë sot i ftuar në e...
Nga GJERGJ THANASINjë investigim i kryer nga gazetari B. Lik...
Në intervistën e parë si ministër i Transporteve, Sokol Derv...
Jetët tona mbarojnë atë ditë kur ne fillojmë të heshtim për ...
Acari i pazakontë që mbërtheu vendin në këtë fillim janari s...
Nga Alban DaciMe biseda private e kam biseduar me shume miqe...
Disa javë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...